Gati ftesa për Maqedoninë në NATO

28 Janar 2019, 18:21Rajoni TEMA

Javën e ardhshme, parlamenti grek pritet të ratifikojë protokollin e pranimit të Maqedonisë në NATO.

Seksioni grek i CNN duke iu referuar burimeve nga Ministria e Jashtme njoftoi se procedurat nisën këtë të hënë.

Më herët në një deklaratë për Politico sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg tha se Maqedonia së shpejti mund të marrë ftesën për t’u bashkuar me aleancën, pas miratimit që parlamenti grek i bëri ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Ne do të nënshkruajmë direkt protokollin e pranimit. Do të kërkojë ratifikimin nga parlamentet e 29 vendeve, diçka që kërkon kohë”, shtoi ai, duke sjellë si shembull rastin e Malit të Zi, për të cilin ky procesi mori një vit kohë.

E pyetur për kursin evropian të Maqedonisë së Veriut pas ratifikimit nga parlamenti grek të Marrëveshjes së Prespës, zëdhënësja e Politikës së Jashtme të Komisionit Europian, Koçijançiç u përgjigj se Këshilli i BE-së ka vendosur një “rrugë të qartë” për hapjen e negociatave të pranimit në qershor 2019.

“Bazuar në zhvillimet më të fundit, përpjekjet në këtë drejtim duhet të forcohen”, tha ajo, duke vënë në dukje se kriteret përfshijnë zbatimin e “reformave të nevojshme”.

2 komente në “Gati ftesa për Maqedoninë në NATO”

  1. Llaman says:

    Informacion i gabuar. Maqedonia, pjesa e Greqise eshte prej vitesh ne Nato. Ftesa eshte per Maqedonine e e veriut!

  2. ME EMER says:

    zoterinj gazetare te gazetes “TEMA”, te me falni per verejtjen qe po ju bej nga pozitat e nje qytetari te thjeshte {pasi termi fshatar nuk duhet te ekzistoje ligjerisht }, por si lexues i “semure” i informacioneve tuaja , jam gjithashtu i “semure ” per saktesine e tyre . Shtet Maqedoni nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston ..! Me pare , me shkaterimin e Jugosllavise quhej “FYROM”, qe nenkuptohet si shtet i ish federates jugosllave dhe sot me emrin e tij , ne baze te simfonise “historike” Cipra – Zaev { per mendimin tim ZAEV qe perbehet nga ZA dhe EV qe ka perkethim PER {za} EVROPEN {ev }, nje zbulim ky i” rralle ” , i pa “kapur” nga asnje “agjent ” i politikes apo “mjeshter i gazetarise boterore ” dhe sot pra , ne baze te simfonise te permendur me siper , quhet “Sjever Makedonia “, ne sllavisht ,”Vorio Makedonia ” ne greqisht , “Maqedonia e Veriut ” ne gjuhen shqipe , qe pa dyshim e zoteroj disi kenaqeshem etj ..! Per sa i perket sqarimit te sakte historik te Maqedonise se lashte , te vertetesise se ekzistences se gjuhes dhe historise se saj , ju lutem te na ndihmoni pasi ne rradhet tuaja kane “kontribut ” dhe kontribuojne njerez te njohur , “koka te medha “..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje