Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se vendi i tij duhet t’i kuptojë edhe interesat e shqiptarëve dhe të bëjë përpjekje të arrijë marrëveshje kompromisi me Kosovën.
“E di se askush nuk dëshiron ta dëgjojë këtë fjali, por është thelbësore që t’i shohim edhe interesat e tjetrit dhe të bëjmë përpjekje të arrijmë kompromis”, tha Vuçiç në një konferencë për media në Beograd me homologun slloven, Borut Pahor.
Vuçiç tha se në Davos, ku së voni ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka theksuar se kompromisi është fitore dhe jo humbje.
Ai po ashtu tha se druan se Serbia dhe Kosova janë ende larg marrëveshjes.
Vuçiç i bëri komentet pasi gazetarët e pyetën Pahorin se si e sheh zgjidhjen e mundshme të mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë dhe si e komenton ndryshimin e mundshëm të kufijve midis dy vendeve.
Pahor tha se procesi nuk mund të sjellë dëme kolaterale për vendet e tjera në rajon.
“Është një mendim shumë i guximshëm, nuk do ta refuzoja, por do të isha shumë, shumë i kujdesshëm në lidhje me të”, tha Pahor.
Ideja për ndryshimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë është shpalosur nga presidentët e të dyja vendeve si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis tyre.
Këtë ide, disa e kanë mbështetur, të tjerë e kanë kundërshtuar.
Vucic nuk eshte hera e pare qe flet per domosdoshmerine e marreveshjes me Shqiptaret. Ne kete kontekst ai eshte vene nen zjarrin e shumices se popullit Serb dhe shumices se politikaneve se po shet “Kosoven” tek Shqiptaret. Po shet “zemren” Serbe…etj etj. Ata mendojne se Kosova eshte pjese e Serbise dhe asnje nuk ka te drejte ta tjetersoje. Ata jane me idene qe ne asnje menyre te bisedohet per “njohjen e Kosoves” dhe te pritet rasti I volitshem te merret prap me lufte. ata mendojne se situatat do ndryshpjne ne bote. Kina dhe Rusia do jene lideret e Botes, Evropa do shkaterohet dhe Amerika nuk do jete superfuqia e vetme. Vucic ne kete tallaz “nacionalist-patriotic” serb, ashtu sic deklaron dhe vet shume here, rrezikon te arthmen e tij politike. Si gjithmone ashtu dhe ne keto deklarime te fundit, ai gati i lutet popullit Serb qe ta kuptojne mire. Ai u kujton atyre qe mosarritja e marreveshjes eshte katastrofike per Serbine. Dhe keshtu historia vazhdon ku politikanet, kryesisht ata te opozites tentojne te fitojne pike ne shumicen e popullit Serb qe nuk do te arrihet marreveshje me shqiptaret duke njohur pavaresine e saj.
Edhe ne Kosove apo Shqiperi, situate eshte e ngjashme….
Problemi nuk eshte bardhe e zi. Ai eshte kompleks. Neqohtese Serbet dhe Shqiptaret do shikojne se cfitojne dhe jo se chumbasin nga nje marreveshje e mundeshme, ka mundesi qe te arrihet ne nenshkrimin e marreveshjes. Po qe se popujt dhe politikanet do shikojne se chumbasin dhe jo cfitojne ahere nuk do kete marreveshje. Sipas Serbeve nje marreveshje e mundeshme ben qe Serbia te humbi pergjithmone Kosoven. pala shqiptare uleret se nuk duam te humbasim Mitrovicen. Ne realitet behet fjale per 2-3 komuna te Mitrovices se Veriut te populluara nga Serbet. Ato jane pjeset me te pasura te Mitrovices dhe Vucic i do ato per ti treguar popullit Serb se dolen te fituar, pra “dhane vertete Kosoven por krenare”, se nuk e lane popullin Serb nen diktatin shqiptar….Qe te mos zgjatem pyetja per cdo shqiptare te zakonshem shtrohet: A do ishte me leverdi qe pjesa e veriut e Mitrovise ti bashkohet Serbise dhe Kosoves ti bashkohet Presheva, me kusht qe Serbia te njohi Kosoven si shtet te pavarur? Ne kete kontekst pyetja nuk shtrohet per “patriotet” shqiptare. Ata njelloj si dhe “patriotet” serbe matane kufirit, mundohen qe interest kombetare ti shesin per ato partiake. Pale te flasesh per ineresa te tjera qe vijne si rezultat I oblikimeve qe politikane te ndryshem kane si te shitur tek te huajt apo….