REPLIKA/ Edi Ramës, por pa e marrë shumë seriozisht

2 Shkurt 2019, 16:53Blog TEMA

Nga Mark Marku

Kryeministri Edi Rama u ka sugjeruar studentëve të mi që të më bëjnë tre pyetje të cilat janë pak a shumë këto:

1.A jam unë dakord për vlerësimin e titujve akademikë

2.A jam unë dakord që të ndalohet tregtia e librave

3.A jam dakord që studentët për çdo vit të bëjnë vlerësimin e performancës së pedagogëve. Kur dhe si?

Zoti kryeministër. Po jam i gatshëm t’u përgjigjem këtyre pyetjeve që ju në fakt në mënyrë retorike m’i drejtoni mua dhe kolegëve të mi profesorë. Por së pari dua t’ju bëj me dije se është e krejt jo etike nga ana e një kryeministri që të përgojojë një pedagog univeristeti, para studentëve apo pedagogëve të një universiteti tjetër, që edhe pse mund të kenë një farë ideje se kush jam unë (edhe mund të mos kenë ndonjë ide), nuk mund të dinë asgjë për Mark Markun si profesor, thjeshtë sepse sikurse edhe ju e dini mirë unë nuk jap mësim në Univeristetin e Mjekësisë, por në Universitetin e Tiranës, konkretisht në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë dhe më konkretisht në Departamentin e Gazetarisë dhe të Komuninikimit.

Së dyti, sepse studentët e mi, kanë pasur mundësinë përgjatë gjithë karrierës time profesionale të më bëjnë jo vetëm ato pyetje që u sugjeroni ju, por mijëra pyetje të tjera, sepse kanë qenë të stimuluar për këtë gjë nga filozofia e mësimdhënies që kolegët e mi dhe unë kemi përqafuar si departament. Madje, tek ne studenti vlerësohet mes të tjerash kryesisht prej aftësisë për të bërë pyetje dhe për sensin kritik ndaj dijes që u jepet në departamentin tonë. Sa për dijeni, në departamentin tonë atyre pyetjeve u është dhënë përgjigje dhe zgjidhje.

Për sa i përket pyetjes së pare, studentët e dinë se procesi i dhënies së gradave ka qenë tërësisht në përputhje me ligjin, por edhe në përputhje me standartet profesionale të kërkimit shkencor. Kjo ka bërë që nga rreth 60 doktorantë të regjistruar në shkollën tonë doktorale në këtë dhjetëvjeçar, deri tani vetëm rreth 15-16 prej tyre kanë arritur ta mbrojnë. Dhe këta i kanë të publikuara doktoraturat e tyre on line, ku gjithësecili  mund t’i shohë edhe pse pakkush ka tagrin profesional për t’i gjykuar e vlerësuar.

Për pyetjen e dytë studenët e mi do të kishin thënë se në departamentin tonë është e ndaluar rreptësisht me një vendim dekanati dhe departamenti do lloj implikimi financiar i pedagogëve dhe presioni për blerjen e librave. Madje në departamentin dhe fakultetin tonë janë larguar nga auditorët ata pak profesorë që e kanë thyer këtë rregull. Po t’i kishe takuar studentët e mi do ta kishe marrë edhe përgjigjen se çdo fillimi viti kjo gjë u thuhet publikisht klasë për klasë studentëve.

Për pyetjen e tretë normalisht do ta kishe marrë një përgjigje nëse do ta kishe kërkuar nga studentët e mi. Dhe studentët e mi do të thoshin, po ne e bëjmë vlerësimin e performancës së pedagogëve, përmes një pyetësori i cili organizohet  vit për vit, dhe pas përpunimit kompjuterik të të dhënave të mbledhura paraqitet në një takim të hapur me studentët dhe pedagogët.

Sa keq për ju zoti kryeministër që në vend që të pyesje studentët e mi për këto gjëra shkon e pyet studentët e mjekësisë. Do të ishte njësoj sikur disa pyetje që i kam për qeverisjen tuaj të shkoja t’i bëja në Japoni apo Madagaskar.

Tani edhe një përgjigje nga ana ime, meqenëse me sa kuptoj unë të paskam shqetësuar aq sa për të dalë tek mjekët për të më përgojuar, pasi për pyetjet që në mënyrë retorike m’i bën përmes studentëve e kam një përgjigje, si edhe kolegët e mi.

Për pyetjen e parë normalisht që përgjigja është JO, jo ashtu siç doni ta bëni ju me VKM-të dhe urdhërat tuaja. Mendoni sikur doktoraturën time që e kam mbrojtur në Univeristetin Paris 2, Pantheon-Assas para  një komisioni të nderuar prej 7 antarësh, me president jurie profesorin më të shquar të komunikimit në Ftrancë Francis Balle, ta rivlersonin edhe njëherë zyrtarucët e paaftë të administratës tuaj.

Zot, ruajna dhe ruaji se 730 faqet e saj do t’u hanin sa vite jetë. Se lexojnë pak, ngadalë, tmerrësisht ngadalë dhe keq, tmerrësisht keq, të ngratët. Por jo vetëm nisur nga vetja jam kundër. Se ajo që propozoni ju në VKM-të tuaja është antiligjore, antikushtetuese, anti akademike, anti univeristare. Për më tepër referojuni vendimit të senatit të UT-së. Ajo çfarë më bën të shkul leshrat e kresë është se kryeministri i vendit tim e njeh aq pak shtetin e së drejtës sa që bën akuza për gjithë pedagogët, madje edhe për ta si unë që i kemi mbrojtur doktoraturat jashtë, nisur nga disa raste plagjature të servirur nëpër portale, edhe ato të paverifikuara, përfshi edhe ato të ministrave dhe zyrtarëve tuaj.

Me që ra fjala, pse nuk i keni zbuluar dhe ndjekur ligjërisht ato raste deri tani në këto 6 vjet të qeverisjes tuaj? Ne pedagogët te Filologjiku e kemi bërë sa herë kemi pasur raste të tilla. Doktoraturat me plagjiaturë janë rrëzuar, madje janë marrë masa edhe në këshillin e etikës. Nga që unë kam parime etike tuajat nuk po i përmend këtu rastet, por nëse doni ejani t’ua tregojmë. Po ju lutem, kujdes mos ngatërroni fakultetet dhe na dilni në Sauk apo gjetkë se atje nuk i gjeni.

Për matjen e performacës nga studentët  e keni përgjigjen në atë ju thashë më sipër, por modeli që ju na prezantoni është krejt i gabuar. Është metodologjikisht e gabuar të bësh një sondazh kombëtar për pedagogë dhe veprimtari që janë të kufizuara sipas fushave dhe departamenteve  në mënyrë sektoriale. Nëse keni nevojë për model ju lutem ejani në departamentin tonë, por gjithësesi kujdes, mos shkoni në Sauk, se nuk do gjeni gjë. Në Sauk është vetëm Sauku dhe ju shkon mundi kot se Saukun mund ta shikoni edhe nga Surreli.

Për tregtinë e librave përgjigja ime është, jo, edhe pse i neveris ata kolegë të mi që e bëjnë një gjë të tillë gjetkë. Jo, sepse ju keni propozuar që ministria të përcaktojë tekstet sipas lëndëve. Zoti kryeministër, vërtetë se kuptoni çfarë gafash na ofroni si zgjidhje?! Po u rekomandoj një zgjdhje të thjeshtë që e kanë të gjithë univeristetet evropiane: financoni univeristetet dhe ata me paratë që u jepni ju ngrenë shtëpitë botuese të librit universitar. Po nejse, kot e thashë, se mos do e bësh.

Besoj edhe vetë e kuptoni që jam marrë shumë seriozisht me ato që keni thënë krejt në mënyrë jo serioze. Ç’ti bësh, ky jam dhe do të vazhdoj të jem. E bëra në respekt të kolegëve dhe studentëve të mi.(Panorama)

39 komente në “REPLIKA/ Edi Ramës, por pa e marrë shumë seriozisht”

  1. studentus says:

    E mer Kadri i universitetit sa mire i kupton gjerat mere dhe gruan profesore dhe dil te fevziu ti shpjegosh hallin e Pd-se tere jeten servil i rahur ke qene dhe je.

    1. Lejla says:

      Dhurata shehri, gruaja jote eshte arkitektja dhe shperndarsja e mediokritetit me librat shkollore. Qasjet e saj klienteliste jane skandaloze dhe nese investigohet aktiviteti i saj duhete te perfundoje ne BURG!
      Ju te dy jeni nje cift monstrash ne arsimin shqiptar, ti ja ben mire Ed Rames per sa kohe Mirela Kumbaro qe ti e di bete cfare e ke, te futi ty dhe gruan tende nga penxheret e qeverisjes!!!!!

      1. ben says:

        Mark
        Mjafton ti hedhesh nje sy komenteve te temes
        Qe gjithe qethesit e bagetise ( delenxhinjte ) jane leshuar per te komentuar e kupton mallin e rilindjes.
        Mark
        Ty ed rama nuk te shef dot me sy ,sepse Mark ti e ke mare doktoraturen ne Paris atje ku ed rama maximumin qe ariti ishte te flinte posht ures.
        Mark
        Ti nuk je sera ed rames qe P…. e gruas e nxjer ne parlament qe t’ia hane te tjeret.
        Mark
        Ne nje vend si Shqiperia ku plehrat, legenet, delenxhinjte e trafikantet jane ne shumice te qenit I lexuar I ditur eshte handikap.
        Nuk kane faj delenxhinjte jo, fajin e ke vete .
        Meso si kultivohet hashashi, meso si te vjedhesh e te lepihesh meso si te jesh legen dhe felliqesire dhe atehere publiko ndonje gje si gjithe ripjellesit.
        Mark
        Ti qe nga emri je gabim ne kete vend.

        1. N.VJOSA says:

          Kush eshte ky Marku i Markut?
          Mos ai qe flet sikur ka Argjil ne goje…?
          Marku pedagog?
          Po prandaj ben poshte e me poshte ai Fakultet…!

        2. Epiriiiii says:

          O Ben….. na rruafsh Topet o kenef. Mos na trego Universitetetet Europiane se edhe kendej ke plot si ata aty. Ne Paris ne Milano Bruxell etjetj. Rastin me konkret po ta tregoj une, duke mbaruar Baçelorin ne Vlor ashtu kot pa studjuar fare, Ekonomi Biznes, mbarova edhe Bianalen ne Milano Ekonomi Europiane po ne te njejten menyr si ne Vlor. Ti lepus edhe ca studime Master dhe me Plagjitatur te mar Titullin Dott. Por Jo une e Konceptoj ndryshe jeten. Dhe e kam varur si Relika ne Mur ato Diplloma KOTI dhe merem me punra krejt te tjera nga çka kam “studiuar”, nuk ma ndien per Ramen dhe Berishen PD+PS dhe nuk mehem 1 Servil 1 Kèrme e tyre qe kundèrmon erè si ti dhe shum te tjer. KESHTU MO Ben Leshi me fal LLeshi doja te thoja.

        3. Ai says:

          Marku eshte punetor medioket partie.
          Ashtu je edhe ti

    2. Ti perfaqeson harbuterine - Politikisht says:

      Po mire mor ti Mark gjerat i ke thene mire dhe logjikshem ketu. Po perse hidhesh ne menyre jo logjike ne greve? Ti e pranon qe ka pedagoge qe jane medioker. Ti e pranon qe ka pedagoge qe shesin libratv e tyre. Ti e pranon qe ka edhe pedagoge qe mund te marrin edhe para. Ti e pranon qe ka shume pedagoge (jo ne komisionin tuaj) qe bejne plagjiature ose vjedhje te botimeve te autoreve te huaj dhe i pershtasin si zbulimet e tyre. Perse ke frike ti kur vete thua qe ne ketu ne Fakultetin tone kemi bere pune te mire? Ku qendron frika. Qeveria ose universiteti mund te sjelle edhe njerez nga jashte qe te bejne vleresimin e dizertacioneve. Ka shume profesore te huaj por edhe shqiptare ne universitete prestigjioze qe i dine shume mire rregulla e lojes dhe mund te krijohet nje komision per vleresim. Ju kerkoni ndryshim por duket qe jeni nje grusht partiakesh qe ju terheq per hunde Berisha. Fakti qe ti ke kaq pak inteligjence sa akoma mbron dhe i shkon mbrapa nje te degjeneruari dhe rrugaci e krimineli qe i gjithe populli shqiptar e njeh se kush eshte tregon per dy gera. Ose qe nuk je inteligjent, e cila nuk duket e vertete. Ose e ben me ndergjegje per dy gjera. Per faktin qe Berisha edhe pse tradhetor dhe maskara eshte Verior ose je i paguar mire. Nuk ka shpjegim tjeter. Nese do qe te besh reforme atehere kerkojeni me rruge te drejta dhe ligjore, sipas rregullave te lojes. Cdo gje e bere shpejt dhe nen trysni do te behet gabim. Duhet te ulen njerez te ditur te rregullojne ato qe nje tufe gomeresh kane bere gabim. Dhe ta besh nje dicka mire duhet ta studiosh me kujdes qe te mos hidhet poshte neser nga nje grup tjeter si puna e juaj qe vetem progres nuk doni, por vec te fitoni privilegjet qe ja u jepte me bollek Veriori i juaj i dahsur por i lyer me gjak njerezish deri ne veshe. Nuk na bind me shkrimin qe ben. Ti je bere simbol i atyre qe protestojne politikisht. Kjo eshte ajo qe ti nuk kupton kur KM i vendit te kritikon ne Fakultetin e Mjekesise. Ti emndon qe kalit i erdhi fundi le ti japim shkelmin. Por e ke gabim sepse Rama e ka provuarc qe punon per popullin, ndersa ju per kriminelin e damkosur Berisha dhe ate gangon qe ka pergatitur si vrases te 21 Janarit. Problemi me ty eshte qe ti perfaqeson harbuterine ne ate tufe histerikesh qe po luftojne per te mbrojtur krimet qe kane bere me ‘udheheqesin e tyre shpirteror’ kasapin dhe shtrigen e Vicidolit.

      1. mik says:

        O Zot cfar komenti me argumenta qesharake !! Sa vjec je, 12 ?

        1. Mul Noka dhe Paloka says:

          Bravo, mor mik.
          Kjo qe thua ti, tregon se edhe nje 12 vjeçar e kupton qe te shkosh mbrapa Berishes, ose duhet te jesh idiot, ose duhet te jesh po aq maskara sa ai.
          Ketu, jam shume dakord me ty.

    3. Lexuesi says:

      Me habit mor profesorë qe matë cilesin e Doktoratures me faqe 760 te tilla te mbushura me llafe e llafeUne kam mbaruar Ing.ne vitet 1978 deri 83 dhe kur mora diplomen volumi si thua ti ishte afro 1250 flete me formula grafikë e rjedhime llogjike.gjithë volum shoqerohej me vizatime teknike sa dy tavolinat egruas tende plus tenden

    4. Lexuesi says:

      Me habit mor profesorë qe matë cilesin e Doktoratures me faqe 760 te tilla te mbushura me llafe e llafeUne kam mbaruar Ing.ne vitet 1978 deri 83 dhe kur mora diplomen volumi si thua ti ishte afro 1250 flete me formula grafikë e rjedhime llogjike.gjithë volum shoqerohej me vizatime teknike sa dy tavolinat egruas tende plus tenden afro 100 copëMos haro se kjo ishte mbrojtja e diplo. Keta profesor kishim ne jo si ju TURP

    5. Lolita says:

      Eh more Markush apo Markuc, sa gabim ke ba qe e permende at doktoraturen tande ne Paris. Ne qe kena qene ne France ato kohe e dime se ishte nje disaster e tana dhe komisioni te vleresoi vetem se ishe shqiptar, me nje fjale afrikan i bardhe, se ndryshe nje MUT do te vleresonte kalueshem. Ishe nje zero i vertete, aq sa edhe nje nga antaret franceze te juris qe nuk po merrte vesh asgje nga sa po thoje, kerkoi perkthim te fjales tende, gjoja ne frengjisht. Beje publike e do shohesh se cfare te punon Taulanti i Mjekesise, te ben legen mu ne doktorature, ma keq se je ne stature. Shyqyr perendise qe je bukurosh dhe me ate na e mmbush mendjen per pedagog, madje edhe per minister, se ndryshe do te kishim kalue ne seksionin e plehrave te Bashkise Kamez, dega e gjirizit.

  2. Germicoku says:

    A ti eje yll ,o Mark Marku,por ke nje te mete se kur flet nuk lidh dot fjalet qe te ndertosh fjaline. Pra flet sikur ke arra gunga ne goje. Si fizik je per mundes…. apo ngritesh peshash… Vetem ti mund ta ngresh zgupthi Ramen e asnje njeri tjeter… Po ty duhet te terheqin stdentet zvarre. O bej mesim ,o ik nga universiteti e beje greve prane bythes se Lulit….

  3. Konica USA says:

    Mark Marku dhe Gjek-Markaj janre dy berishist qe krimet e Saliut jo vetem qe nuk i kane denuar,por perkundrazi i quajne te ligjshem. Keta jane dy mashtrues publike, qe bredhin nga njera studio ne tjetren per te mashtruar shqiptaret, dhe per ti bere makiazh Sali Kriminelit.

  4. Shvejk says:

    Po te mos e kishe marre seriozisht, nuk do kishe zhgarravitur kaq shume or ti Mark intelektuali pa parti.

  5. Epiriiiii says:

    Mark Marku u Rrutullove nga Sauku ne Surrel e deri ne Paris dhe sna the ndonje gje ne kundershtim me ato qe thot Rama, praktikisht ne Parim je Ok me Ramen por ste peqen Pse Rama po i ben me VKM keto Ndalime. Zoti Mark Marku Rama po kerkon ato Parime qe edhe ti je Dakort edhe ne vend ta Mbeshtesesh Ramen ben lojra fjalèsh dhe del kunder politizohesh deri ne ate mase saqe hyn ne 1 Grev Urie pa lidhje pa asnje Motiv. Ketu e nxore koken qe je Malok dhe Jo Malèsor. Tung Mark Marku dhe Reflekto per te miren e te gjithve

  6. Vlonjati says:

    Po pse nuk e dime ne se kush eshte ky?
    Nje M..ark M..arku eshte.

  7. fahriu says:

    O RRUSH I SALES,PO CFARDO QE TE BESH E TE THUASH TI,NUK TE VENE NE LISTE ME PER DEPUTET,SE CFARE KAPACITETI DHE PROFESORI JE TI,DUKESH NGA TURIJTE,PO TI NUK KE PASQYRE TE SHOHESH VETEN,PO ATA QE TE SHOHIN ,TE NJOHIN MIRE,TI NE AMBIENTET KU VEGJETON,JE NJE LOLO,QE NJE PJESE E MIRE E KOLEGEVE TU,TALLIN KO.. ME TY,PASTEJ PER LIBRAT DHE PYTJET QE JU DREJTON AI I GJATI,SHPEJT DO JEPNI PERGJIGJE,SE ME SA DUKET INISIATIVA JOTE ME DISA TE TJERE,DO TE JAPI EFEKT TE KUNDERT PER JU

  8. Billy says:

    Jam pro ndryshimit te ligjit te arsimit te larte. Te shtohen disa nene.
    1- Nga ora 8 deri ne oren 16, pedagoget duhet te jene prane fakulteteve ku japin mesim.
    2- Pedagogu nuk mund te jape mesim njeheresh edhe ne universitet publik, edhe ne universitet privat. Duhet te zgjedhe se ku duhet te qendroje dhe te punoje.
    3- Pedagogu qe per nje arsye apo tjeter, nuk paraqitet per mesim, duhet ti hiqet dita e punes, sic behet ne te gjitha institucionet dhe ne rast te plotesimit te mungesave te pushohet nga puna. Sic veprohet ne Gjermani, France apo Angli.
    -Je dakort Mark Mark Marku dhe ti Gjek Marka Marku ???

  9. Boston says:

    Eshte turp per studentet te kene nje professor te tille, kaq servile dhe te paafte. I terbuar per mbrojtjen deri ne flijim te Saliut. I terbuar kunder Reformes ne Drejtesi. E meriton plotesisht heqjen e vizes nga USA

  10. Alban says:

    Mark Marku, Gjon Marku, Gjin Marku, Fran Marku, Nue Marku, Shtjefen Marku, dhe per fat te keq miku im i rinise Artan F. Marku jame vene ne sherbimi te PD

  11. Llaman says:

    Replike e kote. Diskutoi me koleget e tu keto mendie e jo me kryeministrin. Pershtypje me ben doktorata me 760 faqe. Kushefi sa uje do kete aty. Por gazetaria nuk matet me PHD por me sa influence ka pasur ne opinion publik aktiviteti shkrues. Psh une e para here qe degjoj kete emer Mark Marku. Mer ndonje vleresim Pulixher e pastaj mburu me bemat e tua.

  12. Mark palla says:

    O mark marku, qe vetem petagog nuk mund te jesh e nuk mund te klasifikohesh. E para je medioker, idiot, je imoral dhe genjeshtar… e dyta nese do ishe petagog, duhet ta dije qe nje petagog pertej bindjeve te tij politike, se pari duhet te jet neotral dhe objektiv ne cfare kerkon t’u mesoj studenteve… ti o kokrra e palles, vetem mesim nuk u ke dhene studenteve, sepse nuk je i afte … por gjithmone je perjektur t’u tregosh terthorazi bindjet e tua politike… ti je nje pleher ne kazanin e madh te asaj haleje qe quhet universitiet… e qe e keni katandisur ju o plehra te ndyre ne nje mjet fitimi duke santazhuar studentet e mjere qe vuajne nen sundimin tuaj… Ti me retoriken tende mund te replikosh me qindra here me Edi Ramen, por para tij je nje idiot dhe injorant, edhe per faktin o kokrra e palles qe edhe ate gjoja gjuhe te huaj qe flet e flet me gjysma… si katunar qe je…. Edi Rama eshte i rrespektuar jo vetem brenda vendit te tij, por kudo ne bote… sepse eshte i qyteruar dhe mbi te gjitha eshte intelgijent, ai po perpiqet t’jua heqi nga duart ligesine dhe poshtersine me te cilen santazhoni duke perfituar ndaj studenteve…
    Deri sa te jeni ju marka, ndoca, dhora, fuga e plehra te tjere qe ashtuquheni petagog… vendi yne kurre nuk do bej perpara…

  13. Flutura says:

    Mark Marku nuk na impresionon me doktoraturen tende jashte shtetit se ti nuk di asnje fjale frengjisht?
    Me lehte merret doktoratura jashte se ketu, per shqiptaret si Marku
    Si i meson studentet te behen si Marku?

  14. Mustafa says:

    Mire fare qenka universiteti sipas ketij Markut. Ca m..in duan keta qe protestojne?

  15. Konica USA says:

    Cfare njeri i neveritshem eshte ky Mark Berisha Marku, me sakt do i shkonte i ndyre, keta plehra nuk e kane se ju dogj barku per universitetin, se po te ishte keshtu, do thoshin nje fjale kur babai i tyre Sali Krimineli, e mbushi vendin me kioska universitetet.

  16. Beni. USA says:

    Cfare njeri i neveritshem eshte ky Mark Berisha Marku, me sakt do i shkonte i ndyre, keta plehra nuk e kane se ju dogj barku per universitetin, se po te ishte keshtu, do thoshin nje fjale kur babai i tyre Sali Krimineli, e mbushi vendin me kioska universitetet.

  17. o e mjera shqiperi says:

    petagog i pjerdhur qe sformon dote mje fjali.

  18. 97 says:

    Sa herë fryjnë erëra etë këqija per Saliun aq më shumë i vë te bëjnë poshtersira këtyre baglave e tij që ka shpërndarë si gjoba kudo. Por tani që në drejtësi ja shkulen dhëmbët dhe gjingjonet, si ka ngelur veç Marku dhe Gjeka në universitet të lidhen tek këmbët e bankave. Meqë këta s’kanë pikë truri, por vetëm gjuhë per te lëpirë një bythe, nuk është çudi që Saliu t’ju fusë ndonjë presh ne menderen si Tritanit dhe t’i shesë si heronj të kauzës “së demokracisë” dhe hallit te Xenit. A nuk i ia të gjithë heronjtë delenxhinj ordinere?! Shihni Azemin e Hajdarit!

  19. Alban.ny says:

    Mark, duke te lexuar ty ne kete pergjigje ndaj Rames, duket sikur Fakulteti juaj, e sidomos Gazetaria, shkelqejne nga forma dhe permbajtja.Por ne e dime cfare prodhimi ka ai Fakultet, gazetaret tuaj i kemi cdo dite para syve dhe na kane bere te vjellim nga neveria.
    Je ti dhe koleget e tu qe ndertuat “kazanin “. , nje figure mjaft e goditur e Rames. Je ti dhe “profesoret “ me dotoratura franceze, gjermane e mbase amerikane, qe e keni mbushur kazanin mediatik me fytyra dhe firma te neveritshme, te padegjueshme e te pashikueshme.
    Madje dhe ju, te dillomuarit e te doktoruarit ne France e gjetiu, nuk jeni nga niveli me lart se ca analfabete qe shkruajne nga Shkodra e nga Berati, nga Gjirokastra dhe nga Lapraka.
    Mark, marka si ti,gjekmarkaj, dhe lloj lloj markash te politizuara, te korruptuara, te konsumuara, para syve te studenteve tuaj dhe publikut, meritojne nje fshese te madhe tu zhdukin nga ekranet, faqet e shtypit dhe auditoret, per nje gazetari te re, cilesore, investigative, te ndershme e te guximshme. Pas reformes se drejtesise dhe arsimit, qeveria dhe parlamenti duhet te reformoje mediat, t’ i shkepuse ato nga duart e biznesmeneve mafioze,frangajt e ulajt, hysenet e hasanet, dhe te ligjeroje korporatat dhe shoqerite thjesht mediatike, nen shembullin e DW, BBC, New York Times, e te ngjashme.

  20. joana says:

    Mark Marku +Dhurata Shehri burr+grua ne fakultet te dy neper studio televizive,per te shtruar rrugen me asfalt qe te ecin lehte ne qellimet e tyre te cilat jane 1-DHURATA SHEHRI rektore 2-AGRON GJEKMARKAJ dekan 3-MARK MARKU shef departamenti

  21. monika kryeshura says:

    mark marku eshte turpi i petagogjisr shqiptare

  22. Vjosani says:

    Ti e fyen gjuhen shqipe sa here hap gojen. Ti je i vetmi pedagog ne bote qe nuk flet dot standartin. Dhe kur nuk flet dot standardin e gjuhes tende, vaj halli te flasesh nje gjuhe te huaj!!! Ketu mbarton cdo gje… Mijera njerez ndjejne neveri per ty, por ti do te vdesesh pa e kuptuar dot kete gje. Sepse ne thelb mbetesh nje shpellar. Eshte pune fati Mark, lind, nuk behesh dot….

  23. I padituri says:

    Mmarku!
    Si nje ndjekes I ” apasionuar ” I programit “Opinion “,
    ngujimi juaj per te “shpetuar” universitetin do te pasohet me mungesen tuaj ne kete emision.
    Te lutem, na kupto drejte : Pse duhet te na heqesh “kenaqesine ” e madhe , qe ju na jepni me mendimet ,apo konkluzionet e “vyera ” , qe ju na transmetoni,pavaresisht shumllojshmeris se temave qe trajtoni, por qe I shkojne per shtat fevzos.

  24. peoples says:

    mjere studentet per kete palo profesor..

  25. naim says:

    I nderuari Mark.Nuk jam ma pak I shkolluar se ti,por ndofta ma shume.Kam mbaruar shkollen ne Tirane ne Degen kimi Industriale.Fillova te punoj ne nje nder kompanit ma te medha ne bote ne fushen farmaceutike,pasi dhashe provimet e pranimit professional e testet e inteligjences.Fillova edhe pune edhe te studioj ne nje nder Universitetet ma te mira te botes.(nder 15 universitetet me serioz e te njohtur te botes).Ne kte universitet kan dhane mesim qe nga viti 1926 jo ma pak se 26 vitues te cmimit Nobel.Per temen e doktoratures time isha I detyruar te cfletoja rreth 82 doktorata e me beso se ne asnjeren prej tyre numri I faqeve te shkruara te doktoraturave nuk kalonte 120faqe.Njerezit sot nuk kan kohe te lexojn 730faqet e tuaja te doktorates.Nje pyetje te thjeshte:cfare dritare per studim hapi ne boten shkencore punimi yt? Te siguroj qe universiteti ku ti ke studiuar nuk perfshihet ne 50universitetet me te mira te botes e asht pa reputacionin e nevojshem ne bote,por shume I randesishem se sa Universitetet shqiptare per nga ana cilesore.Duhet ta dish mire se ti I nderuar Profesor e vetem ti me shoket tuaj “professor” e shoket e tuaj me tituj shkencor jeni shkaktaret kryesor te cilesis skandaloze te Universiteteve shqiptare.Kam edhe nje pyetj profesor I nderuar:Si e shpjegoni ju numrin kaq te madhe te doktoreve,profesoreve,profesor doktoreve ne Shqiperi,qe ashte jashtezakonisht I larte(me I larti ne bote,disa here) ne krahasim me boten? Kaq shume paska pasur nevoj shqiperia per kto “profesore” e studimet e tyre akademike?A mund te jepet doktoratura nje personi qe ka “studiuar” karizmen e Sali Berishes.Jam gadi te perballohem per problemet qe un shkruajta kur do.Sot un jam pensionist por kam pak kohe te lire e mund te vi ne cdo kerkese tende per ballafaqim,vecse me laimero kur ti e planifikon takimin 10 dite para qe te kem kohe te blej bileten e udhetimit.Pershendetje

  26. Qytetari says:

    M. M, mos u fsheh pas gishtit.
    Je bërë simbol i pedagogut politik në universitet dhe kjo është pse Edi Rama të merr si shembull, edhe pse nga fakulteti i mjekësisë.
    Ti “profesor” i ndan studentët në “të mi” dhe “të tjerë”, por kur kërkuan të drejtat në fillim – dhjetori ata ishin të gjithë “studentë shqiptar” që kishin të njëjtat halle dhe problene, por ti përsëri fshihesh pas gishtit.
    Ishin ata studentë që nxorën emrat e pedagogëve të tyre për “mitmarrje – marrje parash në këmbim të notës”, apo për “favore seksuale” dhe këtë nuk e tha Edi Rama. Por ti fshihesh përsëri pas gishtit kur thua se “pedagogët tanë…”.
    Pse nuk diskuton “asambleja” jote për këta pedagogë, që prishin figurën e të gjithëve, por jep vetëm ultimatume…
    Nëse do të ishe ti në krye të Ministrisë së Arsimit, ç’do të bëje pas “ultimatumeve” politike? Çfarë do të bëje me “zyrtarucët” e ministrisë që kanë dalë nga këto universitete që ti “mbron”, por që nuk janë “studentët e tu”? Do vazhdoje “rrugën e partisë tënde” që i ka hedhur me dhjetëra të tillë në rrugë?
    M. M… merre qetë dhe reflekto, mqs je dhe n fushën e komunikimit… harto ndonjë strategji të re se nuk po të ecën me këtë tani as ty, as atyre si ty e as PD – së tënde.

  27. Zigur Qorri says:

    Qeveria e epokos se Lulit do jete:
    Kminister dopio L Batha me M. Bythmadhen
    minister i jashtem Gimi i Tanes
    minister i brendeshem Petrit-teveqeli cuni i zyshes
    minister i mbrojtjes Lubatosi spiuni i babes
    minister i arsimit Gjek Markagjoni
    minister i kultures Arturo Ui-Zhei
    minister i drejtesise Ydhi Njamani
    minister i financave Pathththththloqia, i biri i Toco sigurimsit
    minister i mjedisit Andushi i Veres
    minister i shendetesise Ydhi Rakixhiu
    minister i bujqesise Albana Qefopreshi
    minister pa portofol Fevzo Qerosi dhe Ngjale koqefishkuri
    zv/kryeminister Keidi Karpaci
    Sekretar i Pergjithshem Van Gjeli nga Macukulli

  28. Anonimus says:

    Gjatë gjithë këtyre viteve kam mësuar se kush valëvit diplomat, vuan nga ndjenja e inferioritetit dhe mentaliteti prej provincialisti. Meqë z. Marku paguhet nga taksat e qytetarëve, kisha një pyetje; A mund të thotë një gazetar të vetëm të sukseshëm qe ka nxjerrë fukulteti që ai drejton në gjithë këto vite?! Një të vetëm, jo me shumë, qe te justifikojë rrogën që i paguajmë, diplomat që valëvit, tekat që vendos si gjoba!
    Rehatimi familjar në një institucion shteti, marrja peng e tij me nga i njëjti klan, përdorimi politik, gjuha berishiste me të cilën shantazhon dhe fyen, por mbi të gjitha mungesa e frikshme e një shkrimtari, letrari apo gazetari te vetem te sukseshëm të dale nga fakulteti qe Market dhe Gjeket mbajnë peng, pa dyshim i identifikon me te njëjtin brumë si Gjin Gjoni në drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje