Pa telefona celularë. Pa lap-topë personalë. Pa hapje të adresave elektronike personale dhe rrjeteve sociale dhe në fund të ditës, të gjitha kartat e hyrjes duhet të mbyllen në një vend të sigurt.
Mbi 1 miliardë euro investim dhe 12 vjet pas fillimit të ndërtimit, Shërbimi Federal i Inteligjencës në Gjermani ia ka hapur dyert zyrtarisht selisë së re qendrore në Berlin dhe kjo është ndërtesa më e madhe në botë që do të shfrytëzohet nga shërbimet e inteligjencës.
Ndërtesa e re ndodhet afër vendit ku ishte i ndërtuar Muri i Berlinit, është një nga hapësirat më sekrete të Gjermanisë, me rregulla strikte të sigurisë që rregullojnë atë që punonjësit mund dhe nuk mund të bëjnë.
Ajo është njëra nga vendet më sekrete në botë. Për punëtorët e këtij institucioni do të ketë rregulla të rrepta për gjërat e lejuara dhe të ndaluara në këtë ndërtesë të rëndësisë së lartë.
Angela Merkel vizitoi selinë e re të premten dhe foli për historinë e BND-së dhe rolin e rëndësishëm që luan. “Në një botë shumë konfuze”, tha kancelarja “tani, më urgjent se kurrë më parë, Gjermania ka nevojë për një shërbim të huaj të inteligjencës të fortë dhe efikase“.
Në vendin e kësaj ndërtese më parë ishin gazermat e shkatërruara gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më vonë, hapësira ishte shfrytëzuar për një stadium, i cili më pas ishte shkatërruar pas kandidimit të Gjermanisë për mbajtjen e Lojërave Olimpike të vitit 2000, shkruan “The Guardian”.
Përafërsisht 3,200 nga 4,000 punonjës kanë ardhur dhe po punojnë në ndërtesën e re, ndërsa të tjerët ende nuk kanë lëvizur nga selia e vjetër jashtë Mynihut. Agjencia punëson rreth 6,500 persona në Gjermani dhe në mbarë botën.
Ndërtesa është bërë duke përdorur 135,000 metra kub betoni dhe 20,000 tonë çelik, dhe ka 14,000 dritare dhe 12,000 dyer, thotë agjencia në faqen e saj .
Ceremonia e hapjes të premten ka ardhur pas shumë kohës. Ndërtesa fillimisht ishte planifikuar të përfundonte në vitin 2011, por kjo ishte vonuar nga çështjet e ndërtimit dhe për arsye të tjera sigurie.
Në vitin 2015, hajdutët vodhën çezmat nga tualetet në të gjithë ndërtesën, duke rezultuar në përmbytje dhe dëmtime, në një incident të quajtur “Watergate” në shtypin gjerman. (TemA TV)
Po keta pse e zgjerojne se ne e zvogeluan tonin. Cfare idiotesh keta gjermanet! Lum si ne shqiptaret qe jemi te zjguar dhe sypetrit.
.. sa mire shqiptaret i nxoren tera jashte , pa breke ..! A or te mjere qe shkaterruat vendin me gjithesej ..! TURP ..! Shihini “aleatet ” se c`bejne ..!
Ne nuk kemi nevoje te zgjerojme gje…spiunojme njeri-tjetrin falas dhe pa paguar tatime!✊✊✊
Jo, more jo:
Saliu dhe Rama jane shume te zgjuar e thone “Pse te shpenzohemi ne kur kete pune per ne mund ta bejne greket e serbet soch e kane bere kaq mire keto 30 vjet”.
Thuaj pastaj qe nuk kane dale bura te zgjuar keta 30 vjet!
Jo, more jo:
Saliu dhe Rama jane shume te zgjuar e thone “Pse te shpenzohemi ne kur kete pune per ne mund ta bejne greket e serbet soch e kane bere kaq mire keto 30 vjet”.
Thuaj pastaj qe nuk kane dale bura (u thencin) te zgjuar keta 30 vjet!
Ata qe jane te zgjuar e dine se sot kush ka shebimin sekret me efikas eshte shteti me i fuqishem. Ndersa neve kemi nje sherbim sekret ordiner me njerez te paafte dhe me kurse 5 – 6 mujore. Sot po te ishte Millosheviqi gjallle, sa per sherbimet tona sekrete do te vinte deri ne Tirane me nje arme gjahu.
KUJTON SE ESHTE AKOMA NE KOHEN E MATHAUZENIT ,KAMPI I PERQENDRIMIT.
PO NDERON HITLERIN.