Trajneri i Shqipërisë, Cristian Panucci, ishte i ftuar në “Zona Gol”, ku dha informacionet rreth gjendjes së futbollistëve kuqezi dhe pritshmërive që ka për të të ardhmen.
Është rritur kampionati italian, por po rriten edhe shqiptarë në Serinë A…
Në dy-tre vitet e fundit është rritur, por po tregon se ënde nuk është kompetitive, duhet punuar shumë. Milani u eliminua, Napoli nuk kaloi grupet e Championsit, kemi shumë rrugë për të bërë.
Të gjithë e dinë që jeni tifoz i Romës…
Kam luajtur 8 vite në Romë, jetoj në kryeqytet dhe kam një lidhje të veçantë me këtë qytet.
Roma nuk u ndërtua në një ditë…
Roma ishte shumë kompetitive por ka humbur shumë lojtarë cilësorë. Është një skuadër e madhe, vitet e fundit është futur në bursë. Ka humbur disa lojtarë të rëndësishëm, si Toti. Është diçka e bukur, që po ndërtohet, dhe këtë vit po jep sinjale që do jetë një skuadër e madhe. po lufton në Serinë A dhe në Champions.
Për sa ditë mund të bëhet Shqipëria?
Shqipëria po rikuperon ndonjë lojtar, kemi disa të tjerë për të rikuperuar. Kemi kaluar një vit 2018 të tmerrshëm dhe shpresojmë që 2019 të jetë i mbarë.
Për çfarë ju ka shërbyer me shumë kjo pauzë?
Kjo periudhë më ka shërbyer për të reflektuar. Siç e mbyllëm në ndeshjen e fundit me Uellsin, pranova që duhet të reflektoj e të ndryshoj. Besoj se do rregullojmë gjithçka, që ky vit të jetë i mbari.”
Si është gjendja e futbollistëve të ekipit?
Po rikuperojmë Sadikun, të shohim si do të jetë Roshi. Abrashi po rikthehet. Cikalleshi ka shënuar, por duhet të vazhdojë, sepse për 4-5 muaj nuk ka shënuar. Është një gjendje që të gjithë futbollistët, më shumë se sa t’i grumbulloj unë, ata duhet të vijnë vetë, me formën dhe me golat e tyre.
Ndjeni keqardhje që ju është dashur të hiqni dorë nga futbolli sulmues me Shqipërinë?
Në këtë 1 vit e gjysmë, e kishim thënë që do bënim eksperimente. Nuk patëm përgjigjet e duhura, por tani bazën do e nisim nga diçka më e sigurt mbrapa. Do kemi një skuadër në mbrojtje, sepse mund të na sjellë tek suksesi.
Keni grumbulluar gjatë kësaj periudhe 44 lojtarë…
Lista do jetë më e shkurtër, rreth 18-20 futbollistë. Durmishaj po shënon në Greqi, por grupi do jetë ai që ka qenë. Mund të ketë edhe ndonjë prurje të re. Rrugës, prej dëmtimeve apo pezullimeve, do të ketë edhe futbollistë të tjerë që do afrohen. Por, grupi është.
SUPER CRISTIAN PANUCCI ! RESPEKTE për PANUCCIN! Një nga Lojtarët e mi të Preferuar tek AS ROMA !! Të UROJ FAT dhe MBARÈSI CRISTIAN PANUCCI