Ulërimat e nënës që nuk gjente djalin pas aksidentit: Ku je biri im

14 Shkurt 2019, 07:50Kronika TEMA

“Vetë e kam nxjerrë djalin tim nga autobusi.  Ai më mori në telefon dhe vetëm tha: “Nuk e di se çfarë ka ndodhur, kemi pasur një aksident”.

Unë menjëherë jam nisur nga Gostivari në Karpalak dhe nxora djalin tim nga autobusi”.

Kështu rrëfen ngjarjen babai i njërit prej djemve të plagosur në tragjedinë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, ku humbën jetën 14 persona dhe mbeten të plagosur 32 të tjerë, katër prej të cilëve luftojnë për jetë, raporton TetovaSot.

Ndryshe nga ai, shumë qytetarë nga Gostivari që erdhën në vendin e ngjarjes nuk gjetën të dashurit e tyre.

“Sashe, ku je Sashe biri im”, mes lotësh therrite një grua djalin e saj, e cila zbriti në pjesën e pjerrët në rrugën e vjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje