Trump i shkruan Vuçiçit: Njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi, elementi kryesor i normalizimit të marrëdhënieve

15 Shkurt 2019, 14:28Rajoni TEMA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka shkruar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, letër për Ditën e shtetësisë së Serbisë, ku mes tjerash ka kërkuar njohje të ndërsjellë në kuadër të procesit të dialogut me Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në letrën, raproton rel.

Trump ka kërkuar nga palët, Kosova dhe Serbia, që të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve.

“Ne besojmë që njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve. 

Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën që ka si qëllim integrimin evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike “, thuhet në letrën e presidentit Trump.

Gjithashtu Trump ka përgëzuar Vuçiçin dhe popullin serb për Ditën e shtetësisë.

Letra e plotë:

I nderuar zotëri president,

Në emër të popullit amerikan, kam kënaqësinë t’iu dërgojë urimet më të sinqerta me rastin e Ditës së Republikës së Serbisë.

Këtë vit, në festimin e 100 vjetorit të valimit të flamurit serb në Shtëpinë e Bardhë, duhet të nisemi nga ajo që të sigurojmë që shekulli i ardhshëm i partneritet tonë të jetë i ngjashëm me atë të kaluarin sa i përket përkushtimit për paqe, prosperitet dhe liri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të palëkundura në mbështetjen e përkushtimit tuaj sa i përket thellimit të bashkëpunimit rajonal, në veçanti në angazhimin tuaj për normalizimin e raporteve me Kosovën.

Derisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje që të dyja mund ta mbështesin, konsiderojmë se njohja e ndërsjellë do të duhej të ishte elementi qendror i normalizimit të raporteve.

Një marrëveshje e tillë historike, me njohje në tërësinë e saj, do të ndërtonte rrugën për qëllimin e integrimit euroatlantik të Serbisë dhe rritjen ekonomike.

8 komente në “Trump i shkruan Vuçiçit: Njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi, elementi kryesor i normalizimit të marrëdhënieve”

  1. ¢ says:

    Sërbia është shtet racist feje.

  2. Iliria e bashkuar says:

    Faleminderit Zoti Président, rrofte Amerika.

  3. Analisti Amator says:

    Pjesa e pare eshte kortezi. Pjesa qe flet me njohjen reciproke eshte per Vucic dhe Hajredinaj. Per Vucic eshte kritike dhe kerkese qe ai duhet te deklarohet se pse do behet marreveshja. Ne kushtet kur Vucic i shmanget deklarimit te njohjes reciproke, ky eshte edhe njoftim qe I behet popullit Serb qe Vucic ne prapaskene e pranon njohjen reciproke si rezultat final. Nderkohe kjo eshte edhe garanci qe i jepet Hajredinaj ku qellimi kryesor I marreveshjes eshte njohja nga Serbia. Hajredinaj perkohesisht duhet ta heqi taksen, deri sa te mbarojne bisedimet. Ne kete menyre ai tregon se i beson Trampit dhe i lejon vehtes qe ta veri prap, po qe se Serbi nuk firmos njohjen. Nderkohe djeg karten e Vucic qe synon qe fajin per mos arritjen e marreveshjes ne bisedime t’ja lere Kosoves. Serbet jane dhelpra dhe jo gomere qe te dalin hapur kundra bisedimeve.. Problemi eshte qe edhe Hajredinaj nuk duhet te hiqet si gomar, por si dhelper. Po qe se e ka te veshtire le te shikoje se si perfundoi Serbia kur Thaci neshkroi Rrambujen. Besimi tek Amerika eshte celsi i suksesit. Hajredinaj duhet te luaj lojen e shahut dhe jo te kundershtoje dhe hedhi gure nen rrotat e Amerikes. Amerika ka interes qe Kosova dhe Shqiperia te jene vende te stabilizuara per shume arsye. Arsyeja kryesore eshte siguria e bazave te saj ushtarake ne Ballkan. Kete moment, qe punon per ne, duhet ta shfrytezojme dhe jo te dyshojme se Trampi eshte spiun i Rusit dhe punon per Serbin. Ne fund te fundit marreveshja edhe mund te mos nenshkruhet, por faji ti mbetet Serbit. Fjalet e Trampit tingellojne dhe si kercenim per Serbine. Ato nuk tingellojne si kercenim per Kosoven. Kercenimi amerikan asnjehere nuk i behet Shqiperise apo Kosoves, po individeve te vecant. Hajredinaj duke dale kunder Amerikes, firmos fundin e tij politik. Shpresoj se nuk do tregohat kaqe koketrash dhe te mos shikoj qe bisedimet jane ne interes tone.

  4. Kuq e zi says:

    Kjo eshte garancia qe rumushi priste

  5. Konica USA says:

    Ka ardhur koha qe anarshistet e tipit Albin Kurti dhe folkloriket e tipi Ramush Haradinaj tu vihet fre se po demtojne Kosoven,sidomos demagogut dhe te pamoralshmit Kurti i cili po cone uje ne mullirin serb.

  6. rexha 10 says:

    DARDHA E PASKA BISHTI MBRAPA. BRAVO ZOTI PRESIDENTE .TANI KOSOVE FUTET PLOTESISHT NE BIZEDIME,.
    KOSOVARET JANE DJEGE E PERVELU NGA SERBI PRANDAJE NUKE BESONIN ME .TANI QE FOLET JUVE MARRIN FRYME LIRISHTE.
    NJE FITORE E MADHE EDHE PER SHQIPRINE ,ME PERJASHTIM TE AGJENTURAVE TE SERBIT E RUSISE.,QE JANE ULUR KEMBEKRYQE EDHE NE SHQIPRI

  7. Messerschmidt says:

    Burra …memecit i erdhi goja …………… Punet po na dalin komplet ndryshe …..nderrimin e territoreve spo na e kerkon USA por vetem disa cuba albanezi !

  8. Shpiragu says:

    Nje mesazh qe krijon besimin se me ne fund ,Ballkani dhe popujt e ballkanit. do te mbeshteten per nje bashkejetese paqesore ne te ardhmen.
    Ne thelb,per here te pare ne kete rajon,sipas parimit”IF JU WANT PEACE , FIGHT FOR JUSTICE” ,vleresohet dhe perkrahet roli dhe rendesia e faktorit Shqipetar per stabilitet ne Mesdhe dhe me gjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje