Gazetari italian për protestën e opozitës: Nuk është një revoltë popullore, në Shqipëri një larje hesapesh mes partive

17 Shkurt 2019, 18:37Blog TEMA

Vinci: Nuk është një revoltë popullore, në Shqipëri një larje hesapesh mes partive

Analiza e gazetarit italian, ish-korrespondent i CNN, i cili lançoi edhe televizionin privat ”Agon Channel” në Shqipëri.

”Nuk duhet të na bëjnë përshtypje imazhet, kjo nuk është një revoltë spontane kundër pushtetit, por një protestë e organizuar në kuadër të luftës së pamëshirshme ndërmjet dy partive kryesore”.

Kështu thotë Alessio Vinci, gazetari italian, i cili ka punuar për një kohë të gjatë në Ballkan si i dërguar i CNN duke mbuluar shpërbërjen e Jugosllavisë, luftën në Kosovë dhe arrestimin e Milosheviçit, për të lançuar më pas një televizion privat në Shqipëri për llogari të një biznesmeni italian.
Nuk ka asnjë lidhje, pra, me revoltat e fundit të viteve ’90 kundër Sali Berishës?

”Më shumë këtë situatë do ta krahasoja me luftën mes demokratit Sali Berisha dhe socialistit Fatos Nano. Edhe akuza për korrupsion kundër kryeministrit Edi Rama është një déjà vu ashtu si çdo gjë në Shqipëri. Krahasuar me fundin e viteve ’90 situata ka ndryshuar totalisht, pasi gjatë atyre viteve një gazetar që hynte në vend rrezikonte jetën, ndërsa sot e presin me një tufë me lule”.
Pra, protestat nuk do të zgjasin?

”Jo, sepse janë të organizuara dhe jo fryt i një lëvizjeje spontane. Të mos harrojmë që ky është një vend që është mësuar ta shprehë kundërshtimin e vet me akte të dhunshme”.

Çfarë e shkaktoi situatën e tensionur dhe përplasjen e djeshme?
Problemi është se Shqipëria është shumë e ngadaltë në transformimin e saj dhe gjithçka kalon përmes marrëveshjeve të mëdha. Për sa kohë ekziston një ekuilibër mes dy partive ka një paqe në dukje. Aktualisht, si kryeministri Edi Rama ashtu edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë socalistë. Të dy bashkë janë  shumë aktivë në rrjetet sociale, pranë të rinjve dhe modernë. Ndërsa demokratët kanë akoma Berishën, që të gjithë e quajnë ”gjyshi në pension”. Lulzim Basha është vetëm një kukull e Berishës.

Shqipëria po përgatitet për fillimin e negociatave për anëtarësimin e saj në  BE; Cilat janë pengesat?

Vendi ka burime të mëdha natyrore, brigje të bukura, të krahasueshme me Sardenjën tonë, ku është e vështirë të  shkosh. Ka potencial të jashtëzakonshëm, por mungon totalisht infrastruktura dhe asnjëra nga dy partitë kryesore nuk do që tjetra të marrë meritën se ka bërë hapa përpara.

Mbetet shqetëues problemi i korrupsionit. Shtrohet pyetja se përse ky fenomen nuk është ç’rrënjosur ende në këtë vend kaq të vogël?

Kryeministri Rama e ka mendjen  tek anëtarësimi në BE. ”Rama kërkon hyrjen në Europë, por pa e zbehur imazhin e Shqipërisë, që është një vend shumë krenar përpara Perëndimit. Herët a vonë, anëtarësimi në BE do të jetë i pashmagnshëm”.

https://www.corriere.it/esteri/19_febbraio_16/vinci-non-rivolta-popolare-albania-resa-conti-partiti-947fd006-322f-11e9-852c-5b9cfb7b87c6.shtml?refresh_ce-cp

6 komente në “Gazetari italian për protestën e opozitës: Nuk është një revoltë popullore, në Shqipëri një larje hesapesh mes partive”

  1. Dada says:

    Bravo gazetarit Cnn kjo eshte e verteta. O ju gazetes Tema pse e keni hequr vidion e Mones ne gjirin e lazlzit u paguat nga Mons. Se desha e e pa se jeyonte ne garferi kishte macja banjo???

  2. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

    lufte e suniteve gjaxore apo haxhiqamilesve mbeshtetes te INJORANCES ndaj kristianeve paqsore e mbeshtetes te endrres evropiane…………..

  3. Ylli says:

    ??!!!!! THATS ALL !!??

  4. olimpia says:

    Te gjitha tv.italiane ,edhe atyo qe hiqen si progresiste,e trajtuan si nje zemerim te popullit kunder korrupsionit.Askush nuk theksoi dicka qe ka bere Rama,edhe pse ne raport me Berishen Rama ka bere shume per rivendosjen e shtetit.Askush nuk theksoi se Basha ka shmangur nje proces gjyqesor per vedhjen e 230 milione euro me raport mjekesor.Ndersa Vinci e ka bere dallmin ne menyre objektive.

  5. LORA says:

    Asgje nuk ka thene ketu pepinua hyzmeqar i mafiozit beketi.
    Per mua,ky eshte nje intencion i neveritshem bishtnimi nga e vertera e thekshme e baterdise dhe barbarizmit “opozitar” te 16 shkurtit,,nga e verteta e rebelimit te babaleve kunder Reformimit qilizme dhe fundametal ne Drejtesine e Shqiperise tone te shtrenjte.
    Si mund t’a thote kete te vertjete hyzmeqari i partnerit beket te babaleve.
    ????????????
    Teme,c’ju ka gjet qe m’i ktheni mbrapsht komentet???
    Ju dhimset pepinua,apo babalet ????

  6. asd says:

    Gazetaret shqiptare e tregojne historine ne menyre te nderlikuar, ndoshta sipas pikepamjeve personale, por shpesh sipas pikepamjeve te punedhenesve te tyre. Ja ku vjen Alessio Vinci dhe e thote te verteten paster dhe thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje