“Parlamenti legjitim dhe pa pakicën’, zbardhet porosia e Ramës në grupin e PS: Organizim për zgjedhjet vendore pavarësisht se çfarë bën opozita

18 Shkurt 2019, 10:41Politika TEMA

Protesta e opozitës së bashkuar ka pasuar me një vendim politik të Partisë Demokratike.

Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi dje se do t’i propozojë grupit parlamentar dhe forumeve më të larta të kësaj force djegien e mandateve parlamentare.

Por si e ka pritur maxhoranca këtë vendim?

Mësohet se Rama iu ka kërkuar deputetëve socialistë të organizohen për zgjedhjet vendore, pavarësisht vendimit të opozitës.

“Organizim për zgjedhjet vendore pavarësisht se çfarë bën opozita”, mësohet të ketë thënë kreu i PS.

Po të njëjtin qëndrim kanë mbajtur dhe deputetët e PS. Ata kanë deklaruar se parlamenti është legjitim edhe pa opozitën.

“Është një vendim që i takon opozitës! Parlamenti është legjitim edhe pa opozitën. Parlamenti është në funksion të plotë dhe legjitim”, kanë thënë për mediat deputetët e PS para nisjes së mbledhjes së grupit.

Ndërsa deputetja socialiste Klotilda Bushka deklaroi se nuk ka vend për zgjedhje të parakohshme.

3 komente në ““Parlamenti legjitim dhe pa pakicën’, zbardhet porosia e Ramës në grupin e PS: Organizim për zgjedhjet vendore pavarësisht se çfarë bën opozita”

  1. albi says:

    Do kesh fundin e Gedafit o kryehajdut . Qysh del ne Vlore ne antimiting me Damian Gjiknurin qe donte te vidhnit 40 miljon dollar per 2km rruge.
    O hajdut i pangopur me PPE-te e koncensionet qe po shkaterron gjithcka. Cfare mendon ti se populli eshte budalla injorant. Do perfundosh keq ti qe po vjedh 100 here me shume sesa Berisha & Co.

  2. Brahoo says:

    He se keshtu thot ky,pastaj i jep prap Bashes 15 milion euro….

  3. Al says:

    Ndysho qeverisjen dhe drejtoret…I ke kosto…hiq drejtorucet e rendesishme se i shkatertuan institucionet hiq dore nga velinat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje