Spartak Braho: Opozita si akrepi në tas, por Rama duhet të reflektojë. Rilindjes i mungon respekti për të majtën

18 Shkurt 2019, 09:14Politika TEMA

“Ajo protestë i tregoi gjithë opinionit se kjo opozitë nuk ka ndryshuar aspak, se vazhdon të mbetet e dhunshme dhe si e tillë është e pabesueshme e pa të ardhme.

Por Rama duhet të nxjerrë mësime jo se kështu i thotë Basha me Berishën, por se është urgjente që Rama të ndryshojë”, thotë deputeti Spartak Braho, në një intervistë për DITA.

– Zoti Braho pasi keni ndjekur protestën e opozitës, si e komentoni atë?

– Në intervistën e kaluar unë thashë se në protestën e së shtunës ishin të gjitha opsionet në tryezë, që nga blofi e deri te gjakderdhja. Ishte diçka midis. Pati dhunë, u sulmua godina e Kryeministrisë barbarisht, por fatmirësisht nuk pati gjakderdhje sikurse dëshironin Berisha dhe Basha. Por ata ua bënin me sy ca rrugaçëve që të mos ndaleshin. Berisha dhe Basha mbanin sehir në distancë dhe mbase luteshin që policia të qëllonte qoftë dhe njëherë të vetëm edhe në ajër që të bëhej kasaphana.

Në këtë aspekt protesta ishte më shumë një dështim i planeve që kishin në mendje krerët e opozitës. Po të ndodhte të vritej ndonjë, qoftë edhe të plagosej, Berisha dhe Basha do të hidheshin përpjetë dhe do të fajësonin Ramën si kriminel. Justifikimi i tyre në fillim të protestës se sot fatet e vendit dhe të kësaj proteste i kanë në duar qytetarët, ishte një alibi për skenarin më të zi të mundshëm, që ata e përdornin për të larë duart si Ponc Pilati.

Po edhe aq sa ndodhi me dhunën që u përdor të gjithë e dinë fare mirë dhe tregojnë me gisht si fajtorë krerët e opozitës. Por që nuk ndodhi gjakderdhje, për këtë mendoj se merita i takon forcave të rendit që mbajtën një qëndrim korrekt sipas ligjit. Le të kujtojmë se më 21 janar 2011 protestuesit nuk thyen asnjë xham të Kryeministrisë dhe Berisha bëri hatanë, hodhi mijëra plumba mbi protestuesit, vrau katër njerëz dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Kishte një ndryshim të madh midis sjelljes së policisë tetë vjet më parë me sjelljen e pardjeshme të policisë.

– Opozita sidoqoftë e konsideroi këtë protestë një sukses dhe sipas saj e rrëzuan Edi Ramën…

– Ata ishin pardje para syve të një opinioni të tërë, i cili me siguri ky opinion i ka dhënë notë negative kësaj opozite. Ajo protestë i tregoi gjithë opinionit se kjo opozitë nuk ka ndryshuar aspak, se vazhdon të mbetet e dhunshme dhe si e tillë është e pabesueshme e pa të ardhme. Por Rama duhet të nxjerrë mësime jo se kështu i thotë Basha me Berishën, por se është urgjente që Rama të ndryshojë. Ka shumë gjëra për të korrigjuar. Ai e ka kontratën me ata që e kanë votuar, e ka me elektoratin e majtë që shpesh është ndjerë i zhgënjyer me vendimet e Ramës, me korrupsionin në qeverisje. Nëse nuk do respektojë kontratën me qytetarët e këtij vendi, me socialistët, Rama do të bëjë një vetëvrasje politike.

Unë them se në protestën e pardjeshme të opozitës nuk ishin vetëm demokratikët e LSI-stat, por kishte dhe shumë qytetarë të zhgënjyer e të revoltuar nga mos mbajtja e premtimeve të Ramës.

E kam thënë dhe e përsëris: Ramën mund ta rrëzojë nga pushteti vetëm socialistët dhe qytetarët e zemëruar. Nëse nuk i dëgjon këta zëra, nëse nuk e sheh këtë realitet në sy brenda kampit të vet, aq më keq për Ramën.

– Basha tha dje se ka propozuar sipas tij dorëzimin mandateve nga deputetët e opozitës. Sa ka të ngjarë të ndodhë kjo?

– Nuk jam i sigurt nëse edhe LSI do t’i ndjekë mandatet. Vërtetë LSI është në opozitë, por ajo nuk është Partia Demokratike dhe kam vënë re se deputetët e LSI-së shpesh kanë dalë nga tutela e Bashës, duke u përpjekur të kenë një identitet të tyre.

E dyta dhe shumë i rëndësishëm është fakti se mandatet nuk janë personale. Ato mandate ua ka dhënë populli dhe s’mund të tallen si t’u dojë qejfi. Kjo do të ishte një vetëvrasje politike në kushtet e dëshpërimit. Në dëshpërim njeriu vetëekzekutohet. Jeta parlamentare do vazhdojë, pasi mazhoranca i ka 80 deputetë.

Akrepi kur bie në fund të tasit e nuk del dot prej andej, i ngul thumbin e helmit vetes dhe i jep fund jetës.

Kështu do t’i ndodhë edhe të ashtuquajturës opozitë nëse vetëpërjashtohet nga strukturat parlamentare, fshihet dhe s’ka më të drejtë të propozojë as një amendament ligjor, s’ka të drejtë të llogarisë struktura elektorale, komisionerë dhe prapë votat do ia numërojnë të tjerët. E kupton sa të marrë janë. Atëherë, adio opozitë!

– Është paralajmëruar protestë tjetër për ditën e enjte. Mund të jetë edhe kjo protestë e dhunshme ashtu se ajo e shtunës?

– Jo dhe kjo për disa arsye. Do ta shikoni se sa pak njerëz do të mblidhen të enjten në protestë, e cila mendoj se do të zhvillohet para godinës së Parlamentit.

4 komente në “Spartak Braho: Opozita si akrepi në tas, por Rama duhet të reflektojë. Rilindjes i mungon respekti për të majtën”

  1. Njutoni says:

    ….si kari n pidh .. thuaj.
    Se po bejn qejf dhe ça t dun.
    Ngrihen dhe ulen simas dshirs.

  2. Qiparisi dhe jo vetem says:

    A e dini qe Braho dhe Berisha jane miq te ngushte ?

  3. fredi says:

    RRESPEKTE zoti BRAHO ; jo qe i mungon respekti per te majten por ED RAMA ska lidhje fare me te majten , ky kopuk e pusht burr i rrexoj pertok socialistet qe me rivarrosjen e kryetradhtarit te kti vendi dhe kundershtarit te luftes per çlirimin e atdheut Mitat Frasherin , qe me kte rast socialistet duhet te ngriheshin dhe ta zhduknin nga kryesia kte pler e sharlatan qe nuk meret vesht çfar mostrash fut ne qeveri njerez qe vetem me te majten nuk kan lidhje , esht shtru sherbimi serb kembekryq ne kryeministri me ne krye Baton Haxhiun dhe ate majmunin e ministris jashme , Batonit per agjent serb i doli emri dhe ne hag , nuk e pranojn ne kosov ky degjenerata qe ka kapur per fyti te majten ky pler qe bredh lakuriq neper plazhet e botes naj mban spiunet e serbit kshilltar , MIR qe e the ti nje llaf mer burr , se me ata plera deputet qe ka e majta qe presin noj qelepir PSja e ka humbur busullen qe me koh , veç po nuk erdhen votimet kte rradh un qe ja kam dhen voten kti pushti dhe qe e kam votuar historikisht PSn , do ja shkerdhej kurven kti drogmenit nudist qe na ka zaptuar PSn , ky pler qe therriste ne 92shin ti varim komunistet mu ne mes te sheshit skenderbej , nuk therriste por pelliste si kafsh , sot ben rehat me votat e ktyre fakirve dhe e ka ber shtetin vend orgjish kurva degjenerume , kurr si jap me vot PSs sa te jet ky pler ne kte parti kryetar , me mir ja hedh qenit voten , dhe saliut dhe mones nuk ja jap , po dhe kti mostre dhe PSs asiher. sa tje jet ky legen ne kte parti.

  4. fredi says:

    RRESPEKTE zoti BRAHO ; jo qe i mungon respekti per te majten , por ED RAMA ska lidhje fare me te majten , ky kopuk e pusht burr i rrexoj pertok socialistet qe me rivarrosjen e kryetradhtarit te kti vendi dhe kundershtarit te luftes per çlirimin e atdheut Mitat Frasherin , qe me kte rast socialistet duhet te ngriheshin dhe ta zhduknin nga kryesia kte pler e sharlatan, qe nuk meret vesht çfar mostrash fut ne qeveri njerez qe vetem me te majten nuk kan lidhje , esht shtru sherbimi serb kembekryq ne kryeministri me ne krye Baton Haxhiun dhe ate majmunin e ministris jashme , ministrin e jashtem qe vuri ky hajvan me kok te vet , ne nje koh kur therriste gjith kosova dhe thosh qe ai esht i dyshimt , ky sharlatani jon kryeminister e vuri minister me urdhrin e Batonit , te cilit per agjent serb i doli emri dhe ne hag , batonin nuk e pranojn ne kosov , ky degjenerata qe ka kapur per fyti te majten ky pler qe bredh lakuriq neper plazhet e botes naj mban spiunet e serbit kshilltar , MIR qe e the ti nje llaf mer burr , se me ata plera deputet qe ka e majta qe presin noj qelepir PSja e ka humbur busullen qe me koh , veç po nuk erdhen votimet kte rradh , un qe ja kam dhen voten kti pushti dhe qe e kam votuar historikisht PSn , do ja shkerdhej kurven kti drogmenit nudist qe na ka zaptuar PSn , ky pler qe therriste ne 92shin ti varim komunistet mu ne mes te sheshit skenderbej , nuk therriste por pelliste si kafsh , sot ben rehat me votat e ktyre fakirve dhe e ka ber shtetin vend orgjish kurva degjenerume , kurr si jap me vot PSs sa te jet ky pler ne kte parti kryetar , me mir ja hedh qenit voten , dhe saliut dhe mones nuk ja jap , po dhe kti mostre dhe PSs asiher. sa tje jet ky legen ne kte parti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje