PARADOKSI: Gjermania paguan pensionet për ish-ushtarët e Adolf Hitlerit nga Belgjika

23 Shkurt 2019, 12:52Bota TEMA

Shteti dhe opinioni belg po e përjetojnë një tronditje nga fakti që Gjermania paguan pensione 27 belgëve, ish-kontigjente ushtarake të Adolf Hitlerit në vitin 1941. Bëhet fjalë për pjesëtarë të njësive famëkeqe Ëaffen-SS

Shuma e përfitimeve në para prej tyre varion nga 425 në 1275 euro. Të gjithë përfituesit kanë luftuar për Gjermaninë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, ose bashkëpunëtorët e tyre dhe këto janë të garantuara si pensione për ish-ushtarë të Rajhut të Tretë.

Gjermania është detyruar të paguajë pensionet për ish-nazistët për shkak të faktit se ajo është bërë një pasardhësi ligjor i Rajhut të Tretë dhe ka marrë përsipër të gjitha përgjegjësitë e shtetit të mëparshëm, duke përfshirë edhe ato të pensioneve.

Tani, sipas mediave belge, deputetët në vend janë të zemëruar për këto pagesa dhe kërkojnë që qeveria ta zgjidhë këtë çështje. Por, sipas ekspertëve, ata janë edhe më të interesuar që Belgjika të mos marrë barrën e pagesës së këtyre pensioneve.

Në vitin 2016, veteranët e luftës janë Belgjikë e ngritën me të madhe çështjen e problemit të pagesës së pensioneve për ish-nazistët dhe u kërkuan autoriteteve të vendit për të bërë gjithçka që t’i ndalojnë ato. Por zyrtarët belgë nuk mund të bëjnë asgjë, sepse pensionet paguhen nga Gjermania.

Hulumtuesi Alvin de Coninck, i cili punon për “Herinnering Groep”, një organizatë e të mbijetuarve të kampeve naziste të përqëndrimit dhe familjeve të tyre, i tha De Morgen se “prej gati 70 vjetësh, Republika Federale Gjermane i ka paguar këto pensione shtesë”.

“Gjeta se pensionet naziste shkonin mes 425 dhe 1275 euro në muaj. Përveç kësaj, vitet kur këta belgët i kaluan në burgje si ndëshkim për bashkëpunim me nazistët, u janë llogaritur si vite shërbimi. Ndërsa belgët cilët gjatë luftës janë i nënshtruar punës së detyruar në Gjermani, marrin një pagesë prej 50 euro në muaj”, tha Alvin De Coninck. (tesheshi)

5 komente në “PARADOKSI: Gjermania paguan pensionet për ish-ushtarët e Adolf Hitlerit nga Belgjika”

  1. ertv says:

    Nuk jane vetem 27 belge qe paguhen, por jane rreth 2000 te huaj ne bote, ish-ushtare naziste, qe paguhen sot prej shtetit gjerman.
    Ky eshte shtet dhe jo si ne qe nuk lame ish-sigurmis pa degjeneruar.

  2. Kaonia says:

    E mo mire se gjermoni i paguan akoma energjin elektrike belgeve si kompensim .Ne mos gaboj ky eshte viti i fundit mbaron kjo marveshje.

  3. emigranti says:

    Ky eshte nje turp per gjermanine,e cila eshte fuqia me e madhe e Europes dhe mbahet si kampionia e demokracise ne Europe.Ajo nuk paguan borxhet e gjermanise se para 1945-ses dhe paguan pensionet e kamikazeve te hitlerit.Eshte e pabesueshme qe te jete e vertete!Gjermania nuk paguan parata qe ka marre hua shteti gjerman per te financuar luften e tij nga Greqia si dhe reparacionet e luftes per krimet e tij ne Greqi ku jane bere krime monstruoze nga gjermanet dhe sot,duke perfituar nga gjendja tragjike e ekonomise se ketij vendi,per shkak te korrupsionit galopant te qeverrisjes se mepareshme te Karamanliut (kostaqit),Pasokut etj,gje qe ne doza te vogla vazhdon edhe sot nga Siriza e Tsipras, dhe bankat gjermane nxjerrin akoma fitime nga ky vend i gjunjezuar.

  4. rexha 10 says:

    GJERMANI TALLE BYTHEN ME EUROPEN
    KY SHTETE DUHET TE RIMBURSOJE TE GJITHA SHTETET E TJERA QE PUSHTOI GJATE LUFTES SE DYTE BOTRORE.
    DUHET TE COHET NE HAGE EDHE PER JETET E MARRA PA TE DREJTE..SHQIPRIA HUMBI TE PAKTEN KESHTU FLISTE HISTORIA NE KOHEN TONE ,
    28 000 NJERZETE RENE NE LUFTE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje