SHBA: Dënojmë përdorimin e forcës nga ushtria venezuelase

23 Shkurt 2019, 13:02Bota TEMA

Shtëpia e Bardhë dënoi sot përdorimin e forcës nga ushtria në Venezuelë kundër civilëve, pas vdekjes së dy personave që përpiqeshin të mbanin kufirin me Brazilin të hapur për ndihmat humanitare.

“SHBA-ja dënon fuqishëm përdorimin e forcës nga ushtria venezuelase kundër civilëve të paarmatosur dhe të vullnetarëve të pafajshëm në kufirin mes Venezuelës dhe Brazilit”, deklaroi ekzekutivi amerikan në një komunikatë.

“SHBA-ja i bën thirrje ushtrisë venezuelase të respektojë detyrën e saj kushtetuese, që është të mbrojë qytetarët e Venezuelës. Ushtria venezuelase duhet të mundësojë që ndihmat humanitare të hyjnë në vend në mënyrë paqësore”, vazhdoi Shtëpia e Bardhë.

Dy persona mbetën të vdekur dhe 15 të tjerë u plagosën dje në përplasjet me ushtrinë në juglindje të Venezuelës, në kufirin me Brazilin, ndërkohë që ata përpiqeshin të pengonin ushtarakët nga bllokimi i një rrugë ku do të kalonin ndihmat humanitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje