Reformat janë në zhvillim e sipër në Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong-Hong Kong-Makao (GHM) për tërheqjen e talenteve ndërkombëtare dhe për të krijuar lehtësi për tregtinë e lirë dhe investimet, sipas CRI-së.
Masat përfshijnë një politikë të pakësimit të taksave në rajonin Qianhai-Shekou të qytetit Shenzhen.
Autoritetet vendore filluan zbatimin e një sistemi të ri tatimor, duke ofruar subvencione fiskale për të tërhequr talente nga Hong-Kongu e Makaoja, si edhe nga vendet e ndryshme të botës.
Sipas këtij sistemi, norma e tatimit mbi të ardhurat personale nuk do ta kalojë 15 për qind.
Zona e Madhe e Gjirit përbëhet nga Hong-Kongu, Makaoja dhe nëntë qytetet e provincës Guangdong, përfshirë Guangzhou-n e Shenzhen-in.