Shembet miniera e paligjshme e arit, 60 persona ngecin nën rrënoja

28 Shkurt 2019, 10:05Bota TEMA

Një person është vrarë dhe dhjetra të tjerë kanë ngecur nën rrënoja pasi një minierë e paligjshme ari u shemb në Indonezi.

Ekipet e shpëtimit në ishullin e Sulawesi janë në kërkim të gjetjes së mbijetuarve nën rrënoja.

Shembja e minerës erdhi për shkak të rrëshqitjes së tokës.

Një person është gjetur i vdekur deri tani dhe 15 të tjerë u plagosën në rajonin Bolaang Mongondow, u tha në një deklaratë.

Raportohet se të paktën 60 njerëz janë zhdukur pas rrëshqitjes së dheut.

Nuk dihet sesa prej tyre janë gjallë.

Përpjekjet për të shpëtuar viktimat janë penguar për shkak të paqëndrueshmërisë së tokës dhe numrit të madh të gropave të gërmuara nga minatorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje