Nuk ka marrëveshje nga samiti mes presidentit Donald Tump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un.
Lajmin e bën të ditur vetë Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se takimet mbi denuklearizimin do të vazhdojnë në të ardhmen.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, është larguar nga hoteli “Metropole” menjëherë pas bisedimeve me Donald Trump.
Televizionet ndërkombëtare konfirmuan anulimin e drekës që ishte parashikuar në fund të takimit, gjithashtu edhe ceremoninë e nënshkrimit të deklaratës së përbashkët për të mbyllur samitin e dytë në Hanoi.
“Ne patëm një takim shumë produktiv – tha Trump në konferencën për shtyp – ka pasur disa opsione, por këtë herë kemi vendosur se nuk ishte gjë e mirë të nënshkruhej një deklaratë e përbashkët në samit”.
Presidenti Donald Trump tha se ai “refuzoi kërkesën për heqjen e sanksioneve”, ndërsa shtoi se “dallimet mes palëve janë reduktuar”, por Kim “ka një vizion të caktuar që nuk përputhet me tvizionin tonë”.(TemA TV)