Në një kohë që shqetësimet në lidhje me një dalje të Britanisë nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje janë rritur ndjeshëm, britanikët kanë filluar të shqetësohen ndjeshëm.
Frika e tyre ka bërë që të fillojnë të magazinojnë ushqime dhe produkte të tjera bazë. Madje, një kompani me bazë në veri të Londrës, në qytetin e Leeds, ka menduar një zgjidhje gjeniale, duke dalë në treg me “Kutinë Brexit”, që është një set produktesh mbijetese.
Seti në fjalë përmban 60 pjata të para dhe 48 porcione mish të cilat mund të zgjasin për 30 ditë, si dhe një filtër uji, ndezës zjarri, etj. “Këtu ke çdo gjë që të duhet, mish, pasta etj. Çdo gjë për një gatim normal. Është një dietë normale në kushte emergjence, por ka një shije shumë të mirë”,deklaron James Blake, kreu i kompanisë në fjalë.
Kutia Brexit ka një çmim prej 400 dollarësh përafërsisht dhe mund të porositet edhe online. Kompania raporton se deri më tani janë shitur rreth 600 kuti të tilla, që prej nxjerrjes në treg të produktit në mes të Dhjetorit të vitit të kaluar.
Britanisë i duhet të dalë nga Bashkimi Europian më 29 Mars në mesnatë. Ndërkohë, Parlamenti britanik po dështon të firmosë marrëveshjen e arritur mes Londrës dhe Brukselit.
Mundësia e një dalje pa marrëveshje nga unioni është sot më e mundshme se asnjëherë më parë. Një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për britanikët, por ndoshta jo deri aty sa shkon frika e tyre; pra për një skenar apokaliptik. “Unë kam shoqe të cilat janë shtatzënë dhe të cilat do të lindin menjëherë pas Brexit. Për ato është shumë e frikshme. Frika për mungesat ushqimore është mjaft e lartë, jo vetëm mes tyre”, thotë një banore e Londrës./SCAN/
Nqs Britania e madhe asht kaq e dobet, sa ne rast shkeputjeje nga Evropa do te gjunjezohet ne kapitullim, atehere pse vendosen per Brexit ?! Universitetet Britanike prodhojne Elite boterore nga profesorat Britanik, e nuk qenkan ne gjendje te parashikojne sukseset apo disfatat e vendimeve te tyre ?! A ka logjik ketu ?!
Britania nuk asht shtet ordiner, por asht forca e dyte ushtarake ne Nato ( mbas SHBA ) dhe forca e dyte ushtarake ne Evrope ( mbas Rusise ). Asht Lider ne 40 shtete te Commonwealth-it, shtet, qe nga shtetet Evropiane ka prestigjin me te madh ne bote, e ju thoni se do kapitulloje, duke u bazaar ne disa perkthime gazetash ordinere ?! Mos u bani ma qesharak se jeni.
Shtetet qe kan qene Perandori nuk bien kollaj. Greqia qe nuk prodhon asgja vec djath, Kos, ullinj e limona, e prap se prap asht forca ma e madhe ne Ballkan, sepse dikur ka qene Perandori e dijes. Po Britania ?