I burgosur dhe i përndjekur nga regjimi osman, si një ndër patriotët e shquar, veprimtar i përhapjes së gjuhës shqipe, teologu e shkrimtari i shquar, do të persekutohej më egër nga komunistët
Ishte arrestuar disa herë nga regjimi osman, si një ndër personalitetet më problematike për ta, sa i përket përhapjes së ideve atdhetare shqiptare. Hafiz Ibrahim Dalliu kishte vuajtur përndjekje nga regjime e pushtime, por asnjëherë nuk u dorëzua. Kurrë nuk e pati menduar se e keqja më e madhe do t’i vinte pikërisht nga shqiptarë. Do t’i vinte nga regjimi komunist, sepse do të arrestohej e torturohej në moshë të thyer e prej burgjeve komuniste, do të dilte i gjymtuar, në agoni të jetës.
“Hoxha Kaur”
Hafiz Ibrahim Dalliu ishte Teolog dhe shkrimtar në Tiranën e viteve të para të shekullit të shkuar. Kishte lindur në një familje të vjetër tiranase, në vitin 1878. Ishte diplomuar në degën teologji-filozofi në Stamboll, atje ku dhe mori pjesë në lëvizjen për çështjen kombëtare shqiptare. Me t’u kthyer në Shqipëri, Hafiz Ibrahim Dalliu, u emërua “imam” i qytetit të Tiranës dhe mësues në shkollën fillore të këtij qyteti, në atë shkollë që drejtohej nga Filip Ashiku. Më 1908, Ibrahim Dalliu hapi shkollën për mësuese të vajzave. Paralelisht me aktivitetin e tij për arsimin e shqiptarëve, u bë pjesë e partisë “Bashkimi”, që aspironte për mëvehtësi kombëtare në kohën e shpalljes së Kushtetutës (Hyrjetit). Në vitin 1909, Hafiz Dalliu ishte një ndër delegatët e Tiranës në Kongresin e Elbasanit, atje ku u vendos edhe hapja e Shkollës Normale. Ibrahim Dalliu u emërua mësues i asaj shkolle. Gjatë kësaj kohe, prej vitit 1909-1911, Hafi Ibrahim Dalliu u arrestua disa herë nga regjimi osman, si veprimtar për arsimin shqip e çështjen kombëtare. Gjatë arrestimeve, iu sekuestruan materialet didaktike dhe shtypi patriotik në gjuhën shqipe, ndër të cilat revista “Albania” dhe fletorja “Trumpeta e Krujës” e Faik Konicës, etj. Hafiz Dalliu ishte Imam, por mjedisin fetar ai e shfrytëzoi më së shumti si shkollë, ku u mësonte fëmijëve gjuhën shqipe. Çfarë u bë edhe më e papranueshme për pushtuesit ishte se i mësoi fëmijët gjuhën shqipe, sipas alfabetit latin, sipas vendimit të Kongresit të Alfabetit.
Burgosja nga turqit
Në vitin 1911, Hafiz Ibrahim Dalliu u burgos nga regjimi osman, në Manastir, dhe më pas edhe në kështjellën e Selanikut. Atje u lidh me zinxhirë dhe kjo ishte masa e rreptë për një klerik mysliman, që po akuzohej si “Hoxha Kaur”. Kjo akuzë i vinte për shkak se kishte përhapur shkrimit shqip me shkronja latine, tek nxënësit e Tiranës. Pas disa muajsh, u lirua nga burgu, për shkak të përpjekjeve papushim të patriotëve Hasan Prishtina e Mihal Grameno. Pas vitit 1912, drejtoi gazetën Dajti.
Ishte pjesëmarrës në ngritjen e flamurit kombëtar, në 26 nëntor 1912, në Tiranë, sipas porosisë së Ismail Qemalit.
Hafiz Ibrahim Dalliu është autor i veprave shumë të rëndësishme satirike, si “Grenxat e kuqe”, “Dokrrat e hinit”. Gjithashtu, është autor i vjershës politike “Kreshniku i atdheut”, e botuar në vitin 1924. Ai përkrahu lëvizjen politike të Nolit, sipas mënyrës së tij, duke shkruar një elegji për Avni Rustemin. Në vitin 1930, botoi veprën e njohur monografike “Patriotizma në Tiranë”, duke sjellë dëshmi të përndjekjes në kohën e Turqisë, duke ndriçuar rolin e patriotëve Tiranas në Pavarësinë e vendit.
Arrestimi
Regjimi komunist e gjeti si mësues. Në vitin 1945, ishte emëruar mësues në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës, ku përgatitej brezi i ri i besimtarëve. Pikërisht në këtë kohë, në
Shqipëri, kishte nisur sulmi gjakatar kundër elitës intelektuale. Padyshim që Hafiz Ibrahim Dalliu do të ishte pjesë e kësaj elite, që do të ndëshkohej nga diktatori Enver Hoxha. Ai u arrestua në fillim të shkurtit të vitit 1948, dhe më 24 shkurt të atij viti, me vendim nr. 67, Gjykata e Tiranës e dënoi «për faje penale kundër popullit e shtetit – agjitacion e propagandë», me 5 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave civile për 3 vjet. Më 25 shtator 1948, Plenumi i Gjykatës së Lartë e prishi vendimin nr. 67, sepse çështja ishte pushuar nga Gjykata e Lartë. Por Hafiz Ibrahim Dalliu ishte torturuar pa mëshirë, për shtatë muaj rresht, pa marrë parasysh as moshën e tij të thyer. Doli i gjymtuar nga qelitë errëta të diktaturës komuniste, në shtator të vitit 1948. Katër vite më pas, ndërroi jetë, pikërisht në shkurt të vitit 1952, kohë kur Shqipëria kishte hyrë në valën e frikshme të pushkatimit, burgosjes e internimeve të intelektualëve më në zë shqiptar e familjeve të tyre.
Hafiz Ibrahim Dalliu mbetet një ndër personalitetet më të lartë të gjysmës së parë të shkullit të shkuar, patriot, teolog e shkrimtar i shquar.
Materialet e përdorura në artikull janë marrë nga: Petrit Kusi: “Hafiz Ibrahim Dalliu dhe vepra e tij – “Patriotizma në Tiranë”, ribotim nën kujdesin e Shoqatës Tirana, Imazh, Tiranë, personalitete të kulturës islame (shekulli XIX-XX), Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, red. Genti Kruja, Tiranë 2012, f. 80-83. (kujto)
Comments are closed.
gojdhenat thone se pervecse ”burr i mir”[sipas istorianeve muslims] ka qen dhe pak……..sumqir[sipas se vertetes].
Ikë mor cincari murëm, kaurri Janullës.
Dhe pastaj thoni perse Ju shaj dhe ofendoj …
###
Ore majmuna, ore mashtrusa … dhe ju o popull budallenjsh qe besoni keto “gjysem te verteta” dhe genjeshtra.
###
H.I.Dalliu nuk u burgos (ne 1911-n) nga Otomanet (sepse thjesht nga 1908 … Perandoria Otomane nuk egzistonte, por ne pushtet ishin Xon Turqit.
Shqipetaret ishin armiq dhe kundershtar te Xhon Turqve, sepse ishin Otomanist te “thekur” dhe per ceshtje Kombetare.
###
Kjo duket qarte edhe ne intervisten e Ismail Qemal Turko-spermes. (Lexojeni internet “I.Q. besnik i perandoris Osmane, perplaset me Italianet”)
###
Gazeta amerikane sjell intervistën e Qemalit për “The Morning Post”.
1- Mbrojtja që ai i bën regjimit të vjetër dhe akuzat ndaj xhonturqve.
2- Si një otoman patriot, unë protestoj me gjithë zemër kundër sjelljes së qartë të Italisë. Ajo nuk është vetëm një fyerje e integritetit të Perandorisë Otomane, por përbën një kërcënim të lartë.
3- Sigurisht, unë mund ta them këtë:
Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda nuk do të rrinë duke pritur … nëse është e nevojshme do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë Otomane.
…. dhe shume te tjera.
###
Mos u genjeni o Shqipetar nga “pamvarsira”, “luftra heroike” …. Islami dhe Otomanizmi jane te lidhura Ideologjikisht dhe Historikisht.
Nuk kishte dhe nuk ka Hoxhallar qe mos te jene thellesisht mirnjohes te Otomanizmit.
###
Mos u ngateroni kur ju thone “Shqipetaret patriot Mysulman luftuan ndaj Turqis”, Joooo luftuan kunder nje “fraksioni ideologjik” qe kishte marre pushtetin nga Sulltani ne vitet 1908-1912.
Per Turqin Otomaniste c’do Islamuti ne Ballkan i “qan zemra”, mos kini as nje dyshim per kete.
Flm-si gjithmone kerkoni te perhapni lajme te paverteta kur behet fjale per patriotet shqiptare.
###: Perandoria Osmane, zyrtarisht pushoi se qenuri ne 1 nendor 1922, kur sulltani i fundit Murati VI, abdikoi nga froni dhe jo ashtu sic thua zotrote se nuk ekzistonte mbas 1908-tes. Keshtuqe artikullshkruesi ka perdorur terminologjine e sakte kur flet per burgosjen e klerikut shqiptar.
###: Qe ne fillim, shqiptaret i perkrahen xhon turqit, pasi ata premtuan qe ti jepnin Shqiperise autonomine me te drejten e veteqeverisjes dhe te perdorimit te gjuhes shqipe brenda Perandorise. Me ardhjen ne pushtet, xhonturqit nuk u dhane shqiptareve ate qe u premtuan, bile shtypen me nje egersi te madhe cdo levizje shqiptare per te drejtat e tyre. Ne 1909 kryengritja shqiptare ne Kosove qe u shtyp me zjarr e hekur nga trupat e Xhavit pashes beri qe shqiptaret te kuptonin se xhonturqit ishin me te keqinj se sa turqit e vjeter.. Kjo beri qe shqiptaret te mos perkrahnin me xhonturqit. Eshte e qarte se regjimi meparshem nen sulltanin kishte qene me me shume te drejta per shqiptaret, duke u nisur qe nga mbajtja ne administraten lokale te vendasve , taksa me te ulta dhe masat me te buta ne lidhje me perdorimin e gjuhes shqipe. Ne nje kohe kur Shqiperia rrezikohej te coptohej nga fqinjet, patriotet shqiptare nuk mund te hapnin nje front tjeter lufte kunder Perandorise Osmane, prandaj bene ne zgjedhjet strategjike te se keqes me te vogel, asaj te perkrahjes se sulltanit. Nga ana tjeter, ata filluan te pregatitjen vendin per jo me autonomine qe kishin rene dakort me pare, por per pamvaresine e plote te Shqiperise.
###:Koha per te cilen juve flisni i perket periudhes kur Ismail Qemali ishte zyrtar i larte i Parlamentit Turk dhe i Ministrise se Jashtme turke. Aty ai fliste si perfaqesues i kesaj qeveria dhe nuk ka te beje aspak me perpjekjet e tija qe kishte filluar ne fshehtesi per te bere ate qe beri ne 1013.
###: Jam dakort me ate qe thoni se: “…Islami dhe Otomanizmi jane te lidhura ideologjikisht dhe Historikisht”. Besoj se per nje shqiptar te vertete, feja islame eshte feja qe futi forcerisht pushtuesi turk. Per ne, feja e shqiptarit eshte shqiptaria, dashuria per vendin dhe kombin tone si dhe per historine e tij mijeravjecare.
###: Ketu gabon perseri. Ka patur shume klerike shqiptare myslimane qe kane qene patriote dhe kane luftuar kunder pushtimit turk, njesoj si vellezerit e tyre te krishtere. Hoxha Tahsin dhe kleriku qe permendet ne kete shkrim si dhe shume te tjere jane shembuj te ketyre prelateve qe pamvaresisht kufizimeve te kuptueshme per kohen kur kane jetuar, kane dhene nje kontribut te cmuar ne luften per liri te popullit tone.
###: Ne kete pike te fundit, juve zbuloni fytyren tuaj te vertete, kur akuzoni shqiptaret si pro-islamiste. Personalisht besoj se feja eshte dicka qe i perket individit. Po keshtu, sic e kam thene me siper, shqiptaret e vertete kane per fe Shqiperine. Juve konsideroni rastet ekstreme te idjoteve qe jane pjese e cdo kombi, perfshi edhe ate shqiptar. Idjotet nuk perfaqesojne nje komb, pasi koncepti komb eshte mbeshtetur mbi gjuhen, zakonet, traditat, territorin dhe ndergjegjen kombetare. Feja eshte dicka qe ndryshon sic ka ndryshuar ne Shqiperi. Ata qe kane lexuar qofte edhe nje liber historie e dine se si ka ndryshuar feja e nje pjese te shqiptareve. Ajo qe juve beni ketu eshte thjesht spekullim dhe nuk ka asnje baze te vertete shkencore.
ore malaga sumqir dhe pedofil eshte mjekercjapi yt janullkari
Idiotësira!!! Ligji i agjitacion-propagandës nuk ekzistonte atëherë. Ibrahimi ndejti disa muaj në burg dhe me rënien e Koçi Xoxes u lirua nga burgu. Nuk u prek me dorë aty, e jo më torturohej, si thotë ky idioti. Vdiq disa pasi doli nga burgu, sepse ishte moshë e madhe. Të vdisje 64 vjeç asokohe ishte gjë e rrallë, sepse mosha mesatare ishte tepër e ulët.
Kështu që mos na shisni p*rdha, ju halldupët e anti-kamunizmit.
74 dhe jo 64. Date Lindja 1878 vdiq 1952.
Mos daç te blishë pordhë ateherë ti japim falas vetëm na trego se Koçe Zuzja nuk ishte komunistë.
E keni gabim . Ne vititet e 1944 -1948 dhe me tej por po flas per kete rast , komunistet o te vrisnin pa gjygjj ose te torturoni per vdekje. Kjo qe do them eshte e treguar nga nje mik i tij.Pasi hetuset nuk munden ta thyenin me tortura qe Havizi i duroi duke i thene hetuesve qe ky eshte urdheri i njeriut dhe jo i Zotit hetusit bllokoheshin.Vete Koci Xoxe e mori persiper ta thyente. I lidhur dhe varur ne cengel Koci filloi torturat me karbic pasi u lodh donte ti gjuante me grusht por i ngeli grushti ne hava…atehere Havizi i tha: me ate grusht do vi dita shume shpejt do godasesh veten tende oi i pafe. Dhe skaloi shume Koci Xoxe shkoi per lesh.
Vazhdon te vertetohet fakti qe para 100 vjetesh, hoxhet e Shqiperise ishin shume me te perparuar dhe perendimore se sot. Ata burgoseshin nga Turqia sepse punonin per Shqiperine, dhe e shikonin vendin tone si pjese e Europes se perparuar.
Ndersa sot, hoxhet e Shqiperise punojne per Turqine, sepse ajo i paguan, dhe duna ta cojne Shqiperine ne Arabi.
Cfare ndryshimi paradoksal. Kemi ecur 150 vjet mbrapa, ne vend qe te benim perpara.
Si ka mundesi qe paralelisht me Fan Nolin qe formoi Kishen Autoqefale Ortodokse Shqipetare, edhe hoxhet e asaj kohe donin ta ndanin fene myslimane ne Shqiperi nga Stambolli, dhe ta kthenin ne fe te pavarur te modrenizuar, me prirje perendimore?
Sepse ishin atdhetare te flakte, dhe kuptuan qe shqipetret nuk kane nevoje as per Patrikanen e Stambollit, as per Myftinine e Stambollit per te besuar tek zoti, se zotit nuk ka nevoje t’i falesh greqisht apo arabisht, se nuk ka nevoje ta quajme Allah, kur kemi fjalen e bukur shqipe Zot, se nuk kemi nevoje t’i themi lutjet tona ne arabisht (Allahu Akbar) kur mund te themi shume mire Zoti eshte i Madh.
Vete Gazeta Dajti qe Hafiz Dalliu drejtonte, tregon nje prirje perendimore drejt idealeve masone – me diellin qe ndricon nga maja e Dajtit.
Ndarja e fese nga shteti, dhe nga aresimi eshte paresore per nje vend laik, dhe eshte gjithashtu paresore per bashkejetesen e feve, sepse ne lenden e mesimit fetar ne shkolle, nxenesit do mesojne paralelisht per fete ekzistuese ne Shqiperi, do besojne sipas fese qe i perkasin familjarisht, por do mesohen te respektojne ne maximum besimtaret e feve te tjera.
Eshte turp qe kemi bere mbrapa, por shembuj si Hafiz Dalliu duhen promovuar, dhe ne fakt duhen promovuar nen driten e bashkejeteses fetare, dhe aspiratave perendiore te kombit tone.
Paska qene hoxhe greke
Shyqyr qe ke filluar te ecesh vete. Nuk te marrin më per dore.
Dhe pastaj thoni perse Ju shaj dhe ofendoj …
###
Ore majmuna, ore mashtrusa … dhe ju o popull budallenjsh qe besoni keto “gjysem te verteta” dhe genjeshtra.
###
H.I.Dalliu nuk u burgos (ne 1911-n) nga Otomanet (sepse thjesht nga 1908 … Perandoria Otomane nuk egzistonte, por ne pushtet ishin Xon Turqit.
Shqipetaret ishin armiq dhe kundershtar te Xhon Turqve, sepse ishin Otomanist te “thekur” dhe JO per ceshtje Kombetare.
###
Kjo duket qarte edhe ne intervisten e Ismail Qemal Turko-spermes. (Lexojeni internet “I.Q. besnik i perandoris Osmane, perplaset me Italianet”)
###
Gazeta amerikane sjell intervistën e Qemalit për “The Morning Post”.
1- Mbrojtja që ai i bën regjimit të vjetër dhe akuzat ndaj xhonturqve.
2- Si një otoman patriot (thote Ismail Qemali) unë protestoj me gjithë zemër kundër sjelljes së qartë të Italisë. Ajo nuk është vetëm një fyerje e integritetit të Perandorisë Otomane, por përbën një kërcënim të lartë.
3- Sigurisht, unë mund ta them këtë:
Shqiptarët myslimanë, pavarësisht shumë vuajtjeve të rënda nuk do të rrinë duke pritur … nëse është e nevojshme do të bien në llogoren e fundit për mbajtjen e perandorisë Otomane.
…. dhe shume te tjera.
###
Mos u genjeni o Shqipetar nga “pamvarsira”, “luftra heroike” …. Islami dhe Otomanizmi jane te lidhura Ideologjikisht dhe Historikisht.
Nuk kishte dhe nuk ka Hoxhallar qe mos te jene thellesisht mirnjohes i Turqis Otomaniste.
###
Mos u ngateroni kur ju thone “Shqipetaret patriot Mysulman luftuan ndaj Turqis”, Joooo luftuan kunder nje “fraksioni ideologjik” qe kishte marre pushtetin nga Sulltani ne vitet 1908-1912.
Per “Turqin Otomaniste” c’do Islamuti ne Ballkan i “qan zemra”, mos kini as nje dyshim.
Mos e zer ne goje Ismail Qemalin dhe gjithe atdhetaret shqiptare, se i ben pis o sperme anadolli qe vetem mut te nxjere goja o fisqire..la shume ha kane shkerdhyer pragun shqiptaret qe i ke kaq inat..? O rracshkerdhyer?…ty FLM ti dedikoj keto rreshta “romantik”
O Labush, inat kame me ata Turk-Arnaut qe e luaj si Shqiptar te kulluar dhe na kane felliqur.
###
Perpara se te ankohesh, kthem nje pergjigje ortho-logjike per deklaratat e Ismail Turkoshakut “… si nje Otoman Patriot …”, qe deklaron ne Intervist.
###
Te kuptoj per komplesillekun dhe qe ndihesh ngushte … por e verteta eshte si “vaji ne uje” qe nuk e duron presionin dhe shfaqet gjithmon.
//gjuha i ka fajet sepse nuk e dinte ku jetonte,gjuha kocka ska por kocka thyen.//
Turqia i sjell mishrat per barjam ne Shqiperi ne vendet ku ka qylaxhinj dhe mohues te vlerave kombetare per ti kthyer ne turq dhe osmanllinj njerezit qe jane injorante.
Hafiz Imbrahim Dalliu
Qe i pershpirtet fare njeriu
Per ty tretet si qiriu
resuru Allah.
Kjo eshte nje nga lutjet e keti gjigandi te shqiptarise, qe u denua me vdekje nga Xhon Turqit (ekspedita ndeshkimore e Dergut Pashes) e rrahen me shufer hekuri ne tabanet e kembeve dhe e hipen ne gomar seprapthi pa taxhe te cilen ia hodhen ne vijen e ujit me preteksin se je hoxhe qafir se ke perkthyer Kuranin me germa latine.
Zogu e persekutoi sepse ishte republikan. Ia hoqi pensionin e patriotizmit sepse ai shruajti poezite kunder tij ne botimin “Grenxat e Kuqe” ku e demaskon hapur regjimin e tij dhe ate personalisht.
Komunistet e futen ne burg sepse si shumica e patrioteve intelektuale te kohes u bene fansa te Gjemaneve qe propagandoi bashkimin e trojeve shqiptare dhe krijimin e Shqiperise etnike. Me konkretisht ia shroi kater vargje ne gazeten “Tomorri” per te cilat u torturua shtazerisht nga koministet pasi erdhen ne pushtet, te cilat ishin:
Talion, Xhapon e Gjermon
Do ta fitojn luften se zbon
Se jon fetar me tabon.
Tani gjykoni vete per kete personalitet te madh e shqiptare te kulluar qe sakrifikoi jeten per Shqiperine
E kam ne biblioteken time librin origjinal te H.I. Dalliu-t “Patriotizma më Tirane”. Ne kopertine, mbulese, ka flamurin kombetar kuq e zi me shqiponjen me dy krena. Libri eshte botuar me 1930 dhe ka kushtuar 2 franga ari te kohes. Po ta lexosh e kupton se sa patriot ka qene me te vertete hoxha Dalliu. Ai demaskon shume ashper bashkohesit e tij, sidomos per veprimtarine e tyre gjate viteve 1908 – 1912. Ne nje vend ai veren se jo vetem gjuha shqipe, por edhe vete kombi shqiptar ishte ne rrezik te shperbehej. Dhe shkruante per shqiptaret “halldupe” qe ia kishin shitur shpirtin Turqise: “Gjithe te zezat i kam punue/ por shqip shyqyr, nuk kam kendue”. Ai shkruante po ashtu per shume turq qe jetonin ne Shqiperi prej brezash, por nuk kishin dashur ta mesonin gjuhen shqipe. Sipas propagandes se kohes: Po te flisnje shqip, largoheshe nga Dovleti dhe nga Kurani!
O rrota te gjith po feja ishte e lire deri ne vitin 1967 pas ketij viti te tridhnin bolet po mos ja fusni kot se po lexoni perdite budalleqe qe keshtu i bene x personi sigurimsat e keshtu i bene x personi tjeter dhe ne disa raste permenden emra qe nuk kan qene asnje dite ne burg e del nje x person e thot ça i ka ba sigurimi filanit ne burg dhe ai filan i kthen pergjigje qe une nuk kàm qene asnje here ne burg , ja te tille njerez jemi ne qe bejme priftin me barre . Ose edhe nje rast tjeter qe njerin e kishin fut bashkepunetore i sigurimit tash qe u hapen dosjet dhe pastzj i thone na fsl se ishte gabim . Pra po shohim qe ata qe kan qene edhe bashkepunetore me U.D.B ne Jugosllave dhe ASFALINE Greke i kan rregullu dosjet e veta tash 30 vite i kan pase neper duar vete dhe e ksn dite se jane me hije dhe i kan rregullu e ne vend te emrit vet ja kan fut nje emer kot . Ja keto jane bemat shqipetare . Por hafiz Dalliu i ka hanger bytha per ndonje gje dhe e kan fut brenda po sot po i mbajne nga 2 vjet brenda pa u denu ose i denojne edhe kot e pastaj i thone dole i pafsjshem .