Ministri serb akuza BE: Po luajn lojë të dyfishtë, nuk i intereson marrëveshja me Kosovën

7 Mars 2019, 16:23Rajoni TEMA

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka akuzuar shtetet e Bashkimit Evropian se po luajnë lojë të dyfishtë dhe se nuk janë të interesuara për ta zgjidhur çështjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këto deklarata ai i ka bërë në prag të vizitës së diplomatit amerikan, David Hale, duke vlerësuar lart angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan Tanjug. Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund të kontribuojnë në vazhdimin e procesit të bisedimeve, por vetëm nëse ndihmojnë në heqjen e vendimit për taksën të vendosur nga Qeveria e Ramush Haradinajt në nëntorin e vitit të kaluar. David Hale do të zhvillojë vizita në Beograd dhe Prishtinë në datat 8 dhe 9 mars.

Në një intervistë të dhënë sot për “Danas”, Hale ka thënë se Kosova duhet të heqë vendimin për taksën në mënyrë që të vazhdojë dialogu i Brukselit, pasi, sipas tij, tashmë është koha që përfundimisht të arrihet një marrëveshje finale Kosovë – Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje