Duket paradoksale e si trill njëherësh, por në dhjetor të vitit 1946, ndërsa zhdukej çdo kundërshtar i komunistëve, pas muajve të vështirë të kryengritjeve antikomuniste në verën e po atij viti në veri të vendit menëjherë pas nënshtrimit të kryengritjes së Postribës dhe dënimeve me vdekje dhënë në gjyqin special, kryeministri Enver Hoxha kishte dërguar në presidiumin e Kuvendit Popullor një ligj për krijimin e partive politike, i cili parashikonte në detaje se si do të krijoheshin partitë e reja, deri te deklarimi i të ardhurave financiare, apo si duhet të administronin ato.
Ligji me numër 370 ishte dekretuar në Presidiumin e Kuvendit Popullor me 6 dhjetor 1946 dhe parashikonte veç krijimit të partive politike edhe krijimin e “shoqatave kulturale, shkencore, profesionale etj…”
E ndërsa në nenet e para bën habi se si diktatori i ri artikulon krijimin e partive të tjera politike, thelbin e këtij ligji e zbulon në nenin 7 të tij, ku kuptohet se ky ligj po dekretohej për të mos lejuar krijimin e asnjë partie tjetër veç asaj që instaloi regjimin komunist.
Ndërsa citohej se çdo kërkesë për formimin e partive të reja do të dërgohej në Ministrinë e Brendshme, në nenin 7 shkruhet se: “Organet shtetërore kompetente do të ndalojnë formimin dhe veprimtarinë e partive politike që kanë për qëllim të ndryshojnë ose rrëzojnë rendin konstitucional të Republikës Popullore të Shqipërisë, ose kanë karakter antidemokratik, ose janë të organizuar në bazë fetare, ose kanë për qëllim dhe shërbejnë për të mbjellur urrejtje dhe grindje në mes të kombësive, racave dhe feve. Gjithashtu ndalohet formimi dhe veprimtaria e një partie politike kur themelonjësit ose ata që bëjnë pjesë në kryesinë e saj, frymëzohen nga parimet e përmendura më sipër..”.
Më poshtë e sjellim të plotë ligjin me nenen mbi formimin e partive politike dekretuar në 6 dhjetor 1946.
Republika Popullore e Shqipërisë
Presidiumi i Kuvendit Popullor
Dekret
Nr.241 datë 6 dhjetor 1946
Presidumi i Kuvendit Popullor
Në mbështetje të art.54 Nr.5 të Statutit të republikës Popullore
Pasi u votua nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë
Shpall
Dekreton
Ligjën Nr.370 datë 6.12.1946 mbi formimine partive politike dhe shoqatave kulturale, shkencore, profesionale etj, dhe mbi mbledhjet publike me titull e përmbajtje si vijon:
Ligjë Nr.370 Datë 6.12.1946 mbi formimin e partive politike dhe shoqatave Kulturale, shkencore, profesionale etj dhe mbi mbledhjet publike.
Kapitulli i I
Dispozitë e Përgjithshme
Neni 1
Për zhvillimin e aktivitetit politik, kultural e shoqëror të masave të gjera të popullit, shtetasve të Republikës Popullore të Shqipërisë ju garantohet e drejta që të formojnë parti Politike dhe shoqata kulturale, shkencore, profesionale, sportive, etj.
A Parti politike
Neni 2
Veprimtaria e partive politike ose t’organizatave politike mund të shtrihet në rrethin e një ose më shumë Prefekturave ose në gjithë Shqipërinë.
Neni 3
Shtetasit që dëshirojnë të formojnë parti politike detyrohen ti drejtojnë një kërkesë organit shtetëror competent duke paraqitur programin dhe rregulloren ose statitin e Partisë së tyre.
Neni 4
Kërkesa për formimin e një partie politike duhet të nënëshkruhet të paktën nga 50 zgjedhës kur veprimtaria e kësaj partie do të shkrihet në rrethin e një ose dy Prefekturave dhe nga 100 zgjedhës kur veprimtaria e saj do të shtrihet ën rrethin e tre ose më shumë Prefekturave ose në gjithë Shqipërinë.
Neni 5
Kërkesa për formimin e një partie politike i drejtohet Ministrisë së P.brendshme, e cila kur konstaton mungesa formale, u’a kthen paraqitësave për t’i plotësuar ose korrigjuar.
Neni 6
Ministrija e P. të Brendshme duhet brënda 30 ditëve nga data e marrjes në dorëzim të kërkesës, të aprovojë ose refuzojë formimin e partisë politike.
Në rast se brenda këtij afati nuk është marrë ndonjë vendim atëherë kërkesa konsiderohet si e pranuar
Neni 7
Organet shtetërore kompetente do të ndalojnë formimin dhe veprimtarinë e partive politike që kanë për qëllim të ndryshojnë ose rrëzojnë rendin Konstitucional të Republikës Popullore të Shqipërisë, ose kanë karakter antidemokratik, ose janë të organizuar në bazë fetare ose kanë për qëllim dhe shërbejnë për të mbjellur urrejtje dhe grindje në mes të kombësive, racave dhe feve. Gjithashtu ndalohet formimi dhe veprimtaria e një partie politike kur themelonjësit ose ata që bëjnë pjesë në kryesin e saj, frymëzohen nga parimet e përmendura më sipër.
Neni 8
Kundra vendimit të Ministrisë së P. të Brendshme, mbi refuzimin e kërkesës për formimin e një partie politike ose mi ndalimin e vazhdimit të veprimtarisë së saj, mund të bëhet ankimi brënda 15 ditëve që nga dita e njoftimit të vendimit, përpara Gjykatës së Lartë të republikës Popullore të Shqipërisë që vendos në formë të prerë brënda 15 ditëve.
Ankimi i dërgohet Gjykatës së Lartë me anën e Ministrisë së P.Brendshme.
Neni 9
Nuk mund të marrin pjesë në formimin e një partie politike as të jenë anëtar të saj shtetasit e huaj si dhe shtetasit shqiptarë që nuk gëzojnë të drejtën e votës.
Neni 10
Rregullorja ose statuti i Partive politike duhet të përmbajë emërin e Partisë, angazhimin e brëndshëm, burimin e mjeteve materiale që do të përdorë për zhvillimin e veprimtarisë së saj dhe selinë e saj.
Neni 11
Çdo parti politike detyrohet të çpallë nëj herë në vit burimin, sasinë dhe përdorimin e të ardhurave të saj.
Neni 12
Partisë politike janë persona juridike. Ato mund të kenë pasuri të patundshme të nevojshme për qëllimet e Partisë, lokale për mbledhje dhe shtypin e tyre. Këto parti administrojnë të ardhurat që rrjedhin nga pagimi i kuotave të antarësisë si dhe nga burime të tjera të ligjshme. (tesheshi)
Ky qe ka komentuar kete ligj eshte komplet loqe. Neni 7 aplikohet edhe tani.
Nuk na sqarove se deri ne c’vit ishte ne fuqi ky ligj.
Sado që të gënjeni sado para që të hidhni për të rehabilituar figurën e qoftëlargut nuk keni për t’ia arritur qëllimit. ..nuk keni lënë një ditë bosh pa nxjerrë fytyrën e qoftëlargut këtu në gazetë. ..e rrotulloni e rrotulloni muhabetin dhe sistematikisht e servirni qoftëlargun. ..unë mendoj se do të vijë një ditë kur Shqipëria nuk do të qeveriset më nga trashgimtarët e qoftëlargut dhe atëherë qoftëlargu juaj do marrë atë që i takon. .ai do nxjerr nga varri dhe do pushkatuar. ..e ka shumë pak por do të ishte një sinjal respekti për masakrimin 50 vjeçar që i bëri këtij populli, deri atëherë ju delirantët dhe nostalgjikët mund të vazhdoni ti thurni ‘lavde
Neni 7 nuk ka asgje te ndryshme as nga ligjet e ngjashme ne vendet demokratike. Problemi nuk ishte tek ligjet, por ke zbatimi i tyre.
Ne kohen e merhumit, le ta provonte ndokush qe te kerkonte parti politike dhe do e shikonte se ku do perfundonte.
Edhe ne Gjermanine e Hitlerit, kishte ligje qe lejonin krijimin e partive te tjera politike, por te gjithe ata qe provuan, perfunduan neper krematoriumet e kampeve te perqendrimit.
@Ben.
Merhumi i p…. te sat´eme.
Fen apo me mire pordhe-me sa duket e ke pare ate te sat eme sa qe te paska mbetur merak aq shume
Shume sakte.
Ky qe ka bere shkrimin, vertete ka ne dore dokumente te rralle te arkives, por nuk paska qualifikimin e duhur per te bere interpretimin e tyre.
Enver Hoxha aq diktator sa ishte, aq edhe i zgjuar ishte. Nga ana ligjore ketu nuk ka asgje per t’u habitur.
Qe te themelonte diktaturen komuniste plotesisht, Enver Hoxhes ju deshen te pakten 15 vjet veprime, propagande, dhe terror i kamufluar.
Ata qe duan ta paraqesin Enver Hoxhen si leshko, i rrjedhur, apo i çmendur, Jane vetem llafolloge kafenesh pa pike kulture politike apo historike.
Enver Hoxha ishte nje diktator i zgjuar qe e njihte me themel psikologjine e popullit shqipetar dhe nevojen e tij per Njeshin qe i ben te gjitha.
70% e elektoratit shqipetar Jane lehtesisht te manipulueshem nga Njeshat. Ata qe mendojne ne menyre te pavarur jane maksimumi 30%.
Jane qindra mijera qe sot mendojne se Edi Rama eshte kryeminister i madh se di te flase italisht ne studio televizive italjane.
Me kete llogjike na del Genc Pollo politikani shqipetar me i madh i te gjitha koherave.
Eshte e njejta llogjike qe e bente Enver Hoxhen perendi tek fshataret sepse dinte frengjisht. Mentalitet prej skllavi. Sali Berisha eshte njesoj kriminel edhe po te dije 10 gjuhe te huaja, ose se beje ligje te mira be dukje. Ai eshte shkelesi me i madh i ligjeve qe ka bere vete.
Sakte!
rama di italisht???
mi vergognavo a sentirlo parlare in italiano… missa che tu non conosci nemmeno sta lingua.
se parlava nella sua lingua faceva piu bella figura!
invece basha era brutto come i zingari romeni.
Ata qe jane mesuar te vjellin, nuk durojne dot se nuk e nxjerrin dot nga poshte dhe do ta nxjerrin nga larte, por une nuk e kam ditur qe ka pase nje ligj te tille. Me sa lexova , ky ligj paska qene shume here me i mire se ai sot qe lejon partite politike ta bejne çorbe Shqiperine si eshte bere keto 28 vjet. Shum ligj i mire dhe demokratik, megjithate, nuk ja vlene me te diskutojme se tani e ka marre ferra uraten.
Autori duhet te na thote se ku e ka gjetur kete dokument, ne cilin fond, ne cilen dosje, ne cilat faqe, dhe pse nuk e ka treguar kush e ka firmosur,firmen e tij dhe vulen e institucionit, ne rastin konkret te Presidiumit te Kuvendit popullor.Ose kush eshte botuar .
Enveri e ktheu vendin ne nje burg me gjemba, rrota e Carit. Per shkak tell tij breza te tera njerezish jetuan si skllever. Kush e mburr ende eshte rrota e kalit.
Shumë mirë keni bërë që e keni botuar. Shoku i lavdishëm Enver dallohej për zbatimin me korrektësi të ligjeve që shkruante. Ndaj dhe sot, në vazhdën e kësaj tradite të shkëlqyer Marksiste- Leniniste, edhe Berisha, Meta, Rama dhe sidomos Ruçi dallohen për zbatimin me korrektësinë më të madhe të ligjeve. Vënd më të dalluar për zbatimin me korrektësi të ligjeve se Shqipëria nuk mund të gjesh në faqe të dheut. Vetëm Kim Yong Un, Maduro dhe Raul Kastro mund tja kalojnë.
Dmth Shoku Enver paska qene pluralist?! Po agjitacionin e propaganden kush e shpiku?
FANSAT E LAVERIT (LAVIRIT) NUK I ZE GJUMI SI TA PASTROJN EGROPEN E GJIRICES ME EMRIN ENVER. DIHET SE KRIMBAT E TIJ DO LUFTOJNE TE PASTROJN GJIRICEN KU KANE NGREN EDHE ATA POR KURR NUK BESOHEJ SE DO ARRININ DERI ATJE SA TE GENJEJNE AQ PAFYTYRESISHT SA TE THONE SE ENVERI KA QENE KUNDER TUFEZIMIT TE BAGETIVE DHE PRO PLURLIZMIT POLITIK. POPULLI E URENTE AQ SHUM ENVERIN SA NUK DO VOTONTE PER PARTIN E PUNES EDHE PARTI HITLERJANE TE ISHTE RIVALE. PA PARTI DHE KANDIDAT RIVAL DHE VOTAT BEHESHIN ME POLIC SE POPULLI DO E HIDHTE NE KOSH TE PLEHRAVE FLETEN E VOTIMIT.
o artikullshkrues…e paska qa ate ligjin qe ne 1946 dhe ai neni 7 ska asgje te keqe…