Një vlerësim i Edit Durham, për zonjushën Kyrias (Sevasti Qiriazi), gruan kurajoze: “Shkolla e Vashave ishte kaq moderne, saqë më dukej se isha kthyer papritur në Europë”. Homazh për gruan e madhe që vuajti dhimbje të madhe nën diktaturën komuniste, humbjen e djalit Gjergji e bashkëshortit Kristo Dako.
Sot është 7 mars, dita e mësuesve. Është dita kur të gjithë përulemi me respekt para mësuesve. Kujto.al zgjedh të përkujtojë këtë ditë të rëndësishme me një homazh për një prej figurave më të ndritura të historisë tonë, që si askush, dha gjithçka kishte për arsimin në Shqipërinë e viteve të para të shekullit të shkuar. Sevasti Qiriazi dhe motra e saj Parashqevi Qiriazi, dy motrat kurajoze që luftuan për arsimin shqip, në atë kohë kur në vendin tonë analfabetizmi ishte sundues në shumicën e popullsisë. Por cili ishte shpërblimi që mori Sevasti Qiriazi për kontributin saj të pazëvëndësueshëm në fushën e arsimit?! Si shumë të tjera mendje të ndritura të Shqipërisë, ajo mori si “shpërblim” vuajtjet e pashoqe nën dhunën komuniste.
Themeluese e Shkollës së Vashave në Korçë
Sevasti Dako (Qiriazi) lindi në vitin 1871 dhe ishte atdhetare dhe nismëtare e organizimit të arsimit shqiptar për femra. Ishte e para grua shqiptare që studioi në institucionin amerikan, kolegjin me emër “Robert College” në Konstandinopojë (Stamboll), të cilin e kreu në qershor 1891. Pas përfundimit të studimeve, ajo u kthye në Shqipëri dhe mori pjesë në ngritjen e shkollës së vashave në Korçë, më 1891. Bashkë me motrën e saj Parashqevi Qiriazi, ishin mësueset dhe edukatoret e para të shkollës së vashave që u hap më 1891 në Korçë, nga ku dolën shumë emra të njohur të femrave, të cilat kontribuan në fushën e arsimit. Sevasti Qiriazi mbahet mend për shumë veprimtari patriotike, por kryesisht si nismëtare e arsimit dhe emancipimit shoqëror të femrës shqiptare.
“Mësonjëtorja” është një ndër filmat më të bukur shqiptarë, të realizuar në kohën e diktaturës komuniste. Ai film është mishërim i personazheve të shquar të arsimit shqiptar, Sevasti dhe Parashqevi Qiriazit dhe vëllait të tyre, Gjerasim Qiriazi. Sevastia e Gjerasimi vijnë në këtë film përmes personazheve kryesorë, Dafina e Stefan Bardhi. Ai film i kushtohej Sevastisë, por në asnjë rast nuk identifikohej ky fakt, sepse Sevasti Qiriazi dhe familja e saj pësuan dhunën më të tmerrshme të sistemit komunist, me vrasje, burgosje e internime. Nuk mund të ndodhte ndryshe, sepse ishte një ndër familjet më të kulturuara në Shqipëri. Sevasti Qiriazi, bashkë me vëllain e motrën e saj, hapën shkollën e parë shqipe në Korçë dhe kaq mjafton.
Ja çfarë shkruante Edit Durham, pas vizitës në Korçë në vitin 1903. Ajo e përshkruante kështu shkollën e Vashave: “Zonjusha Kyrias (Sevasti Qiriazi), një grua shumë e përgatitur dhe kurajoze, pati shkuar në Amerikë me ndihmën e misionarëve amerikanë, ishte trajnuar atje dhe kur u kthye në Korçë, ishte emëruar drejtoreshë e një shkolle femërore, nën patronazhin e Misionit Amerikan. Sevasti përdorte tekste shkollore amerikanë dhe jepte
mësim në gjuhën shqipe. Mbas mbylljes së shkollës mashkullore të Korçës, kjo mbeti e vetmja shkollë në Shqipërinë Jugore, ku mund të mësohej shkrim e këndim në gjuhën shqipe. Edhe pse frekuentimi i asaj shkolle sillte rrezikun që vajzat dhe prindërit të ishin persekutuar nga autoritetet turke, klasat ishin gjithmonë plot. Vajzat e krishtera dhe muslimane mësonin të shkruanin dhe të lexonin në shqip dhe i mësonin edhe vëllezërve të tyre. Shkolla e Vashave ishte kaq moderne, saqë më dukej se isha kthyer papritur në Europë”.
Ajo do të përballej me të njëjtin mallkim që u përballën mijëra shqiptarë të arsimuar. Dijet e tyre ishin armiku kryesor i diktatorit Enver Hoxha. Sevasti Qiriazi përjetoi zemërplasur humbjen e Gjergjit, djalit të saj e trupin e munguar të tij, për ta përcjellë në banesën e fundit. Komunistët nuk ia kanë dhënë as këtë mundësi. Sevasti Qiriazi përjetoi një tjetër torturë, burgosjen e djalit tjetër, Aleksandrit. Ajo iku nga kjo botë, pasi pa të shkatërruar familjen, por edhe atdheun, për të cilin kishte punuar me mish e shpirt, gjithë jetën e saj./kujto.al
opos panta mia kyria greke Sevasti ,patriote dhe e zgjuar ,edhe emri nuk ishte rastesi…………….
Te paharruara qofshin kujtimi dhe vepra e ketyre atdhetareve te jashtezakonshme! Sa shume mesime kane lene ato per brezat e rinj. Sa dhimbje kur mendojme se si shperblehen ketu perpjekjet per atdheun e Shqiperine. Per fat te keq, dhe sot mirenjohja le shume per te deshiruar. Politika eshte armiku me i madh i mirenjohjes per punen dhe veprat e mira! Ajo e ka ngushtuar aq shume horizontin dhe karuselin e saj, saqe nuk e njeh me kete vertyt. Zedhenesit e saj, mediat e analistet ca me keq. Vetem njerezit e thjeshte perpiqen ta ruajne disi.
Nuk eshte rastesi qe Sebastia ishte greke e kulluar
Pune kauresh(Vllej tradhtar)!!!
Ty o pleher burazer anadollak qe je dobic dhe pranon dhe vete mos bej komente bej kom per preardhjen tende bastarde
O gazetar me plot gojen rrote kari ose salop po qe femer . Po si mund te thuash qe ENVER HOXHA ishte armik i shkollimit o kafsh , kur shkollimin ne kte vend e ngriti ai burr shteti , kur e mori ENVER HOXHA pushtetin 99 perqind e SHQIPTARVE lyenin gishtin me boj per te firmosur se ishin analfabet total si popull . Po pse o ju mallkofte zoti shani dhe denigroni pa shkak , vetem se keni inate personale me Aate ish burr shteti , i vetmi udheheqes nga koha ilirve ishte ENVER HOXHA qe ngriti shkolla ne xhdo cep te kti vendi deri ne vermosh e dragobi , ishte i vetmi burr qe shkollen e mesme e vuri me detyrim ne kte vend , ne ka njeri qe i shkolloi SHQIPTARET te ter me dhun i beri njerez ai ishte ENVER HOXHA , i vetmi qe ngriti universitetet e para akademin e shkencave shkollat profesionale dhe te arteve te bukura xhdo gje ne kte vend atij shteti qe udhhiqej nga ENVER HOXHA i dedikohen te tera nga Aja tek ZHja , o te marrofte zoti qe genjeni dhe shpifni shani dhe shtremberoni te verteten me kto artikuj muti o hajer mos befshi , se armiqt me te poshter te kti vendi jeni , jeni pjella djajsh , nese nuk e njeh te kaluaren e ati sistemi pyet o gazetar apo gazetare pa tru , yyyt pjella te ndyra , ktu nuk esht problemi se dua te mbroj figuren e ENVERIT , por problemi esht shum me i madh ktu shtremberohet historia nuk thuhet e verteta , gazetaret duhet ti japim çezarit çi takon çezarit , jo i japin çi do ai miku kryeredaktorit , se po i jepni merita llumit maskarenjve batakçinjve dhe tradhtarve te kti vendi , o pjella pa moral.
Armik i personave intelektual dhe te shkolluar dhe qe nuk kishin asgje te perbashket me komunizmin. Ishin brezi qe vinin nga shkollat perendimore !
Respekte per kete atdhetare shqiptare qe rrezikonte jeten nga hordhite greke e osmane, per perhapjen e gjuhes shqipe.