Dokumenti: “Do ndërhyjnë anglo-amerikanët, do anulojnë zgjedhjet e do lirojnë të burgosurit”

11 Mars 2019, 14:00Dossier TEMA
Dokumenti: “Do ndërhyjnë anglo-amerikanët, do anulojnë

Komentet në burgje dhjetor’46: Halo Kuci, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni, Bilal Nivica dhe Zenel Prodani bisedojnë se zbarkimi nga Anglo-Amerikanët  në Shqipëri  është i  paevitueshëm.”

Ndër praktikat më të zakonta të punës në Komitetin Qëndror të Partisë Komuniste, duke nisur nga vitet e para të regjimit e deri në shembjen e diktaturës ishte informimi mbi gjithçka thuhej e veprohej në popull, nëpër ndërmarrje  shtetërore, administratatë, institucione, kooperative, kampe internimi e  sidomos në burgje. Përgjimi bëhej kryesisht përmes rrjetës së spiunazhit të ngritur në çdo sektor të jetës në diktaturë.  Në vazhdën e këtyre përgjimeve përfshiheshin edhe fjalët që njerëzit thonin mes tyre si parashikime, komente, etj.

Në dhjetor të vitit 1946, ishin mbledhur thënie e komente të njerëzve në gjithë Shqipërinë, por edhe brenda ndër burgje. Mes shumë dokumenteve mbi këto thënie veçojmë për publikim në arkivën tonë  online Kujto-al, këtë dokument të shkurtër ku renditen në formë alarmante komentet e disa të burgosurve politikë. Dokumenti thotë:

“Kanë përhapur parulla më burg duke thënë se : Qeveria anglo-amerikane i ka dërguar një notë Shqipërisë me këto fjalë:

Anullimin e zgjedhjeve të 2 dhjetorit.

Formimin e një qeverie kualicioni.

Zgjedhje të reja dhe të lira

Lirimi i të burgosurve.

Halo Kuci, Sami Koka, Sulejman Vuçiterni, Bilal Nivica dhe Zenel Prodani bisedojnë se zbarkimi nga Anglo-Amerikanët në Shqipëri është i paevitueshëm.”

kujto.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje