Ronaldo “rrëmbeu” shoun, por Bernadeski ishte sekreti i përmbysjes

13 Mars 2019, 14:06Sport TEMA

Juventusi mbrëmjen e djeshme arriti një nga përmbysjet më të rëndësishme në historinë e saj, ndoshta më e jashtëzakonshmja, pasi torinezët kurrë më parë nuk kishin arritur të përmbysnin një ndeshje në Ligën e Kampionëve në momentin që ishin mposhtur 2-0 në takimin e parë.

Sigurisht, për të bërë realitet ëndrrën u desh një Kristiano Ronaldo në ditën më të mirë. Portugezi udhëhoqi “Zonjën e Vjetër”, me tre golëshin e tij. Megjithatë nëse Ronaldo meritoi notën 10, atëherë  menjëherë pas tij vjen Federiko Bernadeski.

Italiani ishte një bast i Alegrit, teksa u preferua titullar para Dibalës, por tekniku livornez në fund e fitoi bastin, pasi sulmuesi anësor ishte motori i përmbysjes.

Asist për Ronaldon te goli i parë, por edhe një sprint në minutën e 84, nga i cili erdhi dhe penalltia e ekzekutuar nga Ronaldo.

Gjatë mbrëmjes Bernadeski provoi dhe një rroveshatë spektakolare, që të gjithë të pranishmëve iu çoi në mendje golin e Ronaldos vitin e kaluar, por që nuk përfundoi ashtu siç do donte 25-vjeçari.

Megjithatë, sigurisht vëmendjen e mori ylli Ronaldo me golat, por pas tij Bernadeski konfirmoi cilësitë për të cilat Juventusi e transferoi nga Fiorentina.

2 komente në “Ronaldo “rrëmbeu” shoun, por Bernadeski ishte sekreti i përmbysjes”

  1. Ela says:

    Nje sygjerim per autorin e artikullit… Ne vend qe te perdorni fjalen “rrembeu”, ku ne kete kontekst ne Shqip s’do te thote asgje, perdorni me mire fjalen “pervetesoi”! Te perkthesh flaje per fjale nga anglishtja s’ka asnje kuptim! Ndersa fjalen “show” meqenese eshte fjale e huaj, ose e shkuani tamam ose mos e perdorni fare. Ekziston ne shqip fjala “spektakel”. I lutem Gazetes Tema, qe nuk eshte gazete “Kazan”, te beje kujdes ne shkruarjen e gjuhes sone qe vitet e fundit eshte vrare e masakruar njesoj si populli yne. Faleminderit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje