Cristiano Ronaldo dhe 13 rekordet e tij në Champions League

13 Mars 2019, 10:50Sport TEMA

Cristiano Ronaldo ka bërë histori me tri-golëshin e tij ndaj Atletico Madrid, duke kualifikuar Juventusin për në çerekfinale të Champions League.

CR7 shënoi tripletën e tij të katërt ndaj Ateltico Madrid, e treta që e pëson Jan Oblak, teksa “Colchoneros” janë viktima e dytë e preferuar, pas Sevilla.

Në total, portugezi i ka shënuar 25 gola skuadrës së Simeone-s.

Me golat ndaj ekipit nga Madridi, Ronaldo shkon në shifrën e 124 realizimeve në Champions, duke kryesues i vetëm listën e golashënuesve, madje ka shënuar 6 gola më shumë se e gjithë Atletico në historinë e kupave të Europës.

Ronaldo prishin tersin e golave me fanellën bardhezi, pasi goli i tij i vetëm këtë sezon në Champions League ishte me 7 nëntor, kundër Manchester United.

Portugezi mban plot 13 rekorde personale në Champions League:

1- Golashënuesi më i mirë

2- Gola në ndeshjet brenda

3- Gola në ndeshjet në transfertë

4- Ggola në fazën e grupeve

5- Gola në fazën me eliminim direkt

6- Gola në finale

7- Gola në goditje dënimi

8- Gola me penallti

9- Gola me kokë

10 Dopjeta

11- Tripleta

12- Asist

13- Më shumë pikë të fituara për ekipin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje