Nga Artur Ajazi
Ka marrë fund me dështim të plotë dhe spektakolar, “uragani” popullor i Lulzimit dhe Monikës, protesta më e vakët që ka zhvilluar ndonjëherë Partia Demokratike qysh nga krijimi saj. Ka qenë një ngjarje e turpshme, bajate, e cila u parapri nga paralajmërime të neveritshme të një opozite të kapitulluar, të rrëgjuar, të hutuar, të molepsur, të paaftë, e cila nuk arriti as në 16 mars, të ngrinte në “këmbë 150 mijë vetë” për të rrëzuar qeverinë Rama.
Protesta e sotme, ishte pamja më tragjikomike e një opozite që rrotullohej e rrotullohej rreth institucioneve kushtetuese, duke u paraprirë nga kryetari Basha dhe pasuesit e tij ish-a. Ata tashmë pothuajse të gjithë janë “ish-a”, ish-deputetë, ish-sekretarë, ish-opozitarë, ish-kryetarë, dhe të tillë do të mbeten deri në 2021. Ata të gjithë janë pas 16 marsit, ish-denoncues të neveritshëm, ish-paralajmërues të skaduar, që tentuan të bëjnë “të fortin” me ligjin, me institucionet kushtetuese, por që në fakt u mblodhën tek selia e SHQUP-it, duke dëgjuar kryetarin e tyre ti këndonte himnin e flamurit, dhe kaq.
Protesta e 16 marsit, ishte triumfi i Flamurit, atij që dikur zihej me ministrat dhe kryeministrin në sallën e Parlamentit, dhe dje u caktua nga “lideri” Basha të bënte hapjen e “protestës popullore”, duke u bërë gazi botës. Ata që provuan edhe njëherë të “rrëzonin qeverinë Rama” dhe dolën më keq se bllofi, ata që e provuan edhe njëherë të mblidhnin në shesh “150 mijë vetë” dhe që nuk mblodhën as 15 mijë, nga sot duhet të largohen, madje natën. Largohu Lulzim dhe Monika, largohuni dhe do ta shihni se do të ndjeheni më të dlirët në shpirtin tuaj, hapini rrugën atyre që duhet të marrin në dorë frenat e partive tuaja të shkërrmoqura nga mëkatet dhe negativitetet politike. E provuat edhe njëherë sheshin dhe mejdanin, e provuat dhe nuk ju eci, tani është rradha juaj. Largohuni dhe do ta shihni se do të jeni më të respektuar nga shqiptarët, por jo nga ligji.
Protesta e sotme ishte triumfi i marrëzisë, së një grushti kryetarësh pa parti, që deklarojnë gjithë ditën se “jemi opozita e bashkuar”, e një grushti kryetarësh që mbledhin njerëzit me autobuzë, dhe pastaj i lënë rrugëve të Tiranës si të ishin jabanxhinj. Rama nuk iku edhe në 16 mars, dhe as ka ndërmend të ikë edhe në 2021, sepse ka vendosur të bëjë shtetin, atë që ju, sa ishit në pushtet nuk e bëtë, por e zhbëtë, e shtrydhët, e grabitët, e deformuat, e shpërfytyruat. Rama nuk iku, sepse erdhi me votën e shumicës së shqiptarëve, dhe do të largohet me votën e shumicës së tyre, por deri atëhere ka kohë.
Rama nuk iku sepse ka mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve, të atyre që sulmoni ju gjithë ditën dhe gjithë natën, e atyre që u futën ju, “dy këmbët në një këpucë” qysh protestën e parë kur sulmuat me flakadanë Kryeministrinë dhe Parlamentin. Tani është momenti, është koha juaj Lulzim dhe Monika, është rradha juaj të largoheni, dhe të mbyllni ciklin e mbijetesës tuaj politike, të shpëtoni partitë tuaja nga shkrirja e plotë. Nesër do të jetë vonë, sepse njerëzit nuk ju ndjekin më.
Njerëzit tuaj u lodhën me ju, me profkat tuaja, me premtimet tuaja, me paralajmërimet tuaja , me parapagesën tuaj për autobuzë dhe sufllaqe, ndaj largohuni. Eshtë rradha juaj. Sa për Ramën, ai tani ka ardhur, dhe as ka ndërmend ta mendojë largimin, aq më tepër kur e kërkoni ju, pasi ka vendosur të bëjë shtetin, të bëjë Shqipërinë.
Na cate trapin Monika, Monika. Ajo eshte vetem altoparlanti i Ilir Metes, presidentit me te mire te te gjitha koherave, sipas liderit global. Basha gjithashtu nje zagar tashme super i pasur i Berishes. Vallen ne Shqiperi e hedhin Rama, Meta dhe Berisha. Dhe do ta hedhin per nje kohe shume te gjate, biles edhe pasardhesit e tyre. Deri sa populli te zgjohet nga gjumi.
Po per cilin popull flisni ju zoteri?
Nuk krahasohet dot rama me keta derrat me nocke. Po ske kuptuar kete je me te vertete per te ardhur keq.
?? That’s right !
Shkrim ibukur bravo.te ikin nje ore eme perpara bastardet .
Te lumte Artur!
Jam shume i impresionuar nga qartesia e mendimitm tend dhe nga eleganca me te cilen shtjellon idete e tua!
Ju lumte zoti Ajazi, demokracia ka rregulla, kush nuk i respekton, del jasht loje. Keshtu qe Luli & Mona jane OUT.
Bukur!!! Urime per shkrimin!!!
Bravo Artur,
You have impressed me with your integrity and a clear and realistic analysis of the present situation. Congratulations and I strongly believe that you will continue denouncing this band of corrupted politicians who only think of how te be reycled on and on.
Te lumte kjo eshte e verteta qe shumica e shqiptareve e kupton dhe e di .Edi Rama po ben Epoke po ben Historine e re te shqiperise.
Ai eshte vene ne shinjester vetem nga E keqja e ketij vendi Saliu dhe te gjithe sahan lepirsit e tij.Ai po perballet nga nje skuader ” analistesh”
te cilet te mbushur me mllefin e xhelozise per Epersine e tij te padiskutushme ndaj nivelit te tyre medioker, duke filluar qe nga Lubonja ,Bushati e deri tek leli e shume te tjere
Po qe sot jan marr me detyrim nxensit e gjimnazeve ne fest , kujtova fiks enver hoxhen i cili kur bente festa i vritshin ato q svinin , e di pse mu kujtu vrasja se na tha nqs svini do ndeshkoheni , anjonit prej bythlepirsave me ne krye drejtoreshat nuk e tha ket me shkrim se kishte frik se mosni nxjerrin me naj ven vinin e. Thonin neper klasa , edhe mediat isoj .Ishalla sme fshini komentin
Te lumte dora
Respekte
Natyrshem ne biseda miqsh u perfshi edhe protesta e sotme. Nder te tjera ajo u gjykua si nje tragjikomedi e shfaqur nga SHQUPI. Por me e rendesishme ishte se miku im me te drejte e konsideroi ate keshtu! Luli si lider i SHQUPIT ne Tirane, u ben thirrje te gjithe shqupisteve qe diten e shtune te vijne te protestojne para kryeministrise, ashtu si nje klerk i Mekes i cili u ben thirrje gjithe besimtareve musliman te botes qe diten e caktuar te nisen per Haxh ne Meke! Dhe c’ndodhi ? Per cudi ngjashmeria ishte e hatashme! U mblodhen te gjithe protestusit ne Tirane, (kupto besimtaret muslimane ne Meke). Pasi u grumbullohen te gjithe tek “guri i shenjte”, fillojn te bejne rritualin e detyrushem te sjelljes rreth tij disa here). Per cudi edhe protestusit e Shqupit kryen te njejtin rritual duke u sjelle rreth kryeministrise disa here dhe me ne fund ashtu sic bejne besimtaret ,para se te largohen, qe fillojne te godasin me gure ne drejtim te gurit te shenjte me mendimin se po vrasin shejtanin, qe nga ky moment keta besimtare behen “Haxhi” ashtu bene edhe protestusit te cilet para se te largoheshin filluan te godasin me gure, drejte “gurit te shenjte”, kryeministrise!? Duam s’duam ne, sot te gjithe me burra e gra, te gjithe protestusit “kleriku” Luli na i shuguroj qe te gjithe “Haxhi”! Bravo Luli kjo eshte nje arritje e madhe!
Kembana bien per ata qe kane vesh. Por ç’e do Luli Monika e compagnia bella s’kane as vesh e as sy qe te shohin realitetin shqipetare.
Protesta e djeshme, duhet te mbetet ne histori si gjiroja e fundit e Lulit ne bulevardin e politikes. Sigurisht ai s’ka as zgjuarsi e burreri te ndalet.
ata te 150 minj halesh qe deri tani skane levizur as gishtin le ta nzjerrin lugen e madhe nga brezi dhe te ngopen me kerrmen e gangrenizuar dhe u mbarofte kjo histori torturuse per te gjithe
Keta jane njerez te pacipe ,te pafytyre ,te pandershem, te pamatur, te pamoralshem, te pamenduar e 1001 te zeza te tjera duke e kthyer ish opoziten ne estrade qe nje here ne muaj jep shfaqe tragjikomike ne Tirane free Luli ,Mona e Iliri po t ju kete mbetur pak namuz duke pare degradimin Kane radhen te largohen ,nga ana tjeter simpatizantet qe I ndjekin nuk u lodhen me genjeshtrat e tyre qe Jane prralla per tu treguar femijeve neteve te dimrit per ti bere per te qeshur!!!!!
Shkrimtaret kane material te bollshem per te shtuar me shume prralla librit 1001 nete
U MBARS MALI DHE POLLI NJE MI…thote i urti popull..keta u cuan ..moren gjithe llumin elektoral..ndezen ca zjarre..kenduan himnin ne menyre te bajatshme..tani duhen zhdukur nga skena politike..por jo ne menyre siperfaqesore…thelle thelle duhet te bejne trasparencen e pasurive qe kane bere..te krimeve qe kane kryer ..te tritolit qe kane vene..te GERDECIT…te 21 janarit..kollaj eshte te ikesh keshtu ne menyre te qete..sharrohen 28 vjet ..jane ca si shume..
kot lodhesh z. ajazi ata nuk marrin vesh me llafe vetem me dru jane rrace shume e ndyre