A do të pranojë stolin e Kombëtares? Flet Edi Reja: Jo, jo… Nuk flas për këtë…. erdha të shoh lojtarë

23 Mars 2019, 15:34Sport TEMA

Kur kishin kaluar më shumë se 45 minuta nga mesnata, u largua nga stadiumi edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Pikërisht në këtë tavolinë, presidenti i FSHF-së ka qëndruar për më se dy orë me ish trajnerin e Napolit, të Lazios apo disa skuadrave të tjera të Serisë A, Edi Reja. Ja se çfarë thotë ky i fundit, Ekskluzivisht për Top Channel, menjëherë pas këtij takimi.

Z. Reja si ju duk ndeshja?
Ka qenë një ndeshje e mirë e Shqipërisë për rreth 15 minuta, më pas skuadra pati vështirësi nuk pati konkluzion të rasteve.

Cila është arsyeja e vizitës tuaj në Shqipëri dhe prania në stadium?
Unë kam ardhur të shoh lojtarë, sepse punoj për shoqëri të ndryshme italiane, për këtë arsye jam gjithmonë në lëvizje.

A do të pranonit një kontratë si trajner i ri i Kombëtares Shqiptare?
Jo, jo… Nuk flas për këtë….

1 komente në “A do të pranojë stolin e Kombëtares? Flet Edi Reja: Jo, jo… Nuk flas për këtë…. erdha të shoh lojtarë”

  1. kafe me pak says:

    Ky pensionist sklerotik asht gjetja e duhur nuk i han shume pensionistit Duka , si dhe do te gjeje nje gjuhe te perbshket me pensionistet e kombetares. Shkurt hesapi do ta qese ne pension para kohe kombetaren e Shqiperise….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje