“Shpërthen” Ndreu: Me vëllezër me burgim të përjetshëm, keni 25 vjet që merrni votat e “djemve të tezeve”. Integritetit të familjes time i shihni targën

24 Mars 2019, 18:58Politika TEMA

Deputeti socialist Pjerin Ndreu ka reaguar pas akuzave të opozitës se kushërinjtë e tij janë të lidhur me trafik droge dhe vrasje e grabitje.

Me anë të një postimi në Facebook, Ndreu ka shpërthyer tepër i irrituar, teksa shpjegon se nuk ka asnjë lidhje gjaku me asnjë person të përfshirë në krim.

Deputeti pretendon se në 5 breza as nga nëna e as nga babai, nuk gjen dot asnjë person të vetëm që të ketë pasur probleme me trafiqe e drogë, apo vrasje e grabitje.

Statusi i plotë i Ndreut:

Për djemtë e tezes sime!

Makineria e llumit ne mungese te alternatives ma ka saju ca djem teze qe ne fakt as ne 20 brez nuk takohemi me ta !

Nena ime eshte vet e 4-ta moter dhe une kam shume djem tezesh. Jam krenar per secilin prej tyre. Djem si ata me besoni ka pak ky vend. Asnjehere, asnjeri nga djemt e tezeve nuk eshte skeduar as kontigjent krimi, jo me ti kete bere nje te keqe kujt.

Keshtu qe fabrika e djemve te tezeve, qe mundohet te gjeje qimen ne syte e tjetrit e nuk sheh traun tek syte e vet, ka vellezer me burgim te perjetshem, por ne nuk ja kemi permende kurre. Dhe e dini ku eshte imoraliteti ?! Se keta qe i fryjne kesaj historie te paqene kane 25 vjet qe marrin vota nga ata, “djemt e mi te tezes” !

Deri ne 5 breza, me duhet te rithem, as nga nena e as nga babai, nuk gjeni dot asnje te vetem qe te kete pase probleme me trafiqe e droge, apo vrasje e grabitje sic kane ata qe nuk i ze gjumi nga meraku i mos gjetjes se nje njolle te ne. Integritetit te familjes time i shifni targen…!

Ne nuk fleme, ne punojme..!

6 komente në ““Shpërthen” Ndreu: Me vëllezër me burgim të përjetshëm, keni 25 vjet që merrni votat e “djemve të tezeve”. Integritetit të familjes time i shihni targën”

  1. Zambi says:

    Lind pyetja, pse ne 2004 emri juaj ishte ne listat e dorezuar nga partneret e huaj si nje drejtues policie me kusherinj kriminele? Pse e detyruan Nanon te shkarkonte?
    E cuditshme qe ata djem qe si ben nena te mos votojne djalin e tezes por PD qe te ka sulmuar gjithe kohen.

    1. Pjerin says:

      Ti je nje trap qe sdi ca shkruan. Pjerinin nuk e ka shkarmu askush por eshte doreheqe vete. Asnje kusheri ska kriminel. Ti je pjese ee atij llumi qe sajon e shkruan maskaralleqe

    2. Zombi says:

      ej lexoje me me kujdes e ka shrkujt ne thonjza “djemte e tezes”
      me sa kuptoj e ka fjalen per kriminelet qe ka pd ne vetevete dhe votojne per te

  2. alpin maloku says:

    halabak me kostum? nuk ka sens.

  3. qytetari says:

    Duke e ditur se PD eshte diskredituar plotesisht ne bashkine Lezhe me nje Kryetar hajdut dhe bandit, firmat e te cilit gjenden me dhjetera neper dokumente shteterore, qysh kur ishte kryetar i Komunes Shenkoll, duke iu dhene toka shteterore ( mal, kenete, ranishte ) apo edhe toka qe i kane pronaret reale, njerezve te ndryshem kundrejt cantave me euro, ka sajuar tani gjithfare historishe per kandidatin socialist, Pjerin Ndreu. Ata qe e njohin nga afer z. Ndreu e dine shume mire se ata vellezerit qe i permenden aty-ketu neper kafene dhe tani edhe neper median e kazaneve te pleherave, jo vetem nuk jane djemt e tezes se z. Ndreu por nuk kane kurrfare lidhjeje me te. Por, le ta zeme se jane djemt e tezes se z. Ndreu. E pastaj ? Ne boten dhe sistemin e sotem, njeriu nuk mban pergjegjesi as per vellane e madje as per djalin e rritur e jo me per djalin e tezes qe as nuk mund te dije se cfare ben dhe as nuk mund ta pengoje qe te beje cfaredo krimi. Edhe Luigj Gurakuqi i kishte djale tezeje Baltjon Stambollen por ky i fundit e vrau Gurakuqin, i shtyre nga pushtreti i kohes ne Shqiperi. PD dhe LSI duhet ta harrojne Lezhen kete radhe, si moren, si nuk moren pjese ne zgjedhje.

  4. Labi says:

    Ky individ eshte vulgar, arrogant dhe jo konsistent nevmenyren si aresyeton.
    Nuk ka PS ,nje burre me te kulturuar dhe shpresedhenes ne kete zone?!
    Jam i djathte,por dhe kandidaturat e majta do i doja dinjitoze. Turp per ne me mijra dhem e vajza te shkolluaracne perendim te biem ne kete nivel perfaqesimi,turp!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje