Myslim Murrizi: Do krijojmë grupin e ri parlamentar të PD-së, të ndryshohet Kodi Zgjedhor

26 Mars 2019, 13:03Politika TEMA

Myslim Murrizi, njëri nga dy deputetët demokratë që nuk iu bind vendimit për lënien e mandatit, në një intervistë për Top Channel tregon hapin e radhës që do të hedhë bashkë me të tjerë deputetë demokratë që zunë karriget bosh të kolegëve të tyre dhe planet për ndryshimin e sistetimit zgjedhor.

“Me grupin parlamentar që do të krijohet shumë shpejt ndoshta të enjten bëhemi 7 nga PD se do të vijë edhe kryetari PD i Peqinit si deputet. 

Por, edhe me pjesë që kanë zëvëndesuar listën e LSI unë si Myslym Murrizi nuk e di sa do të me ecë fjala me përfaqësues të tjerë në Kuvend do ta kushtëzoj votën time në ndryshim të sistemit zgjdhor pasi kodi është artificë, ku të gjitha palët kanë dashur të fusin duart tek votat. 

Komisionerët nuk duhet të jenë politikë dhe ka administratë siç janë arsimi, pra mësues. Duhet të ashpërsohet Kodi Penal për shitblerjen e votës, si për shitësin dhe blerësin”, deklaron Murrizi.

Deputeti Murrizi shpjegon se ai dhe opozita e re do të ngulmojnë për listat e hapura: “Listat e hapura sjellin demokraci brenda subjekteve politike, vrasin servilizmin. 

Shkojnë para qytetarëve dhe vijnë në emër të qytetarëve në ato karrige ata që zgjidhen nga qytetarët.

 Listat e mbyllura kanë shtuar servilizmin, kanë nxitur orekset e kërmijve politik për të monopolizuar karriget në atë Parlament”.

10 komente në “Myslim Murrizi: Do krijojmë grupin e ri parlamentar të PD-së, të ndryshohet Kodi Zgjedhor”

  1. Lymi je i modh, respekte nga ish koleget e Policise Financiare: Gezim Zeka. Vladimir Rizvani, Pelivani Manka, Sazan Lici, Agim Rama,Kristaq Ndini, Agur behari,Luman Seferi, Osman Stafa, Robert Bitri, e te tjere

  2. ponti says:

    e kam thene une qe PD kur kerkon ti beje gropen tjetri ja ben vetes, dhe ne vend te allishverisheve jo vetem qe ja mbyll rrugen te tjereve per te qene te drejte, por ska nga tja mbaje as vete me vone. eshte si puna e asaj lojes se shahut qe vetem sakrifikon ushtaret se strategji nuk ka. deri sa ne fund Mbreti ngelet vetem dhe bie rob.

  3. Labi says:

    TE LUMTE MYSLIM ,,KY KODE DUHET HEDHUR POSHTE SA ME PARE,,,DUHET TE MARE FUND QE KRYETARI TE BEJ CFAR TE DOJE ME LISTAT # SI PS -PD-LSI KRYETARET JANE¥₩#

  4. Luli says:

    Grup dhe parti te re te krijoni. Keni nje shans. Ndryshe do ju fut Berisha ne rresht.

  5. Malo says:

    Hahaha ? Filluan keta te servilosen Lymit,boll more se Lymi der Lumi vete nqs se Rama nuk i jepe ndonje kocke o te mjeret Juve o Budallenje.

  6. Migratori says:

    Uroi qe maxhoranca te tregohet e sinqert me venten dhe me popullin dhe te ndryshoi kodin famkeqe zgjedhor Rama -Berisha

  7. Migratori says:

    Uroi te realizohet

  8. Zagali says:

    Te lumt zoti Murrizi,je vertete demokrate dhe ke mbeshtetjen e demokrateve te vertete.Demokrate te pavertete jane Berisha,Basha.

  9. shqiptari says:

    per kandidatet e hapur i ke ren pikes kush ben punen te mar voten e zones qe kandidon se sic e ka ber salushi me ramushin esht degjeneruar fare bravo o lymo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje