Soreca: Koha për të kapërcyer dallimet partiake, angazhohuni në dialog për interesat e popullit shqiptar

26 Mars 2019, 15:50Politika TEMA

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca,  i ka bërë thirrje palëve politike se tani ka ardhur koha për të kapërcyer dallimet partiake dhe për t’u angazhuar në dialog.

Në një postim në Twitter,  me rastin e vizitës së përfaqësuesve të vendeve të BE në Tiranë, Soreca vlerëson progresin e bërë nga qershori i kaluar por thotë se mbetet ende punë deri në qershor kur pritet dhe vlerësimi për Shqipërinë.

“Shqipëria ka bërë progres domethënës që nga qershori i kaluar.

 Ka ende punë për të bërë deri në qershorin e ardhshëm.

 Tani është koha që të kapërcehen dallimet partiake dhe të angazhoheni në dialog.

 Për të ruajtur interesat e shqiptarëve të cilët duan të vazhdojnë rrugën drejt BE-së”, shkruan ambasadori i BE, Soreca.(TemA)

1 komente në “Soreca: Koha për të kapërcyer dallimet partiake, angazhohuni në dialog për interesat e popullit shqiptar”

  1. Zambi says:

    Progres i madh. Ske c’thua.
    Droga, krimi ordiner dhe ai i organizuar jane zhdukur fare. Thjesht vetevriten pa dashje apo shperthejne bomba te ngelura nga 97.
    Korrupsioni zero, tendera aq transparent sa behen me letra te padukshme, koncesione per gjithcka.
    Populli varferohet por oligarket e kane marre persiper te kompesojne kete problem duke e rritur pasurine e tyre edhe me shume.
    Investimet e huaja zero ngaqe kane mbaruar te gjitha punet.
    Punesimi ne nivelet me te larta historike po ca te besh qe nuk punoune shqiptaret.
    Shqiptaret shkojne per turizem e bota i numeron gabimisht per emigrante.
    Etj etj…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje