Ish deputeti demokrat Klevis Balliu ka paralajmëruar rrëzimin e qeverisë “Rama”.
Ai i ka konsideruar anëtarët e mazhorancës si “komunistë” duke kërkuar largimin e tyre.
“Ata janë palaço dhe dele që blihen nga Rama. Parlamenti i vërtetë është ky këtu. Jo ai atje!
Ka 6 vite që kjo qeveri u merr jetën qytetarëve.
Është koha që tani t’i marrim frymën qeverisë” – tha Balliu.
Ish ligjvënësi është djali i botuesit të lashtë të prestigjozes “55”, Fahri Balliu.
Le të kujtojmë që babai i tij është një nga pishtarët e parë të demokracisë dhe i vetmi gazetar i pavarur shqiptar.
Siç e dinë shqiptarët, Balliu s’ka asnjë lidhje me komunizimin dhe as me gazetën “Zëri i Popullit” ku mesa duket dikush nën emrin e tij e ka mbrojtur për vite me radhë sistemin diktatorial dhe i është servilosur liderve të kohës. (TemA)
po kto te artirit cne mbas ktij budallai pace spece te regjura