Papa Françesku: Kënaqësi ta shohësh Mesin duke luajtur futboll, por ai nuk është Zoti!

1 Prill 2019, 18:35Sport TEMA

Papa Françesku ka thënë se ylli i Barcelonës, Lionel Messi, ‘nuk është zot’, por shtoi se është kënaqësi ta shikosh atë duke luajtur futboll.

Papa pretendoi se bashkëkombësi i tij, i cili shënoi dy gola në fitoren 2-0 të Barcelonës ndaj Espanyolit të shtunën, mund të jetë një futbollist i shkëlqyer, por nuk duhet të adhurohet.

Këto komente Papa i bëri gjatë një interviste me gazetarin Jordi Evole, i cili e pyeti:

A është sakrilegj (dhunim a cenim i gjërave që mbahen si të shenjta e të paprekshme) të thuhet se Messi është Perëndi?

“Në teori, është sakrilegj. Ju nuk mund ta thoni atë dhe unë nuk e besoj atë”, ka thënë fillimisht Papa për La Sexta.

“Natyrisht që njerëzit përdorin shprehje dhe fraza të ndryshe, dhe referenca është se ai është një zot me topin në fushë, por njerëzit mund ta adhurojnë vetëm Perëndinë”.

“Ta shikosh Messin duke luajtur? Është kënaqësi, por ai nuk është zot”, përfundoi Papa Françesku.

2 komente në “Papa Françesku: Kënaqësi ta shohësh Mesin duke luajtur futboll, por ai nuk është Zoti!”

  1. qani says:

    Bukur e ka thene

  2. Shqiptari says:

    Mesi eshte zot i zotave…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje