Partia AK e Erdogan kërkon rinumërim të plotë në Stamboll

7 Prill 2019, 21:55Bota TEMA

Partia AK e Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan do t’i kërkojë komisionit qendror të zgjedhjeve një rinumërim të të gjitha votave të hedhura në zgjedhjet lokale të Stambollit, tha një zyrtar i lartë i kësaj partie.

Rezultatet e para nga zgjedhjet e 31 marsit flasin për një fitore me rezultat të ngushtë të kandidatit për kryetar bashkie që i përket Partisë Republikane Popullore të opozitës (CHP)

Partia AK i ka apeluar tashmë rezultatet, gjë që ka çuar në rinumërime të pjesshme në disa qarqe dhe të plota në qarqe të tjera.

Partia AK e Erdoganit, e dëmtuar nga një ngadalësim ekonomik, është vënë në pozitë të vështirë nga humbja që me sa duket ka pësuar në Stamboll dhe në kryeqytetin Ankara, në zgjedhjet lokale.

Partia është në pushtet në nivel kombëtar që nga viti 2002, por ajo ka dominuar në dy qytetet më të mëdhenj të Turqisë prej një çerek shekulli.

8 komente në “Partia AK e Erdogan kërkon rinumërim të plotë në Stamboll”

  1. Albo says:

    Si ai muhabeti hap kutitë:P

  2. Shqiptar says:

    Rinumerim?? Se ku e kam degjuar kete fjale??

  3. Star says:

    Si ai muhabeti i shpellarit qe i dha Lulushit bashkine e Tiranes.Dava diktatoresh dhe frikacakesh.

  4. votuesi says:

    Merr per nja nje muaj Arvizun ambasaor amerikan te te numeroj votat si ketu ne Tirane dhe me siguri qe do ti fitoje kandidati jot!Mos harro te numeroj fltet e pavlefshme!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje