Projekti i shëtitores buzë detit të Vlorës, Lungomare, do të jetë një nga projektet konkurruese në “BIG SEE ARCHITECTURE AWARDS 2019″, të organizuar nga Instituti për Ekonomi Kreative në Europën Juglindore.
Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.
Lungomare e konceptuar si një hapësirë ku alternohen 3 lloje lëvizjesh, ajo me automjete, me biçikleta, si dhe pedonalja, krijon mundësi që gjithkush të gjejë vetveten, në varësi dëshirave të tij, duke u dhënë përparësi këmbësorëve.
Kryearkitekti i Lungomares, Xaveer De Geyter shprehet se “ky propozim dizenjimi konsiston në një fazë të parë të zgjerimit logjik të shtratit ekzistues dhe zgjerimit të bimësisë tipike të Vlorës. Vazhdimi i pemëve të pyllit të Sodës mbi bregdetin 5 km të gjatë jo vetëm që krijon një tërësi harmonike, por edhe një identitet unik dhe specifik për qytetin bregdetar, tipik i peizazhit mesdhetar të Shqipërisë”.
Në “BIG SEE ARCHITECTURE AWARDS 2019″ përveç Shqipërisë me Lungomaren e Vlorës marrin pjesë edhe Austria, Bullgaria, Bosnje Hercegovina, Qipro, Republika Çeke, Greqia, Kroacia, Italia, Hungaria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Republiak e Moldavisw, Mali i Zi, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Serbia dhe Turqia.
E përuruar në maj të 2017, Lungomare është cilësuar si projekti më i rëndësishëm në funksion të turizmit në qytetin bregdetar të Vlorës, tërheqës për turistët vendas e të huaj në të gjitha stinët.
Ju lafte muti shalet …
Quhet bregdetare ose per gjate detit
Po sheshin e flamurit si do e quani piazza della bandiera?
Ku ti keni pa perjashtim
Ska asnje bukuri, duket si shesh futbolli e thate.
Atij shpellarit mos ja postoni se do dergoje llapaqenet e do na i prishin nen parullen ” e kan ba komunistet ” ( e majta).