Bebe Rexha, një ndër këngëtaret më të njohura në bota, ka folur me krenari për Shqipërinë në emisionin “The Jonathan Ross Show”.
Duke qenë se nuk e di mirë shqipen, ajo tha se shpesh herë bën një miksim të fjalëve shqip dhe anglisht.
“Po, unë flas shqip-anglisht! Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?”, tha Bebe.
Ajo tha se e viziton Shqipërinë herë pas here, ku merr pjesë në dasmat që zgjasin për 5 ditë.
“Është çmenduri”, tha Bebe.
Pjesë nga biseda
Moderatori: Familja jote i ka rrënjët në Shqipëri. Po ashtu edhe Dua Lipa që ka qenë në shfaqje, dhe Rita Ora. Ka ndonjë bandë vajzash shqiptare në muzikë?
Bebe: Po ne flasim, ne e telefonojmë njëra- tjetrën
Moderatori: A flet ti shqip?
Bebe: Po unë flas shqip, flas shqip-anglisht.
Moderatori: Më jep një shembull.
Bebe: Për shembull, nëse dua të pyes ku janë patatet e skuqura, pyes: Ku janë potato chips?. Sepse më pëlqen t’i miksoj, sepse nuk di ti them të gjitha fjalët.
Moderatori: Të dy prindërit janë nga Shqipëria? Pra flasin shqip me njëri-tjetrin?
Bebe: Po, ndonjëherë kthehemi në Shqipëri dhe dasmat zgjasin 5 ditë. Është diçka intensive, është çmenduri.(TemA)
Ne kemi Lefteris Pantazis