Fatmir Mediu i shqetësuar për sigurinë kombëtare: E papranueshme që ushtria të shndërrohet në instrument politik, ju tregoj kushtetutën dhe ligjin(po Gërdecin...?!)

11 Prill 2019, 12:21Politika TEMA

Fatmir Mediu ka reaguar pas grabitjes në Rinas duke treguar se është i shqetësuar për sigurinë kombëtare.

Ish-ministri i Mbrojtjes, kundërshton vendimin e Ministres së Mbrojtjes që ushtria të vendoset në territorin e aeroportit.

Në një status në Facebook, Mediu thotë se është e papranueshme që Forcat e Armatosura të shndërrohen në instrumenta të urdhrave politikë.

Ndër të tjera ai shkruan: 

“Kushtetuta dhe ligji kanë përcaktuar qartë rolin dhe misionin e Forcave të Armatosura.

Ne jemi vend anëtar i NATO-s dhe është e papranueshme që FA të shndërrohen në instrumenta të urdhërave politikë, nga kushdo që vjen në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën.

Forcat e Armatosura kanë dy raste që mund të përdoren:

a- Në rastin e gjendjes së jashtëzakonshme:

Neni 22

Përdorimi i Forcave të Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

1. Gjendja e jashtëzakonshme vendoset me ligj nga Kuvendi, sipas dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

2. Me vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme, Forcat e Armatosura, me vendim të Kuvendit, pas kërkesës së Këshillit të Ministrave, mund të ndërhyjnë për rivendosjen e rendit, vetëm kur forcat e policisë nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë detyrë.

3. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri është drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e Forcave të Armatosura, përmes hierarkisë së drejtimit e të komandimit.

4. Pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri i raporton Kuvendit për përdorimin e Forcave të Armatosura gjatë kësaj periudhe.

5. Veprimet, që ndërmerren nga Forcat e Armatosura gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të jenë në përpjesëtim me shkallën e rrezikut dhe duhet të synojnë rivendosjen sa më të shpejtë të funksionimit normal të shtetit.

Nuk jemi aspak përballë një situate të tillë. Nëse shteti dhe policia ka rënë, kjo nuk është për shkak të paaftësisë së tyre apo mungesës së strukturave të specializuara për ruajtje të objekteve të sigurisë së veçantë apo përballjeve me grupe kriminale.

Për fatin e keq, forcat e Policisë janë kthyer në instrument politik, kundër qytetarëve dhe të drejtave të tyre, duke dhunuar qytetarët në emër të qeverisë.

b- FA përdoren në rastin e emergjencave, si ndërhyrje e domosdoshme, pasi janë përdorur të gjitha mjetet dhe strukturat e tjera në dispozicion.

Asnjë nga këto dy momente ligjore dhe kushtetuese, nuk përputhet me atë ç’ka ndodhi në Rinas, prandaj vendosja e strukturave ushtarake është jo kushtetuese dhe jo ligjore dhe krijon një precedent të rrezikshëm për përdorim për interesa dhe qëllime jashtë misionit të tyre”, shprehet Mediu. (TemA)

13 komente në “Fatmir Mediu i shqetësuar për sigurinë kombëtare: E papranueshme që ushtria të shndërrohet në instrument politik, ju tregoj kushtetutën dhe ligjin(po Gërdecin…?!)”

  1. prind says:

    po me ate cka ndodhi ne Gerdec , a perputhet sjellja e Ushtrise ?-do te pyesja Mediun

  2. loku says:

    PER CFARE SIGURIE FLET KY GERDECI…..
    NE BURG DO SHKOSH O PLERE…..

  3. Ilir says:

    PO GERDECI O KRIMINEL
    PO 21 JENARI
    SHPORRU NGA POLITIKA O VRASES
    IK RREFEHU NE” SPAK”

  4. ZAGAR I OPOZITES FASHISTE says:

    Ti je nje fashist nje zagar i ndyre, tyja more bashibozuk,more mercenar muti qepe buc’en se do ta hac’ te semes.

  5. HICI says:

    Ky i shqetesuar per sigurine kombetare,po tyrp ,turp te ndigjosh te tille kriminele me kollare,qe kane vrare njerez,kane shkatrruar pronen e qytetarve,jane arrestuar dhe denuar ne itali,keta qe futen Fazllicinne Kom.E Sig.Kombetare,keta i ha maraku per kete vend.Halli madh,qe njerez ordinier,si ky,arriten qe u futen ne politike dhe bene karrire,vodhen sa munden dhe tani jane bere sheiket e ketij vendi.O ZOT

  6. kasemi says:

    A thua njeh ky njeri kushtetute dhe ligj? Po ti njihte ai duhej te ishte ne burg e jo te derdellisi rrugeve. Kusdhtetuta dhe ligji duhet te zbatohen per te gjithe qe i shkelin.

  7. tik tak says:

    Ora po iken edhe per ty. Policia e ushtria do ti vendosi prangat.

  8. Hajduti PRESIDENT says:

    Ja o “Popull”…????Ja shikoni se sa “Shqetesohen” Politikanet tane si Fatmir Medihoxha…shikoni se sa na “Duan”..as gjume ne sy Nukvene per ty Popull “Budalla” keta Politikanet tane…..vetem per ne Miletin Perpiqen dhe “Digjen” keta….Ata qe u Dogjen ne Gerdec nga Bombat e Mediut dhe Shkelzen Berishes duhet ti Harrojme…..!!!!!!!!!!!!!! i pafytyre DHE TE NDYRE NE PALCE..lol

  9. daja says:

    Ah mor Mehdi bie brenda me kembet e tua ligji thot nderhyne per rivendosjen e rendit , dakort por ato nuk po rivendosin rendin, vetem Po riannodare nje object te sigurise larte, hane Shane , hane Bagdad.

  10. Veshgues says:

    Per kete fare ” bosi” tani edhe E.Fara nuk voton me!

  11. M says:

    Po i trazon te gjitha e i bene sallate ruse.
    Ngateron kushtetuten per FA me misionin dhe detyrat qe kane FA.
    Vezhgimin ngaFA dhe kontrollin e sovranitetit te hapesires ajrore te Republikes , perballjen me grupet e armatosura kriminale e ngateron duke i cilesuar FA instrumenta politike te qeverise.

  12. Mere says:

    Forcat e Armatosura e kane per detyre dhe eshte misioni i tyre per ruajten dhe vendosjen e sigurise.
    Kushtetuta thote:
    Neni 169.
    Pika 1.Presidenti i Republikes ,ne kohe paqeje,ushtron drejtimin e Forcave te Armatosura nepermjet Kryeministrit dhe ministri teMbrojtjes .

  13. Mashkullori says:

    Ky Mediu Gerdecziu,di gje te na thote:
    -A thote gje Kushtetuta se,nje i pandehur per vrasjen e 26 vetave,plagosjen e rreth 300 te tjereve dhe shkaterimin e disa fshatrave,mund te falet per procedure?
    -A thote gje Kushtetuta se ministry I mbrojtjes duhet te mbaje ne zyre djalin e kryeministrit dhe te marre “udhezime” prej tij per probleme ushtarake,por qe lidhen me interesa parash me xhepin e ketij djali?
    -A thote gje Kushtetuta,qe ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit Kombetar,te marre pjese miku I djalit te kryeministrit,Damir Fazllic,pa asnje arsye madhore apo te zakonshme,kur ka te dhena se ai ka lidhje me nje agjenture te huaj keqdashese ndaj vendit tone?
    Edhe keto cenojne sigurine kombetare,a e di Medihoxha kete dhe perse nuk na ka folur kurre?
    Por,duhet ti themi ketij Medihoxhes,duro se po vjen dita e “leximit” sic duhet te Kushtetutes qe ti I referohesh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje