Apeli i Romës zyrtare: Të gjitha partitë të marrin pjesë në vendoret 2019

16 Prill 2019, 14:50Politika TEMA

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo inkurajoi pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike në procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Në një takim me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, Cutillo ka diskutuar për zgjedhjet e afërta lokale dhe ka dhënë mbështetjen për zhvillimin e zgjedhjeve vendore transparente, demokratike dhe me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri  pas takimit me  Ambasadorin e Italisë, Alberto Cutillo theksoi se qëllimi i takimit ishte zhvillimi i një bisede informuese rreth aktualitetit dhe përgatitjeve që KQZ po bën për procesin zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Sipas kreut tw KQZ-së, ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo shprehu mbështetjen për zhvillimin e zgjedhjeve vendore transparente, demokratike dhe me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.

1 komente në “Apeli i Romës zyrtare: Të gjitha partitë të marrin pjesë në vendoret 2019”

  1. undefined says:

    2 milon pupulli….100 Parti !!!!Sna hyjne ne pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje