Ministri i Diasporës, Pandeli Majko, thotë se kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë vazhdon të jetë po ai i ish-Jugosllavisë dhe duhet punuar fort për ta shndërruar këtë kufi të shqiptarëve, duke nënkuptuar heqjen e barrierave kufitare.
“Kosova dhe Shqipëria ndihen më mirë, por ne duam të jetë më mirë. Jemi shqiptarë dhe dy kufij këtu. Është kufiri i ish- Jugosllavisë. Duhet ta bëjmë të Kosovës dhe Shqipërisë, i cili do të bëhet shumë shpejt”, deklaroi ish kryeministri i asaj periudhe.
Deklaratat Majko i bëri nga Kukësi në përkujtim të 20 vjetorit të eksodit të kosovarëve, kohë edhe kur ka qenë Kryeministër.
Teksa kaloi në këmbë kufirin, Majko tha: Është kënaqësi, pas 20 vitesh flet vetë gjithçka. Çfarë ka ndodhur , si kujtohet, çfarë ka ndryshuar dhe arsyeja pse jemi këtu të gjithë bashkë.
Ndërsa kryetari i Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu, u shpreh se Kukësi ndihet prapë i nderuar pas 20 vitesh, duke nenvizuar se “Këto ditë duhet ti kujtojmë për mirë, për bashkim, për gjithçka”.
Në kujtim të eksodit të vitit ’99, Bashkia dhe Këshilli i Qarkut të Kukësit në bashkëpunim me Shoqatën Eksod 99 si çdo vit bënë pritjen simbolikë të kosovarëve në Morinë.
Kukësi ishte porta e shpëtimit për mbi 1 milion shqiptarët e Kosovës në vitin 1999 që u dhuna e terrori serb i detyruan të braktisin shtëpitë e marshojnë drejt shtetit amë për shpëtim.
Qyteti i vogël verilindor u vu në ballë të përballimit të një krizë me përmasa ndërtombëtare teksa hapi dyert për 75 mijë persona, që në atë kohë ishin tre fishi i popullsisë së zonës.
Zoti Majko, une si ish ushtarak do të thosha se juve ende kujtoni se jeni Minister Mbrojtje dhe beni vleresime si ne periudhen e ish Jugosllabvise. Nqse e keni kaq merak kufirin me Kosoven, atehere perse nuk e keni hequr prej kaq kohesh. Juve e dini mjafte mire se nuk keni asgje ne dore sepse nuk ju lejojne nderkombetaret te ndermerrni asnje hap pa lejen dhe miratimin e tyre, prandaj keto qe thoni jane vetem per show e propagande.
Se dyti juve vertete jeni Minister i Diaposres, por Kosova nuk eshte diaspore.
Se treti, ne rast se te kujtohet kur ishe Minister Mbrojtje (mbas luftes ne Kosove) ne nje rast mjafte te nevojshem dhe te domosdoshem, bllokuat ekipin e oficereve te SHP te kryente inspektim te forcave serbe te cilat ishin larguar nga Kosova dhe dislokuar ne territorin e Serbise por rreth Kosoves. Vendimi juaj ne ate periudhe ishte nje budallek i pashoq, prandaj ky rast nuk me hiqet asnjehere nga mendja.
Kufiri i ish-Jugosllavise jeton ne zemrat e Salih Berishit dhe Pd-se,Bashukut Like Pordhes dhe Lsi-se.