VIDEO: Ajaks “magjik”, përmbys Juventusin dhe kalon në gjysmëfinale. Kualifikohet dhe Barcelona!

16 Prill 2019, 22:53Sport TEMA

Ajaksi është surpriza më e bukur e këtij edicioni të kompeticionit të “UEFA Champions League” duke arritur me një meritë të padiskutueshme në fazën e gjysmëfinaleve të këtij eventi.

Pas kualifikimit të merituar përballë Realit të Madridit, ekipi Holandez bëri mrekullinë dhe në sfidën e sotme në Torino përballë Juventusin duke i eleminuar në fushën e tyre.

Një skuadër që meriton të gjitha komplimentet për mënyrën e kualifikimit dhe lojës spektakolare të zhivlluar duke e dominuar totalisht takimin dhe pse luhej në fushë kundërshtare dhe kishte jo në favor rezultatin pasi sfida e parë në fushën e tyre kishte përfunduar me shifrat 1-1.

Edhe pse të besuarit e trajnerit Ten Hag u gjendën të parët në disavantazh që në minutën e 28-të me Ronaldon që mposhti me kokë Onanan duke krijuar përshtypjen se Juve ishte me një këmbë në gjysmëfinale, gjithçka rezultoi e kundërt.

Pas pësimit të golit gjithçka goli për Ajaksin që barazoi gjithçka në minutën e 34-të me anë të van De Beek që e mbylli pjesën e parë në shifrat e barabarta.

Pjesa e dytë ishte e gjitha për Ajaksin që krijoi një numër të madh rastesh për shënim me Zyech, Tadic dhe Neres që u ndalën dhe me meritë të Schezny. Por në të 67-ën minutë do të ishte De ligt që shpërthen në festë lojtarët dhe tifozët e Ajaksit duke shënuar me kokë.

Një gol që i mjaftoi Ajaksit për të siguruar kualifikimin e madh për në gjysmëfinale, ndërsa Juventusi merr një tjetër eleminim të hidhur.

Ndërkohë, për në gjysmëfinale është kualifikuar dhe Barcelona që mposhti me shifrat 3-0 ekipin Manchester United.

Golat për skuadrën e Barcelonës u shënuan nga Messi që realizoi një dopietë dhe Coutinho që i dhanë kualifikimin katalanasve.

Më poshtë golat në takimin Juventus-Ajaks. (TemA)

Goli i shënuar nga Ronaldo

Goli i shënuar nga van De Beek

Goli i shënuar nga de Ligt

1 komente në “VIDEO: Ajaks “magjik”, përmbys Juventusin dhe kalon në gjysmëfinale. Kualifikohet dhe Barcelona!”

  1. fcb says:

    Ndeshje e blere nga Lul Basha me leket e Ruseve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje