Në ditën e Pashkës, Jari vendosi të bëjë një mesazh për Doktorin, si Jezu Krishti i ringjallur, që do shpëtojë PD-në. Edhe pse një herë tjetër kishte ngatërruar Ringjalljen me Rilindjen, këtë radhë vendosi të marrë guximin ta bëjë pa pyetur për ata që nuk kanë ende besim tek fjala e tij.
“Të dashur demokratë,
Jari ju sqaron!
Sot është Dita e Pashkës, dita kur Krishti u ngjall vërtet.
Në këtë ditë të shënuar për mbarë njerëzimin, ne duhet të kthejmë sytë nga Zoti ynë i vërtetë, Doktori, i cili është ringritur nga varri për të mirën e PD dhe Shqipërisë.
Të gjithë ata që menduan se e vranë dhe e varrosën me shpifjet e tyre, ata që mendojnë se ai i trembet drejtësisë dhe kundërshtarëve, sot është Dita të reflektojnë, pasi ai ka dhënë prova që ringjallet nga varri.
Kështu ndodhi në vitin 1997, kur të gjithë menduan që e vranë, por ai u ringjall përsëri.
Tani e njëjta gjë do përsëritet.
Sot gjithë shqiptarët e panë se Doktori u ngjall dhe bëri thirrje për revolucion. Dhe fjala e tij kthehet në vepër.
Ndryshe nga Jezu Krishti që është ngjallur vetëm një herë, Doktori do ngjallet disa herë, sa herë të ketë nevojë PD.
Sot në Ditën e Pashkës ne duhet të lutemi për të, për shëndetin e tij, për shqetësimet dhe brengat e tij, që i madhi Zot t’ia fshijë vuajtjet dhe brengën që ai kë për ta bërë Shqipërinë bahçe me lule, si ajo tek Vila në Lalëz.
Unë sot kam një mesazh special për të dhe gjtihë demokratët shqiptarë. Mesazhi im është që ne duhet të ndjekim pas Doktorin e ringjallur sot, në rrugën që na fton për të shpëtuar Shqipërinë.
Mos u trembni nga policët, gazi lotsjellës, dhe propaganda e socialistëve. Mos u trembni nga “Bindja Demokratike”. Zoti e ka caktuar fatin tonë pas Doktorit dhe ne duhet të ecim pas tij. Vetëm ai na siguron ringjalljen.
I juaji Jari!”
???????