"Befason" kundërshtari i ardhshëm i Shqipërisë, rikuperohet me birrë

2 Maj 2019, 21:00Sport TEMA
"Befason" kundërshtari i ardhshëm i Shqipërisë,

Konsumimi i pijeve alkoolike nga ana e futbollistëve është e dëmshme për formën e tyre në fushë. Por, për mesfushorin e Cardiff City, Aron Gunnarsson, konsumimi i birrës është një alternativë për tu rikthyer në formë sa më shpejt.

30 vjeçari ka zgjedhur restorantin e SPA & Restaurant Bjorbodin në Islandë për të kryer këtë ritual, teksa gjatë momentit që bën banjo shijon edhe një krik me birrë. Sekreti i kësaj birre duket se është vendi i prodhimit.

Ajo prodhohet në fshatin Arskogssandur dhe të ndihmon për të rikthyer forcat.

Ky ritual do e ndihmojë Gunnarsson që të jetë sa më në formë për debutimin me Al-Arabi, skuadra e tij e re për sezonin e ardhshëm. Kujtojmë që Gunnarsson ka mundësi për të zbritur në fushë edhe ndaj kombëtares shqiptare, në kuadër të kualifikueseve të Euro 2020.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje