Revolucion te Bayern, Interi dhe Milani "buzëqeshin" dhe përgatisin goditjen

2 Maj 2019, 21:30Sport TEMA

Revolucion te Bayern Munich. Klubi gjerman, pas një sezoni ku ka pasur shumë luhatje, me shumë mundësi do të ndryshojë shumë gjëra në organikë duke nisur nga vera. Mes lojtarëve që do të largohen është edhe veterani Thomas Muller.

Sipas asaj që shkruan “Kicker”, shumë skuadra kanë hedhur vështrimin nga Thomas Muller, mes tyre Premier League sidomos, por edhe Milani dhe, sidomos Interi, që me gjermanët ka një histori dashurie të vjetër.

Kontrata e tij skadon në 2021, por Bayern mund të japë “ok” për shitjen. Italia, në këtë rast, mbetet një vend i pëlqyer nga Muller, duke qenë se shpesh ka kaluar edhe pushimet në “Bel Paese”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje