Nga Mero Baze
Një debat i pazakontë i ushqyer përditë nga Partia Demokratike, po shoqëron regjistrimin e partisë “Bindja Demokratike”. Grupi nismëtar, i cili arriti të mbledhë rreth 4 mijë firma, për 48 orë, ka dashur të ishte më transparent sa duhej, duke dorëzuar jo vetëm në Gjykatë, por dhe në KQZ, listat e mbështetësve të formimit të partisë.
Në një akt të paprecedent, kryetari i KQZ i ka vënë në dispozicion listat Partisë Demokratike, duke shkelur rëndë ligjin mbi të dhënat personale, dhe etikën e institucionit të KQZ.
Në Partinë Demokratike pastaj për ditë të tëra po bëhen hetime dhe gërmime, dhe mes katër mijë emrave kanë gjetur dy emra të dyshimtë, me “biografi të keqe”.
Në çdo banak televizioni që komandon Lulzim Basha ka tre- katër ditë që flitet për këtë gjë. Si të mos mjaftonte kjo, sot Lulzim Basha ka gjetur dhe një parti anonime, nga ato të sërës të vet, që ta çojë këtë çështje në Kolegjin Zgjedhor.
Për një parti të re opozitare dhjetë ditore, gjithë kjo ofensivë politike kundër saj, është një fat i madh. Akoma më fat është fakti që Lulzim Basha demonstron frikë prej tyre dhe merret 24 orë me ta.
Ndaj në këtë pikë nuk ka nevojë t’i mbrojë njeri. Mbrojtja më e mire për ta është sulmi i Lulzim Bashës.
Ajo që është amorale në këtë histori, është pikërisht kjo partia anonime, me një anëtar, një vulë dhe një kryetar që e ka çuar çështjen në Kolegjin Zgjedhor.
Këta analistët dhe propagandistët e Lulzim Bashës, që merren natë e ditë me një parti dhjetëditore, jam kurioz të di nëse kanë verifikuar ndonjë herë, kush është kjo partia anonime që e ka paditur, me çfarë firmash është themeluar, apo sa vota ka marrë në gjithë historinë e zgjedhjeve?
Se të mbështesësh një fushatë të tërë mediatike, kundër një partie të re që ka mbledhur 4 mijë firma në 48 orë, tek një njeri anonim që nuk ka marrë kurrë asnjë votë në asnjë proces zgjedhor në Shqipëri, dhe ta quash këtë të dytin legjitim, është imoralitet i madh publik.
Se mirë Patozit mund t’ia gjeni 4 firma me defekt, nga 4 mijë të tilla, por këtij dordolecit që përdoret për shantazh, gjejini së paku katër vota që mund t’i ketë marrë gjithë jetën.
E gjithë kjo tregon se maska që po përdor Lulzim Basha për të fshehur dëshpërimin e vet, po e tradhëton. Duket se është realisht i shqetësuar për karrigen e tij. Ai është gati të harxhojë pafund energji për t’u marrë me një parti të re opozitare, thjeshtë se ajo i rrezikon monopolin mbi opozitën, të cilën ai e ka pronë private që e shet sa here i duhet, për të bërë lekë. Dhe mendon se të gjithë lakmojnë t’ia marrin këtë “pronë”.
A ban Lul ta krijoj une nji parti me Dor Kajellin?
Zoti Mero sigurisht qe Basha do te kete Frike nga Patozi,pasi para dy javesh Saliu i dha ultimatumin e fundit qe duhet te kalosh detin ne kembe kete radhe.Vetem kjo thenie verteton mendimin e PS-s qe Pastozi eshte alternative e PD-s dhe mbi te gjitha e Bashes.Eshte ca si shume bir kurve Sala,
Kjo Partia e Bashkimit Demokrast eshte e regjistruar per zgjedhjet e 30 qershorit?
Me vjen keq qe mbron Patozin e partine qe ende nuk eshte e tille duke fyer a marre neper goje Partine Bashkimi Demokrat, sherbimet kombetare te se ciles Jane pafind fish me te me te media se sherbimet e supozuara politike te asaj te Patozit. Nga nxitimi I madh per ta krijuar kete te rene , natyrisht qe do te beheshin gabime.Shihi logot me qetesi dhe do mirekuptosh kete qe por them.Sa per vota ka qene parti parlamentare me zotin Rremzi Ndreu.Per memorjen tuaj, kjo parti dhe pse e djathte e patriote, nuk njohu zgjedhjet problematike te 96 , pasi ne adn e saj eshte stampuar pergjithmone deviza se shqiperia e bashkiar dhe demokratike eshte kryeinteresi I saj.Megjithese te vuajtur e te persekutuar ne regjimin komunist lidershipi dhe drejtuesit e saj e orientuan ate jo drejt urrejtjes e hakmarrjes por psqes e mirekuptimit per te ardhmen e pakthimte demokratike te Shqiperise.
Keta po u thone shqiptareve do tu sjellim dite me te mira. Ky mit bie pasi shiko se çfare i bëjnë një parti të sapo lindur te spektrit te tyre. Po ja nxijne jeten. Pret me shume ky popull prej tyre?
Meroja eshte ne te drejten e vet qe ta mbroje kavajotin Patoz. Gjithsesi duke respektuar “rregullat e lojes”.
Ke nje vit qe shkruan 5-10 paragrafe ne dite per Bashen…
Patozi thote particka per BDSH pasi harroi honoraret e privelegjuara e te kripura qe merrte ky dhe daja i tij tek kjo parti ne fillimet e demokracise.Natyrisht perpara llokmave te medha te parave qe merr sot e dihet nga i merr nuk i kujtohen therrimet! Mosmirenjohje ne rastin me te mire! Partia BDSH eshte themeluar jo ne Shqiperi , jo nga Ramiz Alia dhe nga patriote.Eshte krijuar me para gjaku e djerse dhe jo nga para te dyshimta e te pista. Ndaj mbetet gjithnje misionare, demokratike e qytetare e paster si ujet e maleve tona e qarte si drita e diellit. Keqardhje per partickat qe po hyjne apo po i fusin ne tregun politik.Dita e mire duket qe ne mengjes!
Ky kryetari i KQZ se ve ne dijeni Bashen per cdo kandidat qe dorezon atje kerkesen per te mare mandatin, ne rastet kur nuk e ben vete personi publike. Basha e therret dhe e kandis ate qe te heqe dore. Rasti i fundit ishte Ypi
Po mire mer ju komentuesit mbeshtetes te kesaj gjoja parti BDSH, a kund te ba thoni se çfare kerkon nje parti kaq elitare dhe e paster me kerma, kriminele dhe hajdute si partia e lulit? Po me Dash pijanecin, me medi gerdecin, apo ne duken e krimit, çfare i lidh?
Meqe ju hap barku per rregullat e regjistrimit kesaj partie elitare qe per hir te se vertetes eshte hera e pare qe e degjoj, pse nuk denoncon abuzimet e lul bashes me zgjedhjet ne partine e tij? Apo me vjedhjen e votave per tu bere kryebashkiaku i Tiranes apo vrasjen e 4 te pafajshmeve be bulevard?
I them keto qe ju qe po mbroni ket gjoja parti ti thirrni mendjes e mos na hapni barkun se u rritem e po plakemi me te njejtin film ne Shqiperi.
Dhe sa per sqarim, mos kujtoni se me djeg per Patozin se ai vet eshte pjese e krimit dhe hajduterise te gjithe ketyre viteve.
Mut i ati, mut i biri, mut ai qe i beri te dy!