"President, merrni këtë dhe fitojmë gjithçka", kur baristi i dha Morattit në plazh sekretin e Tripletës!

3 Maj 2019, 21:32Sport TEMA

Interi i Tripletës sigurisht që është një ndër skuadrat më të forta në historinë zikaltër, me një Mourinho që i dha “përjetësinë” duke fituar tre trofe brenda një sezoni (Titull, Champions dhe Kupë Italie). Por, sekreti ose çelësi i suksesit erdhi në ditët e fundit të merkatos, përpara derbit Milan-Inter… Quhet Wesley Sneijder dhe mbërriti nga Real Madridi.

Një histori dhe një anekdotë që është zbuluar nga vetë Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit. Ishte vera e vitit 2009 dhe Massimo Moratti ndodhej me pushime në Forte dei Marmi (Itali). Një tifoz zikaltër, që punonte si barist në një nga lokalet e bukura të zonës, i afrohet dhe i thotë: “President, kemi ndërtuar një ekip të fortë, por mungon një futbollist, ai që do t’i japë shpejtësi manovrave të sulmit nga mesfusha e tej. Më dëgjoni mua, Sneijder është ideali. Fitojmë gjithçka”.

Moratti do të kujtojë… “Nisa kështu tratativën. Por, fillimisht i telefonova Brancas (ish-drejtori sportiv) duke i thënë se çfarë mendonte Mourinho. Më mori pas 5 minutash dhe më tha: “Mourinho bëri… “eh sikur të vinte!”. Reali nuk pengoi këtë tratativë dhe dha “ok”, u mbyll gjithçka brenda pak ditësh. Atë barist nuk e pashë më kurrë, por dua ta falënderoj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje