“Programi i LSI për njerëzit e zakonshëm”, Kryemadhi: Ne nuk premtojmë parajsën, s’bëjmë propagandë, por mbajmë fjalën

3 Maj 2019, 16:58Politika TEMA
“Programi i LSI për njerëzit e zakonshëm”, Kryemadhi:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë të ditur disa nga pikat e programit të kësaj partie.

Në një postim në facebook, Kryemadhi shkruan se ka nisur hartimi i programit të LSI-së, i cili, sipas saj do të jetë për njerëzit e zakonshëm dhe jo një propagandë me fjalë boshe.

Sot së bashku me grupin e punës së programit të LSI.

Pas një konsultimi të gjerë me shqiptarët filluam të hartojmë programin, i cili do t’i japë zgjidhje problemeve, që kanë kapur nga fyti jetën social-ekonomike të vendit.

Ne si LSI, nuk premtojmë parajsën, as zgjidhje të fantapolitikës, që bëhen për të rrëmbyer votat dhe pas zgjedhjeve ato hidhen në kutitë e plehrave. Ashtu siç ngelën vetëm në spote publicitare premtimet e Rilindjes për 300 mijë vendet e punës dhe dëbuan nga vendi më shumë se 400 mijë të rinj dhe të reja, burra dhe gra. Të “shëndetësisë falas”, që në fakt është shumë më e shtrenjtë se më parë. Uljes së taksave për 97% të shqiptarëve, që në fakt u kthye në “mrekullinë” e vetëm 4-5 oligarkëve, klientë të oborrit të Surrelit.

Ne si LSI, e kemi të shenjtë fjalën e dhënë. Ajo është detyrim për ne ndaj shqiptarëve. Programi ynë po hartohet për njerëzit e zakonshëm, për ata të cilët duan të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre në Shqipëri.

Ne si LSI, duam t’i japim zgjidhje përfundimtare papunësisë dhe do e bëjmë të mundur këtë. LSI, si asnjë forcë tjetër politike shqiptare, e ka në themelin e programit të saj punësimin e shqiptarëve. Shqiptarë të punësuar me rroga të mirëpaguara, janë një garanci për të ardhmen e Kombit dhe familjes shqiptare.

Ne si LSI, do i kthejmë shpresën rinisë për ta parë veten dhe të ardhmen e tyre në Shqipëri, jo të marrin rrugët e emigrimit dhe do e realizojmë me çdo kusht këtë aspiratë. Dhe kush më mirë se ekipi i vajzave dhe djemve të LRI mund ta realizojë këtë.

Ne si LSI, në qendër të vëmendjes do të kemi përkrahjen ndaj gruas, ecjen përpara të saj në shoqëri, pavarësinë e saj ekonomike, që të mos kthehet në “skllave” të familjes, por në nënën e respektuar nga fëmijët, gruan e denjë në krah të burrit, vlerën e vërtetë të kombit. E kush më mirë se grupi i grave intelektuale, luftëtareve të pakompromise që ka LGI mund ta realizoje këtë.

Ne si LSI, do ndryshojmë thellësisht qasjen e deritanishme të politikës ndaj 50% të shqiptarëve. Ata janë konsideruar si qytetarë të dorës së dytë, nga shërbëtorët qeveritarë të oligarkëve dhe krimit. Fermerët dhe blegtorët, kontribuesit e 22% të PBB së vendit do marrin mbrapsht nga buxheti i shtetit kontributin e tyre në ekonominë shqiptare. Subvencionimi do të jetë për çdo kokë bagëti, për çdo koshere blete, çdo dynym të mbjellë, për çdo serë të ndërtuar, direkt te fermeri duke hequr hallkat dhe burokracitë e deritanishme ku fermerët harxhonin më shumë kohë dhe para për aplikime, se sa përfitonin nga subvencionet.

LSI do heqë akcizën e naftës për fermerët. Unë i jam përkushtuar personalisht kësaj pjese të programit dhe do jem çdo dite, në çdo fshat, në çdo shtëpi së bashku me ta për ta realizuar deri në fund këtë program që do ndryshojë realisht jetën e fermerit dhe blegtorit, të familjeve të tyre.

LSI nuk ka bërë ndonjëherë propagandë me fjalë boshe, por edhe si më parë fjala e LSI, është fjalë e mbajtur!”– shkruan Monika Kryemadhi. (TemA)

22 komente në ““Programi i LSI për njerëzit e zakonshëm”, Kryemadhi: Ne nuk premtojmë parajsën, s’bëjmë propagandë, por mbajmë fjalën”

  1. Koba says:

    Ke harrue Nenet e Vjedhjeve dhe te Grabitjeve .Jepi mi Baxhelle se dhe pak dite dhe Formohet SPAK ,Do te mesohesh te hash Japrak ,

    1. Komentuesi says:

      Moj baxhell .moka,ti me lesheline nuk do besh asgje se nuk vjen kurre ne pushtet.

  2. ?? says:

    ik moj pirdhu, me gjith bandën tënde.?

  3. Joni says:

    Hahaha a qifsh veten ti me stilolapsin e Titit. Ktheji shtetit ato qe i ke vjedh, leri keto pozat sikur po ben projektin per t’i cuar njerezit ne Mars se i ka bere lali Eri para teje. Mondi e perdor me mire laptopin ne zyre? Ah s’ha mortja mut se ty do te kishte kullufitur te katerten pas Saliut, Likes dhe Bashes.

  4. qazim says:

    Te humbte emri,e pacipe,e pamoral,e papranueshme ne cdo gje.

  5. Drini says:

    Si s’kan turp këta njerēz?

  6. Lulka says:

    Partia juaj ka perfunduar ne koshin e plerave……..?femer e ulet pa moral!!!!!!!

  7. TNT says:

    Te vetmen gje qe Populli kerkon nga ju eshte te premtoni se nuk do vidhni me…

  8. Ky po qe eshte program vetem se ka nje mangesi te vogel, i mungon hyrja, zhvillimi dhe fundi.

  9. Floriri says:

    Pse moj trushkulur deri tani pa program ke pasur particken ti???????? Qe ketu shih o popull cfar kuturumi Jane keta qe ndryshe flasin ne darke, ndryshe ne mengjes Sa per ate qe thua qe particka e families eshte per njerzit e zakonshem ( sipas leshelise paska njerez te zakonshem e jashtezakonshem) mos u lodh te na mbushesh mendje se nje kryetare si ty e familia jote qe ja dini mire radhen si siguroni lehtesisht pasurine me miliona , vila ,lluks ,nderhyrje kozmetike,veshjet lluksoze etj…. do te bjere nder mend te punosh per te zakonshmit Po deri tani per ke keni punuar ju??? Ik moj teveqele do punosh ti per grate kur jep nje shembull shume te keq me fjalorin e felliqur , mallkime qe leshon e fjale qe nxjer nga goja nuk ka grua pervec atyre laraskave qe ke rrotull , qe te pajtohet me ty Ti ke nje shkeputje kolosale nga normalet e gjeje e pyet veten tende si ke qene ti e familia be 1990 e si jeni sot Pse??Si?? na I thuaj te behemi edhe ne te pasur si ty ,se me pune te ndershme vetem po jetojme ooo po do I thuash para SPAK

  10. Shpetimi says:

    Ja nje shembull kur jevga behet kryetare oartie dhe grua e nje presidenti evgjit!

  11. uskania says:

    Deri më sot programi i kësaj partie është VJEDHJA.

  12. Mona says:

    Ne si LSI e kemi te shenjte vjedhjen e padurise dhe lekeve te shqiptareve;
    Ne si LSI e kemi te shenjte vjedhjen e floririt te shqiptareve;
    Ne si LSI e kemi te shenjte thenien popullore: Hidhe lumin, ju qifsha kalin, etj., etj.

  13. ali baba kryemadhi says:

    Programi jot monike eshte te mbushesh administraten me drejtoret e llojit leshko dhe lipivani e 10000 zhaba te tjera te ketij lloji. Plani i punes eshte 90% e pareve te vjedhura per ty dhe burrin koketul qe ke, 10% per drejtoret e tu. Keto gjera i ke mesuar rinise ne jal, mi bucja e ali babes.

  14. Strateget e LSi po hartojne program, kryestrategia por i jep llustren e fundit dekalogut te LSI-se, i cili do mbahet mend per direktivat madheshtore qe do e çojne taborin e gangster te LSI-se nga fjetorja ne fjetore.

  15. Plaku says:

    Programet dhe analizat në kohën e shurrës. .hajde parti opozitare hajde, Doemos ,ka kujt t’i ngjajë,presidentit që u bë president pa një ditë pune, helbete ,petullat me ujë din ti bëjnë mirë..

  16. ik moj hajdute me cizme ! ju duhet te pushkatoheni pa gjygj per keto qe i keni bere ketij populli

  17. Roland says:

    Kurve muti … shurrë

  18. arbert says:

    Ne me ty qe te behemi si ti.Na trego te pakten formulen si te behemi milionere dhe une personalisht do votoj vetem per ty.Kujdes se mbaron pune dhe presidenti dhe do jeni jashte sistemit te dy ,dhe flitet qe jeni te paret qe do vertetoni se me sa ndershmeri u bete si Berluskoni,miliardere.Koha po vjen Munika…..durim.

  19. e verteta says:

    Nuk e kupton kjo femer qe se do askush ne shqiperi populli jo se jo,por dhe Lulzim Basha apo i mbahet thenies se urte qe nuk pjerth haleja nga pordhet.

  20. altin isufi says:

    LSI – FORCE E PARE .HAAAAAAAAAAAAAA

  21. Geni says:

    Oligarket e krimit??!!!Ke parasysh banditet e Fierit???Mitin e Corovodes??Cimin e Vlores??Ju jeni partia me lidhje me te thella me krimin.Vellackua juaj Drini vazhdon ne bizneset e grupit te Durresit??Moni…Shqiperia eshte e vogel,thuajse te gjithe e dine marken tende te mbathjeve qe vesh.Per me teper dhe ato i ke format per burra.Te fala Baftjari nga Patosi.Beje depute kete te fundit Intelektual me vlera.Mos i harro miqte e diteve te veshtira.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje