Doktor, do shuhesh ti dhe partia, jo Shqipëria....

7 Maj 2019, 18:45Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Dje punova deri vonë dhe s’pata aspak nerva të shihja lajmet nga interneti.

Sot ma prishi mëngjesin deklarata jote e çmendur, sapo hapa portalet: “Shqipëria ka dy rrugë, ose të shfarosë regjimin Rama, ose në flakë dhe do shuhet Partia Demokratike”, kishe thënë ti o Sali Berisha.

Po cila parti do shuhet, sepse atë e ke fikur me kohë?

Asaj partie i ka mbetur veç vula dhe çertifikata e pronwsisë që ka hipotekuar familja jote në “Hipotekw”.

Keni rregjistruar partinë në emër të Lulzim Bashës dhe i keni vënë pistoletën tek koka, që po guxoi t’ua marrë, e këpusni njësoj si….. Qëroni “arrat” dhe hesapet me duart e tij, e më pas lani fytyrën tuaj.

Ajo parti është shuar prej vitesh. Ajo ishte partia e Azem Hajdarit, Eduard Selamit, Gramoz Pashkos, Shenasi Ramës, Genci Rulit, Arbeni Imamit, Arben Meçes, Sevim Arbanës, Aleksandër Meksit, Edmond Budinës dhe 377 themeluesve që ose u vranë, ose i flake 100% rrugve.

Asnjë s’të ka mbetur o Doktor, sepse i largove.

Ata që dalin në mitingje janw punonjwsit e bashkive të Kamzës, Bathores, Tropojës, Kukwsit, Lezhës, Shkodrës qē marrin rrogën në pushtetin lokal të PD, ose disa ish- zyrtarw të administratës sw PD, që shpresojnë të rikthehen sërish rek zyrat e doganave, tatimeve, policive që kishin gjatë qeverisjes tënde.

Ajo parti nuk ka asnjë rresht ndryshe nga programi i PS.

Ajo parti s’ka asnjë rresht për bashkimin kombëtar!

Shqipëria sot nuk sheh dy aletrnativat e tua: Ose PD në pushtet, ose Shqipria në flake, sepse nga 3.2 milion votues: (1.8 milion bojkotojnë kundër gjithë sistemit dhe vetëm 0.3 milion të kanë mbetur)

Shqipëria pret të shuhesh ti i pari, e dyta PD, e treta Monika me bandën e LSI, e katërta qeveria e Elisave dhe në fund qershia mbi torte, Edi Rama, ai që me ndryshmet kushtetuese 2008 po të mban ende në lojë.

Shqipëria nuk do digjet, por do të rrojë në shekuj. Ne do të shuhemi, por jo pa shijuar shuarjen e Partisë Demokratike, e cila shuajti shpresën e një kombi dhe shiti pushtetin, e më pas shkatërroi shtetin për interesat e një familje.

Ky është çmimi i shtrenjtë i tradhtisë.

Ka ardhur koha ta paguash, por fatkeqsisht do e vuajnë shumë gjatë me dhimbje edhe mijwra demokratw që besuan verbërisht në papurrërinë dhe pabesinë tënde.

14 komente në “Doktor, do shuhesh ti dhe partia, jo Shqipëria….”

  1. VOTONI BD-në !?????? says:

    Koha e shpagimit pēr Berishët, erdhi .
    Bashkohuni rreth BD-sē, PARTIA E VËRTET DEMOKRATIKE .
    Demokrat , mos lejoni të vdes kauza juaj , së bashku me PdD-në që po marrin ne vete Betishajt .
    RROFTË PD E VËRTETË
    VITONI BINDJEN DEMOKRATIKE !??

  2. Zgalem says:

    Kreshniku shkruan mire , sakte , kuptushem . Te tjerat I di vete Ai dhe miqte e tij . Zgalem

  3. Ledia says:

    Berisha, gërhama e fundit komuniste .

  4. lisi says:

    Kj Bindja e PD duhet te bej stazhin e partise njehere disa vjet deris ta na BINDI se c’lloj malli eshte o QYP!

  5. BD, BD, BD ????? says:

    BD-ja , është Patozi , or ti Lis .
    Po s’të bindi Patozi, qenke Rilindas ti , or shok .

  6. Debilokratix says:

    Dy vrasesit e PD po vendosin lule te varri i saj!

  7. Teki says:

    Ka vend per Kristine me the urn e Berishes,
    Por Spahiu eshte qenia me e ndyre qe eshte shfaqur ne politiken shqipare. I piste ne karakter dhe dukje.

  8. gjeramadhi says:

    edi rames ti rruane dhe ti hane palloshin

  9. prind says:

    njesoj si…… eshte lista e gjate Kreshnik , mire e bere me pika,

  10. Enea Shehu ndryshe Lakja says:

    Shkrim i bukur, ja vlen ta lexojne te gjithe Shqipetaret

  11. Kellira e islamit politik says:

    Niku me dylbi ka humbur financimet turke dhe do te riciklohet ne politike por u shuajt me gjithe Salehun.
    Mero mos u merzit!

  12. Nasi says:

    O spahi hipokriti…e harrove kohen kur ishe ne krye te aleances kuq e zi…na mbyten KURVAT…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje