LDK: Po punojmë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

11 Maj 2019, 16:41Rajoni TEMA

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është shprehur i bindur se partia që ai drejton është e vetmja që ka potencial për t’i zgjidhur problemet e akomuluara në Kosovë.

Ndërsa bëri të ditur se janë duke punuar çdo ditë për t’i bërë votat për rrëzimin e qeverisë Haradinaj.

Kurse për zgjedhjet brenda partisë, ai tha se nuk kanë qenë pjesë e diskutimeve.

“E kemi thënë disa herë që Kuvendi nuk është funksional. Po bëjmë përpjekje që të arrijmë t’i kemi votat e nevojshme për të rrëzuar qeverinë. Po bëjmë çdo ditë përpjekje për të rrëzuar qeverinë”, tha ai.

Për iniciativën e kryeparlamentarit Kadri Veseli për themelimin e një Tribunali për krimet serbe në ndodhura në Kosovë, Mustafa tha se kjo po bëhet si mënyrë për t’i mbuluar dështimet, por megjithatë ai bëri të ditur se e përkrahin.

“Vlerësimi i përgjithshëm që doli këtu është se LDK është parti e parë dhe që kjo parti ka potencial të zgjedhë gjitha problemet në Kosovë. Kemi marrë miratimin edhe për raportin financiar në mënyrë shumë analitike dhe u vlerësua se kemi pasur një disiplinë të mirëfilltë gjatë këtyre viteve”, tha ai.

Këto komente, Mustafa i bëri pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie.

8 komente në “LDK: Po punojmë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj”

  1. katarakti says:

    Kete pune ka bere LDK-ja qe ne themelimin e saj: te punoje kunder Kosoves. Siç bente Rugova me stukuone e tij te famshme: te mos e cytim Serbine! Dhe tani duan te rrezojne qeverine me patriote qe ka pasur Kosova qe kur u çlirua.

  2. Baliu says:

    Jo more mos u ngutni, perse te punoni ju kur koha punon per juve.

  3. Lili says:

    Pse,a nuk ishit ju qe i hapet rrugen haradinajt e qeverise thaçi!

  4. Iliria e bashkuar says:

    Kur te vi koha e zgjedhjeve o te trashe dhe te cmendur.

  5. z-amir says:

    nuk din gje shqipot pos te rrezojme ate, te rrezojme kete, vafshi ne p… te s… shkretuat popullin idiota.

  6. kaqi i zi says:

    ju qetniko komunistat kurr,kerkoni pjesen e haraqit,kriminel sllav jeni

  7. ¬ says:

    Kosova mohon historin, duke na kujtuar bisedimet me politikanët Sërb.

  8. s.g. says:

    Paskan me abrogu ligjin për formimin e ushtrisë bandë matrapazësh janë këta ish komunista të Serbisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje