A ishte Ilir Meta "njeriu" i serbëve, që i kërkoi Thaçit coptimin e Kosovës?

11 Maj 2019, 08:41Rajoni TEMA

Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha akuzojnë Ramën se është përkrahës i idesë për ndarjen e Kosovës.

Por Hashim Thaçi, me deklaratën që bëri ditën e enjte, ka treguar disa prapaskena.

Ai deklaroi se një kryeministër shqiptar në vitin 2002, i vuri atij në tavolinë planin e kryeministrit serb Zoran Gjinxhiç për ndarjen e Kosovës.

Por kush është ky kryeministër? Në vitin 2002 vendi ka pasur 3 kryeministra.

Fillimisht ishte Ilir Meta, i cili ja la vendin Pandeli Majkos në shkurt, ndërsa në korrik u emërua Fatos Nano.

Nga të tre këta, dyshimet bien pikërisht mbi presidentin Meta, për shkak se nga tre emrat në fjalë, ai ishte më i afërti me Gjinxhiç.

Në maj të vitit 2002, Meta ka bërë edhe një vizitë :historike” në Beograd, ku është takuar pikërisht me Gjinxhiç.

“Ne bëjmë çmos për të nxitur bashkëpunimin midis serbëve dhe shqiptarëve në kuadër të institucioneve të përbashkëta në Kosovë”, shprehej Meta atëhere.

Në një deklaratë më vonë, Meta ka deklaruar në media se ka punuar shumë për të ulur në një tryezë Thaçin dhe Gjinxhiçin.

“Sot në Bruksel ka ndodhur diçka që unë personalisht nuk e kam menduar se do të ndodhte, por edhe shumë të tjerë, pavarësisht se dikur kam punuar shumë për të realizuar një takim midis liderit të PDK-së të Kosovës, zotit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të ndjerë të Serbisë Zoran Gjinxhiç, takim që nuk ndodhi për arsye të vrasjes së këtij të fundit nga forcat e së shkuarës në Serbi”, ka thënë ai më herët.

Gjinxhiç u ekzekutua në vitin 2003, ndërsa Meta gjatë një vizite në Beograd shkoi te familja e tij dhe më pas vendosi lule te varri.

“Unë mund të them me bindje të plotë se ishte një kënaqësi e madhe të bisedoje me zotin Gjinxhiç, sepse ishte një politikan realist, pragmatist, me kurajë, pa tabu dhe paragjykime, një politikan reformator, me të cilin mund të bisedoje për çdo gjë, pavarësisht se nuk mund të bije dot dakord për gjithçka.

Por e përbashkëta në vizionet e zotit Gjinxhiç dhe në vizionet tona ka qenë se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet të ndryshonin dhe të pësonin një kthesë historike, e cila t’u shërbente jo vetëm interesave reciproke të dy vendeve, jo vetëm destinacionit të përbashkët, pra Bashkimit Evropian, por njëkohësisht edhe për të ndryshuar në përgjithësi historinë e marrëdhënieve midis shqiptarëve dhe serbëve”, tha ai në atë kohë.

7 komente në “A ishte Ilir Meta “njeriu” i serbëve, që i kërkoi Thaçit coptimin e Kosovës?”

  1. Zigur Qarri says:

    Kur akuzon “rilindja”per ndonje zullum,eshte kunderta,e ka bere vete zullumin.Perse u bë gjith ajo zhurme per ndihmat
    ruse qe kishte marre Basha?Per te fshehur se kush eshte vertete i lidhur me serbet dhe ruset,ramen dhe banden e tij.
    Edita Tahiri: Idenë për shkëmbim territoresh e solli Edi Rama te Thaçi nga Beogradi.Ish- kryenegociatorja në bisedimet
    Kosovë- Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se idenë për shkëmbimin e territoreve të cilën e ka shpalosur Presidenti Thaçi gjatë
    vitit të kaluar, e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë kryeministri shqiptar, Edi Rama. Këtë ajo thotë të ketë zbuluar gjatë
    kohës sa ishte ende në detyrë për dialogun në mes Kosovës dhe Serisë.Emërimi i Gent Cakajt është një veprim djallëzor
    i kryeministrit Edi Rama. Nuk është problemi te individi, por te qëndrimet e Z. Rama. Ai është duke kërkuar persona, me
    gjasa, me prirje për dakordësi në ndryshimin e kufijve të Kosovës”, tha Tahiri.

    1. yp Xhixh says:

      Zigur Cari, kur flet ti na krruhen koqet o derdimen ? ? ?

  2. Deep State says:

    Pyetje shume interesante, shqypot jane te hidhuruar se si nje shkyptar tradheton kosoven por qe mbron tradhetaret qe shiten detin Jon.

    Tradhetari Ilir Meta per Kosoven ka mbeshtetjen edhe te Edvin Ramutit. A nuk ishte Ramuti qe i beri presion Haradinajt per taksat kundra Serbise?

    Ramuti eshte tradhetar akoma me i madh se Esat Pashe Toptani.

    Problemi se ska me leber patriot te mendojne per Shqiperine pervecse per gjoksin e tyre me vrima.Sa per maloket!

    1. uhahahaaaaaa says:

      O Deep COBANI, e mo i hengre tollumbat sot o ?

  3. ¬ says:

    Kosova po bojkotohet nga BE dhe NATO. Është në interes të saj të mos prishet me ne.

  4. syri says:

    A eshte Zigurr Qarri GAY? Edhe po qe se eshte, s’ka gje se sot eshte nje gje normale!

  5. Oparaku says:

    Na mbyten katundaret.pa breke ne bythe dojne me bere politiken e madhe. te kombit shqiptar.Kush ju jep te drejten te ofendoni.ate prapaskenen mbajeni ne goje pervete me qe jeni mesuat ta perdorni si cimcakez.Kush e fali detin dhe kujtdoni me ja lene.Kush kerkoj coptimin e kosoves dhe kujt mundohen meja lene.Dava latundaresh kjo pune.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje