Tsipars i mbijeton votëbesimit në Parlament

11 Maj 2019, 09:53Rajoni TEMA

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras fitoi të premten në mbrëmje votëbesimin e Parlamentit, i mbështetur nga 153 deputetë.

Para votimit ai debatoi ashpër me kreun e Demokracisë së Re, Kyriakos Mitsotakis.

Në fjalimin e tij para votimit, Tsipras pretendoi se pavarësisht kritikave, Mitsotakis, bie dakord me lehtësitë fiskale dhe përfitimet sociale që kryeministri njoftoi më herët këtë javë.

Ndërkohë Mitsotakis, partia e të cilit po kryeson në sondazhe ndaj SYRIZA-s, tha se kryeministri Tsipras duhet të thërrasë zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme nëse humbet në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Zgjedhjet europiane do të jenë “një votë kundërshtimi ndaj qeverisë më të keqe që Greqia ka njohur që nga rivendosja e demokracisë,” tha Mitsotakis, duke iu referuar fundit të diktaturës ushtarake të vendit në vitet 1967-1974.

5 komente në “Tsipars i mbijeton votëbesimit në Parlament”

  1. IVONI says:

    PATJETER , SIPAS KANALEVE QE MBESHTESIN MICOTAQIN , AI KRYESON ,POR NUK KRYESON NE TE VERTETEN QE PER TE , PRA MITSOTAQIN ESHTE E HIDHUR . CIPRA ESHTE NJERI QE I DUHET SOT JO VETEM ELADHES , POR TE GJITHE BALLKANIT . AI ESHTE POLITIKAN QE SHEH POPULLIN NE KOHEN QE ULKONJAT E KAPITALIZMIT , TE ORGANIZUARA NE TE GJITHE BOTEN , SHTRRENGOJNE DHEMBET .MITSOTAQI ESHTE I BIRI I MARIKAS , KUSHERIRES SE PARE SE TEODOR PANGALOS -it TE RI . PRA ARBANITAS . PANGALOSI NE RININE E TIJ ISHTE ME PARTINE KOMUNISTE TE EDHADHES , E ME PAS ME PASOK-un E ANDREA PAPAANDREUT , KU KA PASUR POSTE TE RRENDESISHME QE I KA KRYER MIRE .PRA NJE POLITIKAN ME BAGAZH TE MADH MENDIMESH DHE IDESH QE E DEKLARON ME KRENARI PREJARDHJEN E TIJ . PER SA I PERKET GJYSHIT TE TIJ QE GJITHASHTU KISHTE TE NJEJTIN EMER , KERKONI SHPJEGIME NGA HISTORIANI XHUFI , PASI TE TJERET DO JU MARRIN NE QAFE , SIDOMOS ATA QE NE RININE E TYRE U MOREN ME TOPAT {E MAM FJALEN PER TE FUTBOLLIT , VOLEJBOLLIT , BASKETBOLLIT , PIKPONGUT , TENISIT , BILARDOS ETJ } , E SI PERFUNDIM “MBETEN TOPA “..! ME RESPEKT ..!

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Moj Ivoni, pse merresh me Qirjako Micotaqin ti!? Shiko Aleks Cipren, qe eshte arvanit nga Arta (mbiemri Cipra eshte fare shqip) ?

  2. IVONI says:

    NUK JU PELQEJNE KOMENTET ?!

    1. Hahahahahaha says:

      Nuk na ha palla shume se cbejn jevgjit ne Parlamentin e vet….thjesht kaq

  3. KORÇARI says:

    Tema, mos u bëni servilë duke shkruajtur emrat në mënyrën greke , shkruajini thjesht dhe bukur SHQIP.
    Pra jo TSIPRAS por CIPRAS, jo KYRIAKOS MITSOTAKIS por QIRJAKO MICOTAQI.
    Cipra është një udhëheqës që i duhet greqisë , popullit të greqisë jo peshkaqenëve të mëdhenj (Bankierëve, Miliraderëve, milionerëve etj) .
    Cipra arriti të KRIJONTE SËRISH KLASËN E MESME në greqi , Klasë të cilën shokët e Micotaqit ( Samaras , Venizelloja etj) pothuajse e zhdukën plotësisht , duke lënë kështu vetëm dy klasa TË PASURIT ( të cilët u pasuruan tejmase nga Demokracia e Re) dhe TË VARFËRIT të cilët u shtuan tejmase nga kriza e krijuar nga peshkaqenët , pasi shtuan rradhët e tyre me ish klasën e mesme .
    Edhe Shqipërisë ( Popullit të thjeshtë e të varfër) I DUHET NJË CIPRA-s, që të mendojë për popullin dhe të plasë brenda të GJITHË QELBËAIRAT, HAJDUTËT , LEGENAT , KIRVARËT , PLAÇKITËSIT, TRADHËTARËT e këtij Kombi të shumëvuajtur.

    IVONI JE 1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje