Makthi për dhunën, ose “Mbamëni se do ta vras”!

20 Maj 2019, 21:25Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ka dy konfuzione të mëdha në ligjërimin politik të opozitës sot. Konfuzioni i parë është diferenca mes frymëzuesve të linjës së ashpër të opozitës, kryesisht gazetarë propogandistë të ish- së majtës së vjetër, që tani janë me Bashën dhe Kryemadhin, dhe vetë drejtuesve të opozitës, në raport me Perëndimin. Frymëzuesit e opozitës, ose mbështetësit ideologjik të aktit të saj, janë të qartë dhe thonë se Perëndimi është kundër opozitës dhe se duhet bërë betejë edhe me Perëndimin, ndërsa Basha dhe Kryemadhi po harxhojnë energji, para dhe kohë, në Perëndim, për të treguar të kundërtën.

Konfuzioni i dytë lidhet e dhunën. Jashtë Shqipërisë, në SHBA dhe Londër, Basha dhe Kryemadhi dënuan dhunën dhe premtuan se nuk do aplikohet më në strategjinë e tyre, ndërsa në Tiranë premtimi i vetëm që ata kanë për 30 qershorin është dhuna.

Këto dy konfuzione të mëdha të opozitës, në fakt tregojnë më shumë makthin që lidershipi i opozitës ka për bilancin e betejës që ka nisur, se sa ndonjë ide të qartë se çfarë do të bëjnë.

Konfuzioni i tyre i parë, ai i raportit me Perëndimin, bën qesharake gjithë historinë e tyre. Duke qenë të qartë se do ta kishin Perëndimin kundër, ata nisën një betejë edhe kundër Perëndimit. Dhe në këtë pikë, Fatos Lubonja ka të drejtë. Perëndimi nuk është se po ndihmon Edi Ramën të shtypë opozitën, por është kundër opozitës.

Tani Lulzim Basha duhet ta ndajë mendjen nëse do ta ketë Perëndimin me vete, apo jo. Për ta pasur me vete duhet të ndryshojë rrugë, jo të ndryshojë bileta udhëtimi, se ato nuk zgjidhin gjë.

Ai duhet të heqë dorë nga bojkoti i zgjedhjeve, që dhe ashtu, s’ka shumë kohë, dhe të konsiderojë gabim dhe të dënojë djegien e mandateve, si një akt që prish rregullat e lojës në demokraci. Këto nuk ka fuqi t’i bëjë, kështu që nuk ka fuqi as ta riparojë ftohjen me Perëndimin.

Edhe kur flet për dhunë, duhet të jetë i qartë. Për të pesta protestat në Tiranë ka paralajmëruar përmbysje të dhunshme pushteti, por në fakt ka rrezikuar vetëm jetë policësh, duke përdorur bombën artizanale “Molotov”, që mund ta djegë një polic për tre minuta. Fatmirësisht akoma nuk kemi ndonjë viktimë, por dëshirën për viktima, opozita e ka shprehur hapur.

Pas shuplakës ndaj Kryemadhit në SHBA ,lidhur me dhunën, dhe asaj ndaj Bashës në Londër, tani retorika e dhunës po kalon tek nivelet e dyta, si Tit Vasili, Çlirim Gjata , Edi Paloka etj.

Problemi është se Lulzim Basha ngjan më shumë i frikësuar nga dhuna që përmend, se sa nga rezultatet e saj. E gjithë retorika e dhunës i ngjan atyre pijanecëve që zihen në klube lagjeje, të cilët janë në dyshim për forcën e tjetrit, që duan të sulmojnë, dhe thonë atë shprehjen e famëshme, “Mbamëni se do ta vras”.

Edhe këto thirrjet e Bashës e Krymadhit janë të tilla. Ata flasin për dhunën që do të përdorin një ditë, që do të jetë e tmerrshme, që do t’i shpëtojë ata nga zhdukja, por në fakt duket që kanë frikë pikërisht se do zhduken nëse e përdorin.

Është më shumë makthi i tyre se sa forca e tyre. Kanë makth se askush nuk do t’i mbajë të qëllojnë, dhe prapë ata nuk do mundin dot të qëllojnë.

15 komente në “Makthi për dhunën, ose “Mbamëni se do ta vras”!”

  1. SKYPION? says:

    Flasin për militantët . Kanë humbur besimin e tyre , sepse për të disatën herë s’po e mbajnë fjalën .
    Ramën s’po e rrëzojnë dot dhe radhët po ju mpaken .
    Meritojnë shpërbërjen .Shqiptarët e djathtë, duhet të shohin alternativat e tjera , të shëndetshme.
    S’mundet Rama me DONKISHOT !

  2. Ndihmoni Lulushin . says:

    Hejjjj !!! Sha bohet Skypioni me, ?! O lli fare , s’po ndihet ?!
    Skypionnnnnnn! Lulush hajvani ka nevoj për ndihmë .
    Popaje !!!!!!

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Rastet, kur Opozita eshte fajtore, jane shume te pakta,
    per te mos thene se ato mungojne !
    Opozita shqiptare kerkon te duket fajtore,ka marre riskun,
    per “shkaterimin” e PS,duke mos respektuar rregullat e lojes demokratike.
    Brenda vendit ka mobilizuar propoganden,
    por po harxhon dhe $ ne arenen nderkombetare.
    Me sa duket ka dale me shume fitime ,kur ishte ne pushtet.
    Opozite ne gabime trashanike, ka ne SHqiperi,
    kjo do “pasuroj” eksperjencen nderkombetare.

  4. Ce says:

    Fundi i gangsterit Flamur Herman Geringut komandant i naziskineve të Mamurrasit dhe Klevis Kerrici i Faros komandant i shpellareve të Unazës duket tashmë në horizont, dhe në dëshpërim të thellë për daljen nga skena politike keta banditë molotov si Paloqja, Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë, Strazua me patllake, bejnë deklarata force por në fakt shprehin dëshpërim të thellë dhe fundin e tyre politike.

  5. stroralliu says:

    Rasti i pare qe mbeshtes dhe pelqej komentin tend,i nderuari ” SKYPION”…..

  6. studenti i vjeter says:

    si me dhune, si pa dhune, kjo PD ka mbaruar
    Edi Rama ka mbaruar po ashtu.
    vari qillon atij muhabeti.

  7. Ladi says:

    Ahaa, ooouuu!!! Ndryshime te medha! Shume cudi: kur ka qene ndonjehere e djathte PD? – partia e sekretarit te partise…
    ps.
    e kam me komentusin e pare..

  8. Komentuesi says:

    Rames ti rruajn bythen ata te opozites,nuk e rrezojne dot se ai eshte ivotuar dhe ka popullin me vehte.Opozita nuk e ka popullin me vehte,por vetem ca rrugaç qe shiten e blihen per 5 leke.Opozita te heq dore nga dhuna se do t’a pesoi me keq.

  9. Fred says:

    Nuk jane Donkishote, jane vrases dhe hajdute te popullit, te shqiptareve qe thone se po i mbrojne. Mashtrues dhe kriminele tipike.

  10. Flutura says:

    Strukturat e PD se kane qe ne 2013 qe jane inegzistente. Ajo parti eshte e mbaruar perfundimisht. I duhet 20 vjet te marre vehten. Lulezim Basha duhet te largohet, se po mban vendin peng per paaftesine e tij per te qene Lider.

  11. AMY says:

    Ramen nese duan pushtet le ta mundin vetem me vota, po i morren votat tona hallall ta kene fitoren, por me dhune nuk ka pushtet dhe nuk mund te behet shtet rrempalle kombinim hajdutesh dhe kriminelesh: PD & LSI !!!!!

  12. Arber says:

    Patrioti I mire kurre nuk e heq penen nga dora , kunder keqqeverisjes se vendit te tij. Delegjitimimi I keqqeverisjes eshte paradhoma e renies se saj. Morali qe une jam hajdut, kriminel e tradhtar e hajde prekem po ta mbajti eshte morali I inferioreve. Nuk do ti drejtohemi logut te burrnise, por kutise magjike te zgjedheve te lira e te ndershme per te ndare rolet politike ne shoqeri. Provokimi vulgar I dhunes nuk eshte ne pozite me te mire se tentimi I saj!

  13. ILIRI says:

    LULEZIM BASHA KA VETEM NJE RRUGEDALJE- TE DISTANCOHET NGA BERISHA PER TE SHPETUAR VETEN DHE PD-ne!
    Ky eshte cmimi qe duhet te paguaje, kundrejt gjithe favoreve qe ka perfituar nga Berisha.

    E di qe e ka thuajse te pamundur sepse Berisha e ka mbrthyer nga koqkat ( se koqe s’ka me sa duket).
    Berisha i ka llogaritur te gjitha levizjet e shahut, qekur e angazhoi LULIN me COP-in.

    LUL! BEJE TE SHPETOSH!

  14. Orient says:

    Befshin hajer qe na bene te harrojme hallet tona dhe te merremi me te tyret..Njerez te vegjel me pozita te larta qe u rrexuan nga tundimi dhe dritshkurtesia e tyre me planet ,qe ju fiken ne dore…Nuk e kuptoj pse grijne,,se Ramen ne pushtet po e konsolidojne ATA dhe jo votuesit,,Votuesi zgjedh!,,

  15. A says:

    Nuk di se cfare luhet mbas skenes ,apo sa mbeshtetet nga kushtetuta,por mazhoranca mund te votoj amandment per te ndaluar pagesat e deputeteve qe braktisin parlamentin ,duke i konsideruar te pa ligjshem.Gara elektorale mund te vazhdohet me deputetet qe vazhdojne punen..PS dhe qeveria kur do brenda nates nxjerre ne menyre te perseritshme ligje antidemokratike per te shtypur te drejtat e njeriut sic eshte e drejtat e prones ,me kompani fantazma dhe strategji per grabitjen e pronareve te ligjshem,nje me funksin te pasurimit te tyre dhe shpernguljes massive te shqiptareve….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje