FOTO-LAJM: Gjobëvënësit e rrugëve në Tiranë, që policia nuk i "sheh"

27 Maj 2019, 09:44Sociale TEMA

Kryeqyteti vijon të ketë një ngërç sa i përket vendeve të parkimit ku qytetarët e kanë të vështirë të gjejnë një vendqëndrim pa pagesë për automjetin e tyre.

Bashkia e Tiranës thuajse ka dështuar plotësisht në administrimin e parkimeve publike duke i lënê qytetarët të enden për shumë kohë që të sigurojnë makinën e tyre.

Kjo gjendje vjen jo vetëm si shkak i numrit të madh të makinave, por edhe të tarifimit të hapësirave publike si dhe mungesës së politikave serioze nga ana e institucionit të bashkisë i cili e ka shndërruar në një hapësirë thuajse private.

Ndërkohë, përpos këtyre, një problematikë tjetër gjithnjë e në rritje janë qytetarët që e kanë shndërruar në biznes sigurimin e një vendi parkimi.

Sipas vëzhgimeve në teren, në zonat kyçe të kryeqytetit ku parkimi është lënë pa pagesë, individë të ndryshëm janë shndërruar në “gjobëvënës” ku operojnë duke i bllokuar me sende të ndryshme.

Për të siguruar një vend të lirë buzë rrugës, natyrisht çmimet e tyre variojnë nga 100 lekë deri në 1000 lekë të reja, në varësi të kohës që do të qëndrosh.

Herë pas here, drejtuesit e automjeteve konfliktohen me zaptuesit duke e bërë të pamundur gjetjen e një vendi parkimi pa pagesë.

Teksa vetëm gjatë vitit 2018, referuar të dhënave zyrtare, numri i gjobave të vëna nga policia bashkiake për shkak të parkimit të gabuar shkoi në 74,191, të bën përshtypje se pse nuk veprohet po njësoj ndaj personave që zaptojnë hapësirat publike të parkimit.

Kjo problematikë nuk është veç për bizneset apo vizitorët e qytetit, por edhe për rezidentët të cilët gjithnjë e më tepër shfaqin ankesa për parkimin e makinës së tyre dhe kritika ndaj policisë bashkiake që nuk aplikon masa ndëshkuese në terren. (TemA)

15 komente në “FOTO-LAJM: Gjobëvënësit e rrugëve në Tiranë, që policia nuk i “sheh””

  1. ce says:

    Ky problem nuk eshte vetem ne Tirane por kudo dhe sidomos ne Durres ku policia bashkiake eshte totalisht jashte funskionit. Turma policesh bashkiake shetisin neper qytet me taksat e qytetareve dhe nuk i c’bllokojne keto vende te bllokuar nga bisneset ne kurriz te qytetareve qe torturohen per nje vend te lire parkimi , kudo ka tavolina, goma , shishe, karrike , gure dhe cfaredo tjeter per te mbajtur te hapur pamjen para bisnesit dhe policet bashkiake ne Durres kalojne para ketyre skenave dhe bejne sikur nuk i shohin ne kembim te nje 5000 apo 10 mije lekeshi se nuk ka llogjike tjeter, . Kurse nga ana tjeter nje fshatar qe del te tregu me 3 kile speca behet pre e policeve qe e detyro jne te shkretin te largohet me vrap, . Dilni ne Durres cfere skenash do shihni tek rruga Abaz celkupa si bllokojn rrugen, dhe vendin e parkimit bile dhe me zinxhire e bllokon nje polic para biznseit te tij , me vazo lulesh te shenavlashi, dhe keshtu deri ne find te rruges ,,,,, nuk ka shtet,,,,

    1. Kalec Dega says:

      Ne shtetin Rrumpalle te Cadrave dhe Bunkereve te Rames, Metes, Berishes, Rulit e Palles, gjithshka shkon.

      Bile ne kemi dhe Frontex tani…qe duhet ta paguajme edhe per punen e policit te Leshit meqe shteti vet eshte i paafte.

  2. spartak says:

    Si tha ai , bjeri drejt se ke lehtësina .
    Ku ka klysh kurve të zejë vende parkimi pa aprovimin dhe pa i dhënë Lekë policëve . Këta janë ” Gjobë vënës ” me miratimin dhe përzgjedhjen e policisë .
    Forma e organizimit të Policive të të gjitha kategorive e detyrave , ku nuk ka Organizim dhe Detyra Funksionale në rang Territori , të bën që mos t’i kapësh dot dhe të mos gjesh përgjegjës për këtë abuzim . Gjobë vënësit dhe veçanërisht policia e dijnë mirë këtë difekt , mangësi a paradoks , si të duash quaje , jo vetëm për këtë aspekt , por në të gjitha fushat e aspektet e veprimtarisë së saj . Shikoje tek përgjakja dhe vdekshmëria nëpër rrugë , tek vrasjet dhe plagosjet me armë , tek vjedhjet , prishja e rendit dhe dhuna familjare . Për SHOW s’kemi nevojë .
    Madje , policia Bashkiake , merr pare dhe nga parkingjet private duke i detyruar me gjoba drejtuesit të shkojnë tek parkingjet ortake . Deri edhe te Djelën në darkë e ditë pushimi festash , ata fakirë fukarej janë në krye të detyrës duke u bërë mjaft të urryer për banorët e Tiranës .

  3. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    ShYqyr o Mero, qe u zgjove. Ka shume me shume se kaq. Por ju te medjave jeni po aq fajtor sa politikanet. Sepse nuk denonconi dhe nuk e kritikoni kurre lali fikun.
    ARSYEJA: PAGUHENI ME LEJE NDERTIMI OSE DHE KESH. POR HARRONI QE FEMIJET TUAJ DO PAGUAJNE SHUMEFISH ATE QE JU KENI MARRE PARA 10 VITESH.

  4. agjensi says:

    Eshte me te vertete problem ky fenomen.
    Por me shqetesues jane disa gabel qe sidomos ne zonen e ish-bllokut dhe sidomos oret e darkes, bllokojne njerezit , apo makina ( sidomos te huaj) duke i dale perpara dhe duke i kerkuar lek.
    I kemi bere here ankese policise bashkiake dhe asaj rrugore por nuk kane nderhyre

  5. free says:

    Ku ka lek ka korrupsion se bythgrisurit e bashkise nuk punojne per rrogen.

  6. rexha 10 says:

    OPO SHYQYR THUAJ QE NUKE TE KERKOJNE EDHE CELSAT E MAKINES KETA TE PARKEXHIT ,SE TA SHESIN MAKINEN PER 100 000LEKE TE VJETRA DHE TE THOTE QE NUKE E KE PARKUAR KETU.DO TI VIJE RADHA EDHE KESAJ SHUME SHPEJTE.
    JA BIZNESET QE KRIJOHEN ME BASHKEPUNIMIN E NJERZEVE KOPETENTE ,PER TE MOSE THONE DREJTUES LOKALE NE BASHKEPUNIM ME POLICINE BASHKIAKE TE LALI ERIT,QE AKOMA NUKE KA MARRE DIPLLOMEN E UNIVERSITETIT TE BATTHORES.

  7. lela says:

    dhe nuk keni pare asgje akoma…me ndertime pa prerspektive, ku nuk mendohet fare per akomodimin e stafit qe do punoj ne keto objekte
    gjendja do shkoj drejt kaosit..(shkolla me hapsira te kufizuara pa parkime per prindrit jo e jo , por as per stafin pedagogjik qe punojne ne keto shkolla)

  8. Taraboshi says:

    Artikull me kot nuk kame pare dhe as lexuar ndonje here.Se edhe per parkimin para pallateve duhet te pergjigjer policia rrugore apo e shtetit.
    Ne pergjithesi ne te gjithe boten qytetaret makinat e tyre i parkojne para shtepive tetyre ose neper pallate kane edhe garazhdet.ose vend parkimi edhe deti ne 10 kate.
    Ne Tirane ketu ne lagjen time nukkame pare asnje njeri qe te bllokoje hyrjen time per te shitur vendin eparkingut te makinave te tjera.Cdo njeri mundet te veri nje shishe per makinen e vet para dritares see tij kur te vije darka parkon makinen

    1. Dori says:

      O daku, lagjja jone nuk eshte ne Tirane, por ne pidh te bubit. Ik tek lagjja jote tani e rri i qete.

    2. hako says:

      Arsyetim me injorant eshte I pamundur qe te behet.Pra zotrote perdor 2 shishe?!!nje per tek puna dhe njke tjeter tek shtepia?.I vetmi parkimqe mund te rezervohet,o njeri,eshte ai parkim I parapaguar,te tjeret, jane te paligjshem dhe komplet anti social.Mjer kojshite e tu,per cfare robi kan per hise.

  9. Agron says:

    Ne rrugen Ismail Qemali ne menyre flagrante zihet rruga nga makinat – Blendi Goxhes – nga makinat qe ai jep me qera nga kryqezimi ne ne kryqezim dhe anjeri si thote gje ,interesat e nje drejtuesi ne bashki a ku e di une ku eshte , me interesat e nje komuniteti te tere . Ketij zaptuesi te kesaj rruge i duhet bere te dithr nga ju qe keshtu nuk mund te vazhdoj me

  10. lori says:

    LALI ERI TE LUTEM VENDOS REGULL SEPSE PO NA RRJEPIN NGA LEKRT, DUHET RISHIKUAR RRUGET ME PAGESE SEPSE ESHTE TURP, VIME NGA PUNA SKEMI KU PARKOJME MAKINEN, JO CDO GJE ZGJIDHET ME GJOBE SE ESHTE TURP.

  11. ermal says:

    Nje artiull shume i mire. trajtim i nje problematike reale.
    I nderuar gazetar, te lutem, shkruani me shume/shpesh per problematikat konkrete (eshte vetem nje sugjerim miqesor). Patjeter qe edhe artikujt/lajmet e tjere jane te nevojshem por kemi edhe keto ndodhite e perditshme qe nuk duhet ti anashkalojme, une, ashtu si shume qytetare te tjere, ankohem dhe denoncoj sa here qe mundem nje gje te tille apo edhe shqetesime te tjera.
    Me respekt
    Ermali

  12. shqiptari says:

    Ketu nuk eshte problemi i parkimeve se zaptohen
    nga keto gjobevenesit abuziv.
    Se pari rruget mbrenda qytetit ne Tirane kundrejt
    numurit te makinave qe qarkullojne gjate dites jane
    krejtesisht te pamjaftueshme sepse ndertimet jane bere per te fituar hajdutet dhe kjo eshte eshte vene ne dukje qysh ne vitin 1999 nga nje grup studimi i
    BE.
    Te gjithe kryetaret e Bashkise Tirane kane kenaqur
    kerkesat e oligarkeve si dhe interesat e tyre fitimprurese dhe ne kemi mbritur te kryetari aktual
    i cili thuhet se ka dhene me shume leje ndertimi se
    cdo para ardhes i tij.
    Se fundmi Z.VELIAJ la “pervetsuar”ne DEM te banoreve te Tiranes che ne “INTERES”te Bashkise
    me shume se 30 persone te parkimeve ne Tirane.
    Merni shembull nga Bashkia Vlore.
    Te shohim ne se do ta publikoj TEMA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje