Koha për një opozitë “bio” në Shqipëri

30 Maj 2019, 20:30Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Në Shqipëri ka ardhur koha për të patur një opozitë “bio”, e cila pasi të ketë lënë pas opozitaristët e vjetër, të ngrejë institucionalisht strukturat e një politike të re. E një politike të re dhe të përgjegjshme, duke sfiduar ata që kanë 30 vjet që sjellin dhe kultivojnë regresin gjithmonë kur humbin pushtetin, duke sfiduar ata që kanë 30 vjet që tallen me idealet dhe ndjesitë e lirisë dhe demokracisë, duke sfiduar ata që janë gjithmonë pro dhunës, shkatërrimit, tensioneve, bojkotit, ata që janë kundër reformave, ata që janë kundër arritjeve, sukseseve, integrimit, duke sfiduar ata që janë kundër hapjes së negociatave dhe kundër shqiptarëve.

Ka ardhur koha që ky vend të ketë opozitën e vet “bio” të pakopjueshme dhe të pandikueshme nga hijet dhe skutat e linjave ruso-serbe, ka ardhur koha që opozita e vjetëruar në të gjitha aspektet, në ide, programe dhe burime njerëzore, të shkojë atje ku e ka vendin. Ka ardhur koha që ata që ngrihen dhe mallkojnë gjithçka të bukur për këtë vend dhe për shqiptarët, të marrin shpagimin e duhur. Ka ardhur koha që elita intelektuale, të shkolluarit e përgjegjshëm të shembin muret e vjetra të një politike rrugore, e cila ka 30 vjet që mban në tension dhe ankth të përvitshëm shqiptarët dhe të ardhmen e tyre.

Një opozitë “bio”, një opozitë e re, me mentalitet dhe ndjesi të reja mbi lirinë dhe demokracinë, do të ishte kthesa më historike e një vendi, që ka nisur të prekë shkallët e fundit drejt familjes së madhe europiane. Opozita e re, do të ishte sfida më e madhe ndaj një opozite të kalbëzuar, e cila merret me tjerrjen e skenareve, merret ditë e natë me industrinë e shpifjes, trillimeve dhe nxitjes së një lufte të ashpër klanore, klasore, e politike.

Opozita e re “bio”, do të ishte sfida më e madhe ndaj atyre që kanë 30 vjet që i shërbejnë bodrumeve më të errëta të rajonit, do të ishte sfida më e madhe ndaj atyre që kanë 30 vjet që mbushin xhepat dhe dyshekët me milionat e shqiptarëve dhe europianëve, do të ishte sfida më e madhe ndaj atyre që nuk po lenë gjë pa bërë edhe tani në buzën e greminës, për të penguar zgjedhjet e lira, votimet e lira, dhe progresin euroatlantik të vendit.

Një opozitë e re “bio”, do të ndryshonte jo vetëm klimën politike në Shqipëri, jo vetëm do të shfrynte tullumbacet e rreme të një politike të vjetëruar, por do ti hapte rrugën forcimit të një oponence reale ndaj shumicës qeverisëse. Ata që mendojnë, deklarojnë dhe paralajmërojnë se “ne jemi opozita në Shqipëri dhe nuk ka tjetër”, ata që deklarojnë se “në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje sepse nuk do ti lemë ne shqiptarët të votojnë” nuk janë më opozita reale e këtij vendi, por janë anarshistët historikë dhe fatkeqësia e tyre.

Aktualisht në Shqipëri, janë pjekur kushtet për një opozitë të re, e cila duhet të jetë e aftë të konkurrojë mbi bazë vlerash dhe asetesh intelektuale, mbi bazë idesh dhe programesh zhvillimi dhe integrimi. Faza nëpër të cilën po kalon vendi dhe politika shqiptare, kërkon angazhimin masiv të të rinjve, jo të atyre që dalin nga forumet e opozitës së vjetëruar, as të atyre që përleshen me policinë dhe djegin institucionet, por të atyre që kanë integritetin, seriozitetin e duhur e formimin e duhur arsimor dhe profesional. Një opozitë e re dhe krejtësisht “bio” sipas standardeve europiane, do të ishte fundi i atyre që lanë në mes të rrugës për interesat e pushtetit dhe xhepit votuesit e tyre, do të ishte fundi i atyre që ndjellin zjarrin dhe mezi presin të ketë një ’97 të dytë, për ti çuar në zero shqiptarët, dhe i atyre që ditën me diell bëjnë thirrje lufte.

6 komente në “Koha për një opozitë “bio” në Shqipëri”

  1. alma tirane says:

    eee ku ta gjeje shqiperia nje opozite te tille, jo si salushet dhe lulushet jane bere turpi dynjase

  2. Driko says:

    Qeveria e drejtesia duhet te jene bio e evropiane dhe keshtu meraku qe ke per opoziten iken pasi me zgjedhje po bio e evropiane nuk do te vinte kurre ne pushtet.Cilesia e opozites varet nga cilesia e mazhorances , performances se saj.Te tjerat jane perralla dhe propogande.

  3. Henry says:

    Meqe “ra muhabeti” ato milionat e Rinasit kush I vodhi ????Opozita ti kete marre dhe ato??? Behu gazetar bio e shkruaj te drejten, te verteten, te ndershmen e profesionalen.

  4. Vezhguesi says:

    Bravo. Te lumte . E ke qare. Le te jepet ky artikull nga te gjithe televizionet. te lexohet tre here ne dite, cdo dite deri ne diten e votimeve.. te rishtypet ne te gjitha gazetat dhe te shperndahet ne te gjithe vendin. Urime Artur Ajazi, ju meritoni te jinni deputet, jo ata qe marrin rrogen e flene gjume.

  5. o Turooo

    derri don plumb plastik o njeriii

    malokeria e mori ne qafe Tiranen Durresin gjithe vendin

  6. spata says:

    Kjo eshte nje teme qe ka lidhje me Kushtetuten egzistuese .Mbas rrezimit te sistemit nje partiak, qe demokracia ne Shqiperi te mos i ngjaje diktatures se re me emrin Shteti Demokratik duhej synuar qe te votohej per elementin bio ne Politike e ne te gjitha shkallet e shtetit demokratik . Une kam qen dhe jam se Kushtetuta ka shume boshlleqe serjoze qe e bene te pa mundur teorin bio qe ngre artikull shkrusi. Mund te ndodhte ne fazen e pare ku te kamufluarit ,per te vendosur nje rend demokratik, veshen kostumin pro demokracise ne Shqiperi .E keqja e madhe e ketij populli eshte se ai ka pranuar dhe pranon cdo sjellje qe ofrojne e zbatojne Politikanet te vetquajtur se luftojne per demokraci e kundra komunizmit .Se pse e fusin kete teori une nuk arrije te kuptoje. Sa kohe duhet te kaloje te genjejme njeri tjetrin se ne Shqiperi u vendos demokracia . Demokracia lulezon pikerishte ne se ajo perfaqsohet nga ajka e kombit .Nga ata qe ne rrenje te genit familjare kane parimin baze te patriotizmiot e te fares bio 5-10 breza me baze kombesine shqiptare .
    Me qe u hap kjo tem per diskutim ne kete artikull une po ju them sic kam shkruajtur gjithmone kur shikoj pse vijme verdall 30 vjete dhe nuk ndeshkohen kriminelet dhe hajdutet politike . Politika shqiptare perfaqsohet nga politikane qe skane lidhje te forta me genin shqiptare .Jane bastarde ,pra kryqezime rracash me shqiptare ,mbetje te pushtimeve te huaja ,lidhjeve martesore te bastarduara , pjellje nga kurverit e huaja si dhe nga me te pasterit qe jane minoritetet .I merrni me radh dhe i gjukoni keta qe kane mbetur sot aktive ne politike dhe do te kuptoni esencen e te qenit bio dhe arsyet pse nuk behet Shqiperia si gjithe vendet e tjera demokratike .Shembuj qe politika perfaqsohet nga element bio ka plot si ne Ballkan dhe ne Evrope .Ne sa hodhem hapat e para u mbush politika me llojelloje pakicash e perfaqsues te kombinimeve qe cilesova me larte .Cmund te presim ne te ndryshoje nje vend apo te ecim perpara kur ne genin e tyre nuk egziston mikrobi i kombit qe perfaqson .
    Duke perfituar nga ky artikull i z. Artur Ajazit ftoj gjithe Medjat e studjot Tv qe ta hapin si debat ku te perfshihen diskutant nga te gjitha kategorit shoqertore .Do te mesojme te verteten qe sot nuk thuhet .Kini per te pare se shume gazetart dhe analista e shmangin kete teme me teorit qe meshiron demokracia ku sejcili eshte i barabarte te perfasqsohet e te shprehet per problemet madhore .Kjo do te ishte e drejte kur ne te kemi arritur standartet e nje demokracie te konsoliduar .Ka shume shtete ne bote dhe praktikishte antare te Bashkimit Evropjan qe nuk e pranojne elementin jashte genit bio .Ka shtete te cilet jane ngritur mbi baza te ndryshme etnike me perfaqsi te kombeve te ndryshme .Atje ka regulla te tjera sic kemi fqinjen tone Maqedomia e Veriut .Por kjo zdo te thote qe ne Shqiperi te hujne derri dhe dosa qe kane nje pasaporte shqiptare .
    Kush ka folur deri me sot per keto tema. Asnje dhe as mos tu shkoje ne mendje qe me kete strukture bastarde te pushteteve qe funksjonojne sot te shtrohet kjo tem per zgjidhje .Une mendoj se mbas thellimit te Reformave ne gjithe sistemin e Drejtesise e te Politikes do te shtrohet pyetja : SI DO TA RUAJME KETE FITORE TE ARRITUR KU PASTRUAM POLITIKEN DHE DREJTESINE NGA NDOTJA 30 VJECARE E KOMBIT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje